🍎 Lista e mekatareve 🍎

By child_of_poseidon_03

10.1K 2.3K 1.1K

Rruget e qytetit po pergjaken cdo dite... Nje liste mekataresh...nje vrases...10 viktima... Nje detektiv vras... More

...Prolog...
...Selia...
...Selia...
...Selia...
...Selia...
...Selia...
...Donovan...
...Donovan...
...Selia...
...Selia...
...Selia...
...Donovan...
...Selia...
...Donovan...
...Donovan...
...Selia...
...Selia...
...Selia...
...Donovan...
...Selia...
...Donovan...
...Donovan...
...Donovan...
...Selia...
...Donovan...
...Selia...
...Donovan...
...Donovan...
...Selia...
...Donovan...
...Donovan...
...Selia...
...Selia...
...Donovan...
...Donovan...
...Selia...
...Donovan...
...Selia...
...Selia...
...Donovan...
...Donovan...
...Donovan...
...Selia...
...Donovan...
...Donovan...
...Selia...
...Selia...
...Donovan...
...Selia...
...Donovan...
...Donovan...
...Donovan...

...Selia...

184 47 52
By child_of_poseidon_03

E shtuna vinte si nje shpetimtare nga cdo lloj ngarkese qe mund te kisha.Edhe puna sikur shtyhej me mire te shtunave,ndoshta dhe per faktin se e mbaroja ne 12:00.E shtuna do jete gjithmone nje jete shpetuese per mua dhe jeten time super te ngarkuar qe priste te behej edhe me teper sec ishte.

Pas pune,do kalonim nga shtepia e Tianit qe te diskutonim me shume per projektin qe kishim.Isha ne siklet sepse ishte hera e pare per mua qe shkoja ne shtepine e dikujt qe quhej "shok".Ama fundja ishte per nje kauze te mire : per ca pike teper te vlefshme ne vleresimin tone.Nderrova turnin e dites me nje tjeter kamariere dhe pashe makinen gri te Tianit qe rrinte ne heshtje,matane rruges.Kontrollova rrugen mire per makina te cmendura qe i jepnin gazit sa te donin dhe u afrova tek makina duke trokitur lehte ne xhamin e shoferit.

-Mire,mire ja dhe flokekuqja ime e preferuar.

-Se mos ke takuar ndonje flokekuqe tjeter ti.

-Nga e di ti se nuk e kam bere ?

-Sepse floku i kuq eshte teper i rralle,ja perse.

-Ky shpjegimi eshte koti fare.

Filluam te qeshnim teksa xhami i pasem i makines u ul ngadale.

-Nese keni ndermend te bisedoni per pigmentet e flokeve atehere bejeni ne makine ku dhe mund te mos vdesim nga te ftohtet.

Viki qendronte mbrapa me krahet e kryqezuar ne gjoks.Vetullat e saj ishin te ngrysura por dukej me teper se po ngrinte nga i ftohti i dritares se ulur te Tianit.

-Ke te drejte Vik.

Hyra brenda ne makine ne pjesen e pasme dhe lashe canten mes meje dhe Vikit.Trupi im u vesh me ngrohtesine e kondicionerit te makines se Tianit qe perzihej me aromatizuesin me arome kokosi.Aroma me solli ne mendje pudingun me vanilje qe beja ne shtepi gjate dimrit,qe ne te njejten menyre,pushtonte shtepine tone modeste me ate arome qe te falte lumturi.

Arritem shume shpejt tek shtepia e Tianit qe ishte dykateshe me nje oborr modest.Kishte detaje qe te terhiqnin ne cdo ane te saj,gje qe e deshironin shume njerezit e pasur,njerezit qe merrnin ere nga jeta.Parkoi makinen ne anen e djathte te oborrit dhe zbritem te gjithe.

-Le te hyme brenda,-beri thirrje Tiani.

