๐ŸŽ Lista e mekatareve ๐ŸŽ

By child_of_poseidon_03

10.1K 2.3K 1.1K

Rruget e qytetit po pergjaken cdo dite... Nje liste mekataresh...nje vrases...10 viktima... Nje detektiv vras... More

...Prolog...
...Selia...
...Selia...
...Selia...
...Selia...
...Selia...
...Donovan...
...Donovan...
...Selia...
...Selia...
...Selia...
...Donovan...
...Selia...
...Donovan...
...Donovan...
...Selia...
...Selia...
...Selia...
...Donovan...
...Selia...
...Donovan...
...Donovan...
...Donovan...
...Selia...
...Selia...
...Donovan...
...Selia...
...Donovan...
...Donovan...
...Selia...
...Donovan...
...Donovan...
...Selia...
...Selia...
...Donovan...
...Selia...
...Donovan...
...Selia...
...Selia...
...Donovan...
...Donovan...
...Donovan...
...Selia...
...Donovan...
...Donovan...
...Selia...
...Selia...
...Donovan...
...Selia...
...Donovan...
...Donovan...
...Donovan...

...Donovan...

163 35 28
By child_of_poseidon_03

-A mendon ndonjehere se po jeton jeten e gabuar ?-me pyeti Kameruni.
Nese do zgjidhnim vete do zgjidhnim me mire se cfare kemi ?

-Ke filluar te studiosh filozofine ?

-Pervec nje reflektimi me gjithe kete rremuje qe po ndodh,asgje me shume.

-Epo ne thjeshte rishkruajme ate cna eshte shkruar,-thashe duke psheretire.

-Pra nuk ka dobi te deshirosh apo jo ?

-Nuk jam plotesisht dakort,-thashe.
Ne mund te bejme zgjedhje te vogla te tipit se si do e kalojme diten apo se cfare duam te jemi.

Kameruni ishte sistemuar para kompjuterit te punes nderkohe une vazhdoja te qendroja,i ulur ne nje karrige tjeter,larg tij shume prane dritares,gjysme i fshehur pas perdes se salles,duke pare floket e bores qe perplaseshin brutalisht me njera-tjetren.Ishte fiks ora e pushimit te drekes.Nuk do drejtohesha ne ndonje restorant per te kaluar ate pak kohe qe kishim per te ngrene.Kisha porositur ne nje restorant ushqim qe ta ndaja me Kamerunin,i cili kohet e fundit mundohej ne cdo gje te kursente derisa te blinte shtepine e tij edhe pse i kisha gjetur nje hyrje modeste.

-Kohet e fundit kam menduar per ceshtjen,-shtova pas nje heshtjeje shtatezene.

-Cfare ke menduar ?-me tha duke mbushur nje luge me rizoto.

-Mendo per frutin e molles,-thashe duke imagjinuar nje molle ne doren time gjysem te mbledhur.
Mendo pak se gjithe ato vrasje qe kane ndodhur jane copat e molles.

-Edhe ?

-Si cdo krim tjeter edhe keto vrasje seriale kane nje burim...nje zanafille,-thashe duke numeruar nje nga nje gishtat.
Pasi pret nje molle dhe e ndan ne copa nuk ngel gje tjeter vecse nje trungu te mbushur me fara.Ne duhet te gjejme trungun qe te kemi nje sfond me te qarte te ketyre vrasjeve.

-Si konkluzion,ti thua qe vrasja e pare nuk ishte burimi ?-tha duke tundur lugen bosh.
Domethene diku tjeter ka ndodhur zanafilla ?

-Pikerisht,-thashe duke kercitur gishtat.
Ne duhet te gjejme "mekatin fillestar".

-Per kete duhet te flasim me departamentet e vendeve te tjera nese duam nje pergjigje,-shtoi duke mbajtur syte ne pjate.

-Do te flasim me shefin pasi te mbarojme se ngreni dreken.

Mundohesha shume te fokusohesha tek ceshtja dhe ate ta shihja prioritaren ne jeten time.Ne nje menyre ose tjeter me duhej te hiqja mendjen nga gjerat qe kishin ndodhur se fundmi dhe pikerisht nga ato qe lidheshin me te kaluaren time.Cdo bisede qe une beja lidhej me tema vrasjesh duke mos dal asnjehere ne enigmat e verteta te jeteve tona.Deri diku me mbyste.

-Zoti Mejfajer,zoti Sinkler shefi ju kerkon qe te dyve,-tha oficere Burke te cilen as qe e vura kur hyri jo me qe as nuk e degjova.

-Do te vijme tani,faleminderit,-u pergjigj Kameruni.

-Po tani cfare mund te kete ndodhur ?-pyeta pasi dera u mbyll.

-Sec me vjen era rritje ne detyre,-tha Kameruni duke mbledhur mbeturinat.

-Sikur...

Pasi u siguruam qe kishim mbledhur cdo gje dhe qe kishim fshire e lare cdo shenje ushqimi qe mund te na kish ngelur ne buze,u drejtuam pa humbur kohe tek zyra e shefit.Lodhja mendore ishte shnderruar ne nje kasaphane te vertet ku cdo gje ishte bere e bezdishme dhe teper e lodhshme dhe gati-gati e beja te prere qe ceshtjen ta konsideronim te ftohte ama nuk harroja ate te shkretin distinktiv qe kisha lene peng per kete ceshtje.

