🍎 Lista e mekatareve 🍎

By child_of_poseidon_03

10K 2.3K 1.1K

Rruget e qytetit po pergjaken cdo dite... Nje liste mekataresh...nje vrases...10 viktima... Nje detektiv vras... More

...Prolog...
...Selia...
...Selia...
...Selia...
...Selia...
...Selia...
...Donovan...
...Donovan...
...Selia...
...Selia...
...Selia...
...Donovan...
...Selia...
...Donovan...
...Donovan...
...Selia...
...Selia...
...Selia...
...Donovan...
...Selia...
...Donovan...
...Donovan...
...Donovan...
...Selia...
...Selia...
...Donovan...
...Selia...
...Donovan...
...Donovan...
...Selia...
...Donovan...
...Donovan...
...Selia...
...Selia...
...Donovan...
...Donovan...
...Selia...
...Donovan...
...Selia...
...Donovan...
...Donovan...
...Donovan...
...Selia...
...Donovan...
...Donovan...
...Selia...
...Selia...
...Donovan...
...Selia...
...Donovan...
...Donovan...
...Donovan...

...Selia...

121 29 21
By child_of_poseidon_03

Njerezit nuk jane si shiu,as si bora dhe as si gjethet e vobekta te vjeshtes.Ndryshe nga keto,ne njerezit nuk dukemi aq te bukur dhe rrezellites kur biem..kur deshtojme...kur qajme...kur tronditemi nga te vertetat e mbajtura sekret.Gjithe keto sekrete duken si nje ves ne zemren time qe thelle me shtregojne me presion te mjaftueshem per t'u shnderruar ne nje dhembje te vertete.Me vrasin cdo dite e me shume duke marre ate qe dikur ishte drita ime e brendshme duke e shnderruar ne nje erresire qe mbulon cdo moment...cdo frymarrje.

Keto sekrete ne dukje jane karburanti i maktheve te mia.Nje arsye me shume qe une luftoje te marre fryme kur vjen nje tronditje e re.Pergatitem per to.I lashe syte te perthithnin nje mori nuancash edhe pse te gjitha kafe,por te bera unike me gervishtjet e zeza tek-tuk,te parketit te dyshemese.Isha pertoke duke mbeshtetur koken ne mur.Nuk kisha fjetur gjume.Sapo mundohesha te flija,nena me shfaqej ne versione te ndryshme brutaliteti.

Kisha pesuar disa here kriza paniku dhe zemra dukej se donte te dilte nga vendi.Lotet derdhur nga dhembja mbytese,si shoqerues te mire te gjendjes sime, me kishin lene si efekt anesore nje dhembje koke te tmerrshme.
Mbulova fytyren me duar duke ndjere lot te fresket ne faqet e rreshkitura.Me kurrizin e dores fshiva faqet dhe hunden.U ngrita nga dyshemeja.Gjunjet filluan te lekundeshin duke me bere te paafte per t'u drejtuar drejt e ne kuzhine per te marre nje paracetomol.

Me aq fuqi sa me kish ngelur,duke u mbajtur neper mure,arrita te shkoja ne kuzhine.Hapa raftet gjysem te boshatisur si perhere.Per nje arsye ose tjeter pazari nuk behej ne ditet e caktuara.Largova me dore kutite e mbetura per te pikasur ndonje pakete paracetomoli.Nuk dukej asgje ne horizont.

Me duhej te dilja e ta blija ose koka do pellciste.Hodha siper nje shalle te gjate te leshte dhe ashtu sic isha me rroba shtepie zbrita tek farmacia me e afert.Trupi me lekundej dhe ndjeja nje vale nxehtesie qe me dilte nga trupi.Isha e derrmuar.
Ajri qe me rrethonte,notonte aq lirshem saqe nuk e ndiente prezencen time.Sikur nuk isha aty...sikur te isha nje fantazme dhe asgje me shume.

Gjate gjithe dites,qendroja e mbyllur ne shtepi duke pare nga dritarja boren qe shkelej nga kembet e njerezve.Ne shkolle nuk kisha shkuar.Ndonjehere nuk ndihesha reale,jo nese nuk lendohesha here pas here...nuk ishte se e doja kete gjendje por thjeshte isha mesuar...po mesohesha.Nuk dija c'te beja me me te.