Iu afruam deres se perparme,e punuar me dru te erret me mentesha te zeza,qe dukej disi e vjeter.Kur nga jashte ishte kaq e detajuar,brenda do ishte bere nje investim i shfrenuar pa kosto.Sharmi i vendit me cdo komoditet modern te nje suite,e organizuar nen nje cati.Ne shtepi ishte qetesi dhe dukej se prinderit e Tianit nuk ishin rrotull.

-Me ne fund mund te sillem si i zoti i shtepise me ju te dyja,-thote krenar.

-Kur macja nuk eshte rrotull,minjte hedhin valle,-tha Viki duke rrotulluar syte.
Po te ishte mami jot ketu,do te ta kishte permbledhur nje peseshe turinjeve.

-Foli kjo,-tha Tiani.

-Djema,mos te harrojme per cfare kemi
ardhur ketu ne rregull ?,-nderhyva.
Le ti futemi punes per percaktim te temes,ju lutem.

-Ate do te bejme tani,-tha Tiani duke na udhehequr ne dhomen e tij.
Le te shkojme ne dhomen time qe edhe nese prinderit e mi vijne mos te na nderpresin.

Tiani hapi deren e dhomes se tij duke na lehtesuar hyrjen ne te.Dhoma e tij ishte mjaft e rregullt per te treguar se ai kujdesej per hapesiren e tij dhe mjaft e c'rregullt per te treguar se ishte nje gjendje ta linte krijimtarine e tij te merrte fryme lirisht.Ishte nje hapesire aq perfekte sa ishte dhe ai.

-Pra cfare dreqin do prezantojme ne per projekt ?,-tha Viki.
Une,nuk kam menduar asgje.

-Une kam shume gjera ne mendje por asnjera nuk me duket e bukur,-thashe duke fryre baluken me frymen time.

-Rendesi ka Selia qe ti ke thartuar trurin jo si ky kungulli ketu,-tha Viki duke drejtuar doren nga Tiani.

-Mendo dy here para se te flasesh e dashur shoqe dhe ne te njejten kohe edhe pjesetare ne kete projekt,-tha Tiani.

-Na ndrico o i ditur,-tha Viki duke u perulur me ironi ndaj Tianit.

-Kam menduar shume per kete gje qe prej kohes qe ka ndodhur dhe tani qe ka filluar te behet edhe me interesante une dua qe ne te tre te bejme si teme projekti,vrasjet e fundit qe kane ndodhur ne Konektikat.

-Cfare ?!,-thirrem te dyja.

-Pa mendojeni pak,dicka aktuale dhe teper terheqese...

-Tian nuk mendon se...

-Jo Selia,kjo gje eshte cmenduri...Tian per Ate Zot mjaft me kete manine e semure qe ke per kriminologjine.Cfare supozohet te trajtojme ne kete teme ?

-Mund te sjellim hipotezat tona Vik,-tha i patrazuar.
Eshte nje teme qe po mban frymen e te gjitheve.Kjo do vleresohet shume dhe nga ana e profesorit.

-Ose edhe mund te na e hedh totalisht poshte Tian,-thashe.
Policia vete akoma nuk ka dale me ndonje konkluzion te sakte.Ato vete flasin akoma me hipoteza.

-E di Selia ama...

-Jo Tian na vjen vertet keq qe do te ta thyejme zemren ama duhet te gjejme dicka tjeter,-tha Viki.

-Une do t'ua mbush mendjen pa tjeter,per kete mos dyshoni aspak,-tha Tiani me vetebesim.

-Nese do ta dija qe dita e sotme do ikte kaq kot,une nuk do vija fare,-tha Viki.

-Ndersa une mendoj ndryshe,-thashe.

-Ti nuk ke patur shoqe asnjehere Selia ?-pyeti Tiani duke u ulur ne shtrat se bashku me ne.

-Jo...une kam qene perhere subjekt talljeje...fyerjeje...rrahjeje...gjithckaje.Pse ?
Sepse kisha floke te kuq,lekure teper te bardhe dhe keto quka qe i quanin papasterti.

-Me vjen keq Selia,-tha Viki dhe me perqafon.

