14

112 9 4
                                    

Gomat e makinës të zënë nga zinxhirët për dëborën, po ia lehtësonin të vazhdonte rrugën me shpejtësi. E mendoi se cilëndo rrugë të merrnin ata për t'iu larguar pyllit, të gjitha të çonin në një rrugë: në rrugën kryesore.

Thuajse pesëqind metra larg tij dalloi makina në ngjyrë të zezë. I dha më shumë gaz. Ulërima e motorrit as që i ra ndërmend. Zvogëloi shpejtësinë midis tyre. Ishin dy makina para tij. Nuk mund të qëllonte pa ditur nëse Henri ishte në njërën prej tyre apo jo. I afrohet njërën prej tyre.

Kur u ndesh me fytyrën e Valerias ndjeu një shtangie. Kaq kohë pa e parë fytyrën e saj. Mendoi se e kishte lënë pas atë ngjarje të së shkuarës, por tani që e pa sërish, çdo gjë iu kthye e freskët sikur të kishte ndodhur një ditë më parë. Kur xhirot e motorrit u pakësuan, e makina e tij bëri pas, dalloi edhe fytyrën e Henrit pas xhamit të makinës.

Dukja e Thomait, ishte një marrje guximi dhe një ndihmë e mjaftueshme për të që të hynte në veprim. Luftoi me djemtë që kishte përbri dhe tërhoqi armën e njërit prej tyre. Valeria ngriti armën në drejtim të tij, por përplasja e fortë që ndjen të vinte prej makinës tjetër brenda të cilës ndodhej Thomait, i shashtisi të gjithë për pak sekonda.

Henri gjeti mundësin të grushtonte në fytyrë Valerian. Ishte situatë jetë a vdekje, nuk mund të merrej me parimin dhunoheshin femrat a jo, edhe pse ai vetëm kishte pohuar se nuk do e bënte kurrë. Kurrë, derisa u gjend në një situatë të tillë: o koka e tij, o e saja.

Thomai ndërkohë që përplasej pas makinës së tyre, qëlloi në drejtim të makinës tjetër. Dy makinat u përplasën. Makina ku Thomai dhe Valeria ndodheshin u përmbys. Fryma e Thomait ndali ku pa këtë skenë. Frenoi dhe doli prej makinës duke lënë derën hapur. Iu afrua makinës së përmbysur me armën në dorë. Dëgjoi disa rënkime.

Hapi derën ku pa Henrin ulur. Derën e pasme. Henri ishte atje. Me fytyrën ku përbri syrit po i pikonte gjaku e po i rrëshkiste përposhtë. E thirri në emër. Henri nuk po reagonte. E shkundi nga supet dhe e kapi prej pulovrës që mbante veshur për ta nxjerr prej makinës.

"Henri, përmendu!" i thoshte, teksa e tërhiqte me forcën e mbledhur. Henri reagoi vetëm duke lëshuar dorën mbi krahun e tij e iu desh pak sekonda të kthjellohej. U kap fort pas Thomait që të dilte prej asaj katrahure. Dora që ndjeu në këmbën e tij e bëri të kthente kokën. Valeria e kishte kapur prej fundit të këmbëzës së pantallonave. Henri e tërhoqi me sa kishte fuqi, njëkohësisht dalloi fytyrën e saj të përgjakur.

Kur e nxorri prej makinës, Henri mundi t'i kërkonte Thomait që ta vrisnin Valerian. Ishte mundësia. Thomai ngriti sërish sytë për të parë Valerian që ishte ende në gjendje të dalldisur. Mendoi mirë. E dinte se Todi nuk do ia lejonte kurrë e aq më tepër t'ia falte nëse e vriste ai Valerian. Nuk i takonte atij.

- Jo, - i tha prerë, - nuk do e vrasim. Eja, të ikim!

Henri nuk ishte në gjendje të argumentonte përse ishin ende në kohë për ta vrarë atë monstër që u kishte sjell shumë probleme dhe ishte rrezik për të gjithë.

Thomai vendosi se kishte ardhur koha të ktheheshin. Henri nuk mund të ishte më i sigurt më shumë sesa në shtëpinë e tij. Tani që Valeria i kishte gjetur, nuk kishin kur të fshiheshin më. Mori rrugën për të shkuar në qytet. Pastroi plagët e Henrit të shkaktuara vetëm në fytyrë dhe shkoi në një kabinë telefonike. Formoi numrin që Todi e pati bërë ta mësonte përmendësh dhe priti sa zilja e rënë të kthehej në përgjigje me zërin e mikut të tij.

- Tod, jam Thomai. Valeria na gjeti.

- A jeni mirë të dy? Henri?

- Henri është mirë. Çfarë të bëjmë?

- Kthehuni. Nuk ka më siguri. - dëgjoi zërin e Todit t'i thoshte. Po ndanin të njëjtin mendim.

- Dakord. - shkundi kokën ndërkohë.

- Thoma?

- Po Tod? - shtrëngoi telefonin fort dhe mbajti vesh. E ndjeu që Todi do i jepte një lajm. Një lajm që po ia mbante zemrën peshë. Mezi priste të dëgjonte fjalët e tjera të tij.

- Të të rrojnë e me jetë të gjatë fëmijët. Ani dhe binjakët janë mirë.

- Lindi? - shpërtheu në gaz Thomai pa e përmbajtur veten.

- Po, janë të tre shëndoshë e mirë. Djalë dhe vajzë. Do iu presim në aeroport.

E vendosi telefonin sërish tek vendi dhe doli prej kabinës. U pa në sy me Henrin. Dhe ai e kishte dëgjuar bisedën. E uroi ndërkohë, që i hodhi dorën supit si mbështetje morale.

Thomai u ndje i lumtur. Një lumturi që erdhi mes një stres të madh. I përsëriti vetes se tani kishte dy arsye më shumë për t'ia dalë mbanë deri në fund kësaj gjollurdie. Bashkë me Henrin, morën rrugën për në aeroport, nuk mund të prisnin për ditën pasuese. Në aeroport ishin më të sigurtë, të paktën kështu supozohej.

Kamarieri i infiltruarWhere stories live. Discover now