12

103 12 0
                                    

Kur ndjeu dorën e saj ta shtrëngoj fort, u ndje i frikësuar. I frikësuar se në çfarë telashi vdekjeprurës i ka futur të gjithë njerëzit e tij të afërm. Fajtorë edhe më shumë tani që po e mendon edhe më gjatë, Thomain nuk duhet ta vinte në rrezik vetëm e vetëm për të mbrojtur vëllanë e tij. Po foshnjet e sapolindura të Thomait? Nuk do ia falte dot vetes nëse atyre u ka ndodhur gjë, çdo natë shpirti i tij të njëjtën torturë ka përjetuar.

Qëndron në pritje. Bën ecejake për të shtyrë kohën, dëshiron të ndezë një cigare, por nuk e kanjë të tillë me vete. Zonja Mira qëndron e ulur palëvizur. Todi i kap me bisht të syrit lutjet që ajo bën. Edhe ai lutet. Uron që operacioni të shkoj me sukses dhe nëna bashkë me foshnjet të jenë shëndoshë e mirë. Pas ndërhyrjes, merr lajmin e mirë. Todi shkon të shoh fëmijët, ndërsa zonja shkon pranë Anit. Një djalë dhe një vajzë. Pranë njëri-tjetrit. Janë kaq të lëvizshëm dhe kokat i mbajnë në të njëjtin drejtim, a thua se e ndjejnë prezencën. Todi buzëqesh. Ata janë si një fije shprese për të. Kur ka qenë ndonjëherë në këtë situatë? Asnjëherë. Një vajzë dhe një djalë. Të dy të shëndetshëm. Përherë Todi është udhëhequr nga parimi "Një jetë për një jetë", këtë herë i thonë dy jetë. Kush do jenë ata?

Po ndihet i lodhur.

Anit i qëndron pranë gjithë natën. Si një vëlla për të. E sheh dhe sa më shumë e sheh, aq më përgjegjës ndihet. Duhet të njoftoj sa më parë Thoman, por nuk ka asnjë lajm nga ai. Në çdo mënyrë të kontaktuari, ai nuk i ka kthyer përgjigje. Çfarë ka ndodhur me ta? Vallë i ka gjetur Valeria?

Todi mobilizon gjithë njerëzit e tij në spital. E ka një parandjenjë që ata kanë për ta marr vesh shumë shpejt lajmin. I duhet të shkoj të takoj Kanitën. Nuk mund të rregulloj një dhe të prish një tjetër. Pa asnjë orë gjumë, shkon tek vendi i takimit. I duhet të jetë dhe në humor e në gjendje për lojra fjalësh. Ku i dihet, ndoshta këtë herë kapërcen pragun e lojrave dhe bëjnë diçka më argëtuese.

***

E tërheq pas vetes me një dorë dhe i lë shijen e buzëve të tij, në cepin e buzëve të saj të mbyllura, dhe e shkëput prej vetes. Ndërkohë ajo qëndron për pak sekonda e shtangur me këtë lëvizjen e tij.

- Besoj se të ka marr malli shumë, - ia kthen asaj, ndërkohë që ulen buzëdetit.

- Aspak.

-Oh, lëre se e kuptova. Qenke përvëluar fare. - vazhdon me ngacmimet ai.

Ajo kthen kokën dhe duket e tmerrshme, sikur është gati ta vrasë.

- A e dëgjon veten se çfarë po thua?

- Çfarë, të dallohet në sy moj vajzë, nuk kam faj unë. - ngre supet ai indiferentë.

- Ashtu, ndërsa unë e di çfarë shoh në sytë e tu?

- Veç në sy? - ia kthen me provokim ai.

- O Zot! - ia kthen ajo e acaruar. - Shoh një arrogantë, që i paska hipur vetja në qejf.

- Epo, edhe mund të kem qenë, - ia kthen ai dhe i afrohet më shumë.

- Çfarë është kjo? - pyet ajo serioze.

- Kaq të vështirë e ke ta kuptosh? - ia kthen ai po me pyetje.

- Jo, po flas seriozisht. Çfarë është kjo? - e pyet ajo dhe ngre dorën për të orientuar dhe Todin se ku të shoh. Një njollë gjaku në fundin e bluzes së tij dhe ai nuk e kishte vënë re aspak.

- Oh, duhet të jem bërë pisë në shtëpi, po bëja ca rregullime dhe duhet të jem vrarë diku. - është një gënjeshtër e çastit, por sytë e saj vazhdojnë të jenë dyshues. Është një dyluftim vështrimesh për pak çaste.

Todi e ndjen se po humbet pushtetin e vetëbesimit përballë saj, ndaj bën të tjera përpjekje për ta shkëputur atë nga mendimet.

- Pra, ç'ke ndërmend të bësh pas kësaj? Nuk besoj se do punosh gjithë kohës në hotel.

- Se di, të shohim. - thotë me një mbledhje supesh.

- Sa e rezervuar!

- Po patjetër, të lodhesh ca ti.

- Khëm, - gjasme u kollit ai. - po më lë në fushë të hapur domethënë? Nuk ke frikë se godas në shenjë? - bëri seriozin para saj. Sikur këtë moment do t'i tregoj Todin e vërtet e jo të vazhdoj të shtiret si Jasini.

- S'dukesh nga ata që godet në shenjë ti, - i kthehet ajo.

- Ke të drejtë, - miraton ai, dëshiron që ajo të vazhdoj të mendoj kështu. - Ama, me mua po del. E me këtë jam në rregull.

- S'të intereson gjë tjetër domethënë? - mënjanon pak përpara.

- Ncuq! - ia bëri duke mbledhur buzët e gishtat e duarve i kryqëzoi. Po i pëlqente pamja që po shihte, fytyra e saj sikur donte të zbulonte diçka të fshehtë tek ai vetëm duke e parë me vëmendje.

Deri dikur po i pëlqente biseda me të, por në mendje vazhdonte të kishte Anin dhe foshnjet. Duhej të kthehej pranë tyre. Ia doli disi me Kanitën, i rrëmbeu puthjet që donte dhe u nda nga ajo më pas.

Kamarieri i infiltruarWhere stories live. Discover now