Pas saj edhe Tiani u bashkua nen ate perqafim qe ndjehej nje energji ,sikur materia e njerit fuqizonte tjetrin.Ky perqafim kishte thurur,ne nje fare menyre,shpirtrat tane ne nje lidhje te perjetshme.Shpresoja qe ky te ishte qellimi i te tre ne,pasi kjo ishte e vertete per mua.

-Do ta mendojme ate punen e projektit,mire ?-pyeta ashtu sic isha akoma e rrethuar mes kraheve.

-Pas kesaj,ndoshta,-tha Viki.

Vetem kur Viki pyeti per oren,e kuptuam qe kishte fluturar ne nje menyre qe se kishim vene re.

-Bejme mire te ikim dhe te kapim ndonje liber me dore,-tha Viki.

-Ke te drejte,-thashe duke ndjere serish idene e ngarkeses te rrihte si cekic ne koke.

-Lermeni t'ju shpjere ne shtepi vajza,-u hodh Tiani.

-Mire do beje,"i zoti i shtepise",-tha Viki duke per thonjezat me gishta.

-Ty do te te qoje te pares,-tha Tiani duke dale nga dhoma me te shpejte.

-Ik mbushu,-thirri Viki duke e ndjekur poshte shkalleve.

Vesha me vrap xhakoventen time dhe hodha shallin pas qafe per te mos i lene te prisnin me teper.Canten e kisha lene ne komodinen prane pasqyres rrethore dhe e terhoqa me vrap duke mos pare se cfare mund te rrezoja apo ne kete rast duke hapur pa
dashur nje nga sirtaret e vegjel te komodines.Rripi i gjate i cantes sime ishte kapur pas kokes se dorezes se sirtarit duke e lene gojehapur kete te fundit.

U zgjata per ta mbyllur dhe per te bere sikur nuk kishte ndodhur asgje ama ai shkelqim nen ato rreze te fuqishme te drekes,me ndaluan te shushatur.Ne sirtar gjendej nje kuti me tete thika qe ne dizanjin qe kishin nuk ishin thika per te prere buke e as per te qeruar molle.Ishin thika te punuara shume bukur dhe te jepnin idene se ishin prej argjendi te paster.

-Ketu...ketu jane nente vende ama njera thike mungon.Ku mund te jete ?

-Selia !

Nga poshte deres degjova thirrjen e Tianit qe me beri trupin te dridhej e te pushtohej ne menyre marramendese,me morrnica.

-Selia nuk do vish...

-Shihemi baba do flasim serish,-them dhe bej gjasme sikur po mbyll telefonin.
Me fal Tian por me zuri babai ne telefon.

-Nuk ka ndonje problem,mendova se mos kishe nderruar mendje dhe doje te rrije.

-Mbase nje here tjeter ku te jemi te gjithe bashke.

-Eja atehere ose Viki do inatoset me teper sec eshte.

E ndoqa nga pas duke patur frike ta lija te me qendronte mbrapa e te me ndiqte si nje hije qe mund edhe te merrte jeten.Nuk doja ta mendoja ate si vrases per asgje ne bote me gjithe ato gjera qe me kishte dhene si ai dhe Viki mua,ama aq sa pashe me mjaftonte te arrija ne nje konkluzion se Tiani ishte vrasesi.

Continue Reading

You'll Also Like

148K 937 8
Ψͺحذير:-Ψ§Ω„Ω‚Ψ΅Ψ© منحرفة +18 (Ψ§Ω„Ω‚Ψ΅Ψ© Ω…ΩƒΨͺΩ…Ω„Ψ©)
28.9M 916K 49
[BOOK ONE] [Completed] [Voted #1 Best Action Story in the 2019 Fiction Awards] Liam Luciano is one of the most feared men in all the world. At the yo...
176K 8.7K 42
After going through a number of disasters I realized that actually I am reborn as the villainess character, more of a brat, Chloe Bourgeois, in a chi...
601K 7.6K 30
Lost, Lose (Loose Trilogy #1) She's a girl of hope, Lisianthus Yvonne Vezina. A teen-year-old girl who focused on her goal... to strive. But everyth...