Pasditja me gjeti ne pune duke iu sherbyer atyre pak klienteve qe qarkullonin.Me kete kohe qe bente me veshtiresi arrija te beja 8.31 dollar ne dite.Mundohesha te shtampoja nje buzeqeshje per klientet ama pamja ime tregonte komplet te kunderten.

Koha per te ikur ne shtepi erdhi me shpejte si asnjehere.Bora ia kish nisur serish ritmin edhe pse disa dite me pare nuk shihej asnje floke i vetem.Bente ftohte.Vesha xhupin tim,lidha shallin rreth qafes dhe hodha canten ne sup.Tek dilja u kujtova qe nuk kisha marre as cader.

Mbylla dyqanin dhe ula qepenin.Qendrova para deres se mbyllur te kafenes duke u mbeshtjelle pas shallit.Nese do qendroja e te prisja pushimin e bores do kisha marre ndonje pneumoni.Nuk kisha zgjidhje tjeter vetem te nisesha ne kembe.Mora te hidhja hapin kur boria e nje makine ushetiu.

-Zonjushe Kardif.

-Zoti Martinez ?!-pyeta gati ne habitje.
Ka ndonje gje nuk shkon ?

-Ah jo jo,-tha ai.
Pashe qe po qendronit ketu dhe mendova t'iu shpjere ne shtepi para se bora te behet edhe me e dendur.

-Nuk eshte problem do te nisem ne kembe...

-Nuk keni pse zonjushe,-tha ai.
Une kembengul.

Vertete qe u habita kur kembet me cuan ne pjesen e prapme te makines.Zoti Martinez madje nuk e lodh fare per te kembengulur.Ndoshta kish gjetur vaktin e duhur me gjendjen time te mjerueshme.

-Dukeni shume e lodhur ?

-Studimet...shume shpejte kam provimet

-Kuptoj,-tha.
Ku e keni shtepine zonjushe Kardif ?

-Rruga Cetellman...

-Bukur per pak mberrijme.

Pas kesaj asnjeri nuk foli me.Ndihej vetem zhurma e kondicionerit qe ishte ne pune dhe e kristaleve te akullit qe shtypeshin nga gomat e makines.Puna ime nuk ishte shume larg shtepise dhe me makine,rruga zgjaste diku te rreth pese minuta.Makina ndaloi pak me tutje shtepise.

-Prisni mos dilni.

E mora urdhrin.Ndoqa me sy zotin Martinez qe vinte ne drejtimin e deres sime.Ai e hapi ate dhe me nje cader me priste para.

-Tani mund te dilni.

U futa nen cader edhe pse m'u duk e panevojshme kur dera e oborrit ishte shume afer as nje meter larg.

-Faleminderit zoti Martinez

-Nuk ishte asgje
Uroj mos te keni ftohte sonte...

Dora tjeter qe nuk ishte e zene me cader,filloi te lepinte ne renie pjesen e fundshpines sime.Dora e zotit Martinez ishte nen xhupin tim.Zemra ime po shkundej e tera nga ankthi.Djerset e ftohta me mbuluan trupin.

-Mbase mund te bejme dicka per kete,-tha duke u munduar te zhyste gojen e tij mes flokeve te mia.

-Zoti Martinez cfare dreqin po beni ?-pyeta duke degjuar zerin tim te jehonte nen qetesinte qe falte bora.

-Asgje te ndaluar...

-Me leshoni tani,-thashe duke i dhene nje shpulle turinjve.

-Moj kucke e vogel,-tha duke me shtyre pertoke.

Lageshtia e bores u be njesh me lekuren time.Canta e supit ishte shtyre me tutje dhe shalli leshoi krahet pertoke.

-Mos guxoni te afroheni,ju betohem qe do bertase dhe do na degjojne te gjithe,-thashe duke i bere me dore ne shenje ndalimi.

-Vertete ? 

Ai hodhi disa hapa drejt meje.