-Shef,-thashe duke hapur deren pas trokitjes.

-Ejani,-na ftoi brenda.

Hyme te dy brenda.Ne zyren e shefit,perballe tavolines se tij qendronte nje burre shtatlarte.I hodha nje veshtrim qe ndiqte nje linje nga floket e tij brun e deri tek kembet qe i mbuloheshin nga nje pale kepuce te mira lekure,te lustruara ne ngjyre te zeze.I njejti veshtrim filloi serish por tani se prapthi qe u thye kur syte tane u takuan.Arsyeja e thirrjes duhej te ishte ky person.

-Mejfajer dhe Sinkler,dy detektivet e ngarkuar me ceshtjen ne fjale,-tha shefi i kthyer nga personi.

-Detektiv Mejfajer kam degjuar per ju dhe eshte kenaqesi qe po ju takoj,-tha duke me shtrenguar doren.
Jam detektiv Litell nga departamenti i Virgjinias perendimore.

-Gezohem,-thashe lehte.

-Si thoni te flasim me shtruar per cfare kam ardhur ?-pyeti.

-Sigurisht ejani ketej.

Me nje levizje krahu i tregova drejtimin qe te qonte ne sallen e konferencave.Nuk e dija se cila ishte arsyeja e vizites se tij por dicka me thoshte se kishte te bente me vrasjet e fundit.

-Atehere me c'rast i dedikohet ardhja juaj zoti Litell ?-pyeta me te hyre ne salle.

-Arsyeja perse kam ardhur eshte per kete dosje,-tha duke leshuar mbi tavoline dosjen.

Syte i drejtova per nga dosja qe gjendej nen pushtetin e pellembes se hapur te detektivit.Nje mije pyetje filluan te me vertiteshin ne koke,ne nje sprint te tepruar olimpik.Menyrat per ta ndaluar kete sprint ndaheshin ne dy rruge : ose ta merrja ne dore ate dosje e ta lexoja vete ose ky i uruar te me tregonte me shume per te.

-Ne kemi plot ceshtje,-u hodh Kameruni.
Nuk kemi kohe te merremi dhe me te tjera.

-Ne te vertet kjo dosje ka lidhje me ceshtjen qe keni ne dore.

-Si keshtu ?

-Nje ngjarje me te njejten M.O preku Virgjinian perendimore para 11 vjetesh.
Dajana Kardif u gjend e pajete me dhjete goditje thike ne pjesen e trupit ne afersi te shtepise se saj.

-Cfare ?!-u hodhem te dy.

-Departamenti u morr me kete ceshtje per plot 5 vite por duke mos patur asnje shprese per te gjetur autorin e cilesuam ate te ftohte,-tha detektivi.
Por kur morrem vesh ngjarjet e fundit qe kishin prekur Konektikat,vendosem te benim transferimin e ceshtjes.Kemi kontaktuar dhe me familjen dhe kemi dakortesine e bashkeshortit,per te rihapur edhe nje here ceshtjen.

-Pra vrasesi na qenka transferuar ?-pyeti Kameruni.

-Me shume gjasa po,-tha detektivi duke tundur lehte koken.
Gjithsesi,per mos t'ju humbur me shume kohe,per cdo pyetje qe mund te keni ky eshte numri im zoti Mejfajer dhe mund te komunikojme.

-Faleminderit,-thashe duke marre numrin e detektivit.

-Dite te mbare,-pershendeti.

Kameruni e shoqeroi deri tek dera e salles se konferencave duke e lene me pas detektivin nen kujdesin e nje prej kolegeve te tjere.Kisha ngelur i hutuar,pa asnje levizje dhe gjithcka dukej se kish ngecur nen nje pulsim defektoz te akrepeve te ores.Cdo gje kish ngrire brenda meje.

-Ti je ajo qe kepute frutin e ndaluar nga kopshti i injorances,Dajana ?-pyeta pa ia shqitur syte numrit te dosjes.

-Cfare the Donzo ?

-Dajana Kardif eshte zanafilla qe po kerkonim,Kamerun,-thashe.

-Mendon vertete ?-pyeti me dyshim.
Dua te them,mendon se zgjidhja eshte afer ?

-Duhet ta studioj dosjen ne fillim dhe do ta bej ne shtepi kete gje ndersa ti mundohu te gjesh cfaredo lloj informacioni ne lidhje me viktimen.Neser kalo nga une dhe te flasim me gjate.

Kameruni miratoi me koke dhe u largua.Ndersa une qendrova edhe per pak caste,vetem per vetem,me dosjen e lene mbi tavoline.Ndjeja trupin qe me lekundej sa para e mbrapa qe i ngjante nje vagoni treni.Nje levizje lekundese dembele dhe e nenvleresuar.Kishte dite si kjo e sotmja qe lodhja vinte ne dy forma edhe fizike dhe mendore kur trupi im kishte nevoje te pushonte ama mendja ime kishte nevoje per te levizur per te djegur ankthin dhe kuriozitetin qe me kish kapluar,menjehere.

