Pjesa 1 ( Hyrje )

316 6 0
                                    

AMANDA MULLAMETI
SONTE
PO TA TREGOJ
VETËM TY
- roman -
Titulli: Sonte po ta tregoj vetëm ty
Autore: Amanda Mullameti
Redaktore: Ilirjana Jaku
Design: Altin Hoxha
ISBN 978-9928-4550-7-9

© Të gjitha të drejtat e rezervuara AUTORJA

Botimi I
Tiranë 2019




SHTËPIA BOTUESE UNIVERS
PRODHOI PRINTHOUSE ALBANIA
Cel: +355697007500| E-mail: botimeunivers@gmail.com
Adresa: Bulevardi Zogu I, Pranë ish-Stacionit të Trenit, Tiranë







GJYSHËRVE TË MI

Gjyshit tim të ndjerë, që më veshi që në vegjëli me guxim dhe karakter.
Gjyshes time, e cila më mësoi që në jetë, mirësia nuk të varfëron!

















PARATHËNIE
Sidriti, nje djalë i ardhur nga provinca me shumë vështirësi dhe mund, arrin të shkollohet për mjekësi në Tiranë. Nuk e kishte parashikuar sesi mund të ishte të ndiente një dashuri tjetër në jetë perveç librave, ndjenja për një femër! Por a është e mjaftueshme vetëm dashuria dhe miresia për ti bërë përshtypje një vajzë sharmante dhe ledhatare si Megi? A do e dashurojë ajo? Më vonë ku do e leshojne rruget e jetës Sidritin? Do e njohë ai rendesinë e një dashurie të vërtetë ? Edhe pse një djalë jashtëzakonisht i zgjuar në profesion, gjithmonë në rrugë të drejtë dhe i pastër moralisht, a do ta ketë të vështirë të mos gabojë në të ardhmen? Do dijë ai ta ruaj  pafajesinë e tij të kulluar? Apo  si çdo mashkull tjetër, do bie pre e deshirave te tij... Sa e rëndësishme është familja? A meriton falje një partner?E meriton çdo njeri një mundësi të dytë në jete?
Romani bazohet ne nje rrefim te vertete. Nëpërmjet fineses dhe thjeshtësisë së rrëfimit, do perballemi me një dukuri shumë të shpeshtë në shoqëri, një dukuri universale si tradhëtia.
“Nuk është tradhëti, nese del fitues.”-Lisa Shearin.
                                                                                                                                  AUTORJA





PJESA I

Më fal Aishe !

Dëgjo! Ne meshkujt jemi idiotë, ordinerë, të paskrupuj, të pacipë, s’di pse ju duhemi? Në fakt ju duhemi për shumë gjëra… por vërtet s’meritojmë dashuri dhe asgjë të sinqertë nga njerëz të mirë…
Pfff… Po flas kot dhe përsëri s’po dal aty ku duhet, por në fakt nuk kam fytyrë, guxim dhe pse piva mjaftueshëm alkool që të rrëfehem e di që e kam prapë shumë të vështirë, ama të paktën duhet të më dëgjosh.

Sonte po ta tregoj vetem TyWhere stories live. Discover now