-MOS GUXO TE AFROHENI,-thashe duke ndjere gushen te me dridhej gati ne te qare.

-Mbylle gojen moj,me degjove,-thirri duke me kapur per krahu.

Kisha frike.Kisha shume frike si asnjehere ne jete.Ajo lexohej shume qarte ne gjithe qenien time.Fytyra e tij qe zgerdhihej,ishte shume afer times.

-Cfare po ndodh ketu ?-u degjua nje ze i njohur.

Anova koken ne te djathte per te pare kush ishte pas zotit Martinez.Mes flokeve te bores arrita te shihja Kamerunin qe ishte afruar.

-Kamerun,-thirra.

-Selia ?!-tha i cuditur.
Cfare...cfare po ndodh ? Kush jeni ju ?

-Ai...ai u mundua te...

-Po e ndihmoja pasi u rrezua.

Tunda koken ne shenje mohimi duke u dridhur.

-Leshoje ate tani dhe ben mire te zhdukesh nga ketu,-tha Kameruni duke me afruar nga vetja e tij.

-Kujdes me fjalet djalosh.

-Nxorre edhe nje fjale dhe me beso qe s'do t'ia hedhesh paq,-tha Kameruni duke nxjerre disenktivin.
Falendero Zotin qe nuk kam prova per ate c'ka ndodhi.

Zoti Martinez hyri ne makine me dhembet qe i kercisnin.Rrotulloi timonin dhe i dha gaz makines.Une qendroja e fshehur pas shpines se Kamerunit duke mberthyer krahet e tij me force.

-Selia a je mire ?-me pyeti.
Cfare ndodhi ? Nuk te ka lenduar apo jo ?

-Asgje jam mi-re...faleminderit

U struka ne kraharorin e tij.

-A mund te bej dicka per ty ?
Deshiron te te dergoje tek Dono...

-JO !

-Perse ?!

-Dua te shkoj ne shtepi...dua vetem te shkoje ne shtepi...te lutem.

-Ne rregull,Selia si te duash.

U shkeputa nga Kameruni dhe mora canten qe kishte rene ne bore.Hapa deren e vogel te oborrit dhe me kembet qe i terhiqja zvarre hyra brenda ne shtepi.

Qendrova me doren e mbeshtetur pas deres se mbyllur.Lotet filluan te rridhnin lirisht.Ndihesha kaq e dobet,naive,budallaqe dhe mbi te gjitha e poshteruar.Kisha frike.Qe kur kisha ardhur ne kete vend cdo gje ishte permbysur.Ne cdo rruge kisha hasur qene te egjer qe lehnin.Kisha frike.Doja qe keta qene gati ne sulm,te ndalonin se lehuri.Mbi te gjitha une doja te ndryshoja.Doja te behesha me e forte per veten time e te ecja me kembet e mia neper cdo stuhi.Ama cdo perpjekje qe po beja ishte e ngjashme me perpjekjen e nje prindi per te mbajtur nje femije larg gervishtjeve.

Continue Reading

You'll Also Like

5.5K 530 16
FEATURED ON WATTPAD YOUNG ADULT PROFILE! *** When ten-year-old Ruby Davies gets tricked by the Devil into giving up her soul in return for her mother...
28.8M 915K 49
[BOOK ONE] [Completed] [Voted #1 Best Action Story in the 2019 Fiction Awards] Liam Luciano is one of the most feared men in all the world. At the yo...
340 70 21
𝗽𝗼𝗲𝘁𝗿𝘆 𝗯𝗼𝗼𝗸 𝗮𝗯𝗼𝘂𝘁 𝘁𝗵𝗲 𝗺𝗲𝘀𝘀𝗮𝗴𝗲𝘀 𝗹𝗲𝗳𝘁 𝗼𝗻 𝗿𝗲𝗮𝗱. 𝘀𝗮𝗱 𝗽𝗼𝗲𝘁𝗿𝘆... 𝘄𝗿𝗶𝘁𝘁𝗲𝗻 𝗯𝘆 𝗺𝗲, 𝗥𝗘𝗘𝗦𝗘 𝗪𝗜𝗟𝗗...