10

111 11 2
                                    

Teksa po shpenzon kohën duke veshur uniformën e detyruar, qepallat i ndjen të rënduara dhe ka nevojë për gjumë. I vjen dhe për të gogësirë, por sa herë i ndodh kjo, mundohet ta kapërcej përbrenda hapjen e gojës.

Me punonjësit e tjerë që shkëmbehet në koridor, i përshëndet me kokë dhe vazhdon përpara. Pikërisht sot që ndihet kaq i lodhur dhe i menduar, numri i personave që duhet t'u shërbej është i lartë si rrallë herë.

Edhe pse durimin e ka të kalitur, është fortë i vetëdijshëm se me këtë gjendje se ka fort të sigurt nëse do mund të rezistojë deri në fund të orarit. Një dridhje që i tund kofshën e djathtë, ndërkohë që është duke shërbyer, për pak e shpërqëndron. Përkul gjunjët dhe porosinë e vendos me kujdes mbi tavolinë. Dëgjon falenderimet e klientëve. Nxiton hapat për të dal jashtë restorantit.

Nxjerr me një shpejtësi ziliqare celularin prej xhepit, që vazhdon me dridhjet. Telefonatë nga Belgjika. Nuk po i pëlqen kjo telefonatë, e aq më tepër në këtë momentë. "Më thuaj, - thotë direkt duke e ditur sa të çmuar e ka kohën në këto çaste. - E di, e di. I thuaj të duroj dhe për disa ditë, maksimumi për pesë ditë të tjera. Më janë hapur goxha telashe këtu. Do të telefonoj unë sërish." thotë dhe e mbyll telefonatën.

Nuk harron të hedh një sy rrotull, edhe tani që po hyn sërish brenda. Askush që mund ta ketë parë, apo dëgjuar. Çliron frymën. Damari përbri vetullës së djathtë i fryhet edhe më shumë. I përsërit vetes se nuk mund të vazhdoj dhe për shumë gjatë kështu. I duhet të kthehet patjetër në Belgjikë, qoftë dhe për një ditë të vetme.

E para gjë që sheh sapo hyn brenda duke e pasur mendjen teksa telefonata lënë pas, ndeshet me fytyrën e përgjegjësit. I kërkon llogari për këtë largim kaq të papërgjegjëshëm.

Todi ia përsërit vetes dhe është gati të betohet, se nëse ky bastardi ka për të vazhduar me këto llomotitjet e veta duke bërë sikur kushedi se kush është, ka për t'ia plasur dhëmbët përtokë, aq i bën. Mjaft ka duruar këto javë. I jep një vështrim që përkthehet në urrejtje vrastare. Epo pak kohë duhet e mjafton që shkëndija të ndez zjarrin dhe ky njeri që po i qëndron përballë kaq e pati.

- Ishte një telefonatë e rëndësishme, më duhej të...

- Këtu puna është primare, madje është e saktësuar se nuk duhet ta mbash as celularin gjatë orarit. - kërkon të bëj autoritarin para njeriut që shënjestrën e ka si gishtat e dorës, pjesë të vetes, edhe po të dojë Todi, as kufomën nuk kanë për t'ia gjetur kurrë.

"Hej bela, mos më shty atje ku nuk dua të vete!" - është një lutje e çuditshme, por që ai e thotë me veten.

- Nuk ka për të ndodhur më. - i thotë me dhëmbët e sforcuar, ama të dy po e hanë njëri-tjetrin me sy. Ç'të bëj që përballë tij është si Jasini, e jo si Todi, se po të jetë si ky i fundit, ta harronte të frymonte gjysmë ore më vonë.

- Jopo kështu nisin këto, jopo... - këtij faqeziut po i ha vetë kurrizi, e Todi edhe më shumë bindet që nuk i ka fajin për atë që ka ndërmend t'i bëj.

E mbledh dorën grusht, flegrat e hundës i zgjerohen, sytë i flakërojnë dhe e ngre dorën e djathtë në ajër, por zëri që dëgjohet pas shpatullave të përgjegjësit acarues, e bën të kthej kokën.

Lëvizja e trupit të tij, i jep hapsirë të mjaftueshme Todit që të shoh fytyrën e Kanitës, ndërkohë që ende po i qëndron grushti pezull në ajër. Përgjegjësi mjekrroshë nuk pati mundësi ta shoh grushtin sypatrembur të Todit, që ishte gati të jepte spektakël, sepse ai e ul menjëherë sapo Kanita e vuri re.

- Endri! - Të lutem, a mund të vish pak, kam nevojë për ndihmën tënde! Ka dal një problem në kompjuterë. - dëgjojnë të dy zërin e ëmbël të saj.

Kamarieri i infiltruarWhere stories live. Discover now