-Bej mire te shkoje ne shtepi e ta lexoj ne qetesi.

Mora dosjen ne dore dhe pa humbur kohe u drejtova ne makinen time qe me priste poshte me nje mal bore siper.Isha bere aq kurioz per ate dosje gje nuk me kishte ndodhur asnjehere.Kardif.Nje mbiemer qe kishte ngecur ne rrjeten me te thelle te kujteses sime vizuale.

Makinen e vendosa brenda ne garazh.Dosjen e ngjesha afer trupit duke e mbuluar me pallton time,per te shmangur cdo floke bore qe mund te binte mbi te e ta qullte.Rrotullova celesin ne brave dhe hoqa pallton time me te shpejte sikur te doja te hiqja qafe barren e pergjegjesise qe aq shume po me rendonte.Nderkohe qe do zhvishesha,ndeza oxhakun qe te ngrohte shtepine.

Tek hidhja drute brenda nga jashte deres u degjuan tre trokitje te njepasnjeshme.Nuk prisja njeri.Pas tre te parave pasoi edhe renia e ziles.Lirova duart nga trupat e drureve dhe u drejtova per nga dera.

-Pershendetje ?-pyeta djaloshin qe qendronte ne pragun e deres.

-Donovan Mejfajer ?-pyeti duke ngritur syte nga nje skalete qe kishte vetem nje flete.

-Po une jam,-thashe.

-Ka nje pako per ju.

Me nje shkathtesi precize qe vinte nga mosha e tij por pa lene anash dhe pervojen,me tregoi pakon qe kish sjelle.Mbi te dalloheshin gjurme te vogla prekjesh te ftohta debore qe kishin ndryshuar edhe ngjyren e pakos duke e erresuar vende-vende.

-Une nuk kam porositur gje,-thashe duke kryqezuar duart ne kraharor.
Mos eshte bere ndonje ngaterrese ?

-Dikush e ka derguar per ju,-me tha.
Mund te firmosni ketu ju lutem ?

Ajo lutje e veshur me nje edukate te duruar me dukej sikur therriste fort : merre kete kuti te shkrete se u bera dru.Edhe pse akoma nen hijen e dyshimit,firmosa ne vendin e caktuar duke mos dashur qe ta lija djaloshin me ne ate te ftohte.Pasi me uroi nje pasdite te kendshme,mbylla deren duke ndjere ngrohtesine e oxhakut qe me rrihte shpinen.Kutine e ula mbi tavolinen e qendres ku ne krah rrinte ende ne pritje dosja.

-Le te shohim se cfare ka brenda.

Pa patur piken e durimit vendosa ta hapja ate kuti.Mora nje hapese letrash dhe me te grisa ngjitesen.Dy kapaket e kutise prej kartoni u ngriten siper ne sinkron,si nje porte qe hapej nga fuqia e eres.Brenda gjendej nje shalle i leshte i punuar qe e mora ne dore dhe mbi te ishte vendosur nje pusulle e vogel.

-Uroj qe ky shall te behet pranvere ne mes te dimrit,-fillova te lexoj.
Faleminderit per kujdesin ndaj meje.Selia.

Sa here qe sigurohesha qe rruget me kete vajze ishin mbyllur,dilte dicka qofte edhe aq vulgare sa kjo dhurate qe me bente ti kujtoja qofte thjeshte floket e saj te shpupuritur ne dukje te pakrehur apo qukat e saj.Nuk e kuptoja perse ajo vazhdonte akoma ne nje menyre ose ne nje tjeter te ecte ne rreshtat e fatit tim.Me e mira qe mund te beja ishte qe t'i besoja kohes pasi vetem keshtu gjithcka do behej me e qarte ashtu sic shpresoja edhe per mendjen time,pas nje gjumi te shume pritur.

Continue Reading

You'll Also Like

9.7K 338 28
Cover by @Nattkuznetsov Jennifer Marley is living with her best friend , Daisy . She has no other choice but to live with the Reeds. Three years down...
80.2K 2.6K 80
BANG... BANG..... BANG I jumped up out my sleep to three gun shots. I creep up to my door, opening it up just a little, seeing my father go to my...
145K 30.4K 98
Title - Dangerous Personality Author - Mu Gua Huang MC- Xie Lin x Chi Qing Chapter 161 + 2 extras แ€‘แ€ฐแ€ธแ€†แ€”แ€บแ€ธแ€žแ€Šแ€ทแ€บ แ€•แ€ผแ€”แ€บแ€•แ€ฑแ€ธแ€†แ€ฝแ€ฒแ€™แ€พแ€ฏแ€แ€…แ€บแ€แ€ฏแ€กแ€•แ€ผแ€ฎแ€ธแ€แ€ฝแ€„แ€บ แ€แ€ปแ€ฎแ€แ€ปแ€„แ€บแ€ธแ€แ€…แ€บ...
640 175 48
Kaiya Nancie is a 16 year old high school girl filled with a lot of insecurities, join her as she leans to face her fears and let go of those insecur...