Pjesa1 (lll)

130 2 1
                                    

U shtriva dhe në krevat, por nuk më zinte vendi. U ngrita nga krevati dhe ecja nëpër dhomë, Dritani u kthye dhe më tha:
- Ej Sidrit, të më falësh vëlla. E teprova, jam shumë i bezdisshëm e di si dhe llafazan, më rrëmbeu egoizmi dhe inati i momentit se nuk mu plotësua qejfi, por edhe unë duhet të mësoj të mbaj gojën ndonjëherë.
Nuk e kisha dëgjuar kurrë atë të fliste aq i pezmatuar dhe seriozisht në aq vite që qëndroja me të. Nuk më shikonte në sy, më preku me thënë të drejtën... në ato momente ndjeva që kisha fituar një mik me karakter, po aq sa llafazan dhe fëmijëror, aq dhe të rritur dhe të pjekur.
Pas një heshtje vështrimesh i thashë:
-Faleminderit për ndjesën, nuk e prisja vërtet nga ty, por dua dhe unë të të kërkoj falje, ndoshta u rrëmbeva shumë. Ke të drejtë, unë kam një tip idiot dhe nuk di asgjë tjetër nga jeta jashtë përveç se punë, shkollë dhe libra. Unë s’di të argëtohem, s’di ç’bën rinia ime, s’bëj gjëra të moshës sime, por kështu më kanë ardhur punët vëlla! Hallet dhe bombat më erdhën në kohë jo të duhur e më gjetën shumë të ri dhe po më lënë pasoja me sa po kuptoj. Ndonjëherë dhe unë dua të di të shijoj jetën, të shoh ç’bëhet, por më beso, nuk jam i aftë! Thjesht nuk di.
Dhamë duart dhe rrahëm shpatullat duke u përqafuar. Aty ndjeva tamam që do e kisha mik jete, diçka brenda meje ma tha dhe e besova.
-Ej boll u bëmë sentimental tani se lamë nam, goxha djem   turp po të na shikonin,- tha ai duke buzëqeshur.
Pasi rifituam sërish paqen së bashku u ula dhe e pyeta:
-Tano, më thuaj ç’kërkesë kishe!
-O leje fare, se s’dua të të bezdis.
-Tani... më thuaj, s’dua ta diskutoj më si pyetje.
-Po hiç o shoku, kanë mbrëmjen e mbylljes së vitit ata të Shkencave dhe Lira ka dëshirë që ta shoqëroj, por sigurisht s’kam sesi shkoj vetëm si trung, me gjithë ato studentë atje; e ke parasysh, ndihesh vetëm! Mund të merrja dhe këto shokët e tjerë, por ata bëjnë si të babëzitur kur shikojnë femra dhe do gjuajnë shoqet e Lirës, e do më hapin belara. Jo për gjë po... ato gocat atje, bëjnë sikur kanë lindur në Amerikë... Njëra sidomos është gocë babi. Por gjithsesi, varja, do qëndroj dy orë e do kthehem.
-Do vij dhe unë! – iu përgjigja shkurt.
-Si.. si... dëgjova mirë apo më bënë veshët?
-Po. Do vij dhe unë!
-Sidrit, ti je? Apo të ka hyrë ndonjë mik i Satanit në bark?!
-Jo Tano, unë jam. Do vij! Ke të drejtë, duhet të mësoj dhe unë se s’është jeta rinore dhe dëfrimi. Bota është kaq e madhe jashtë, e unë jam rrethuar si trap nga këto muret e dhomës së godinës. Vështroj muret tërë lagështirë dhe nuk kuptoj ajrin që është jashtë. Mendoj që e meritoj edhe unë një natë qejfi pas kaq vitesh shkollë pa mbarim...
Dritani u hodh përpjetë në krevatin me susta të mbaruara të konviktit.
-Kjo është “Big Day” plako, - thërristë me të madhe.
Në orën nëntë duhet të ishim në lokalin që organizohej mbrëmja. Pasi ai më tregoi orën, unë rashë në mendime e iu drejtova atij:
-Ka një problem vëlla! Unë... si të thuash, nuk kam shumë rroba të mira për të dalë. Duhet të më shoqërosh për të blerë këmishë, pantallona ë... s’e di ç’duhet tjetër në kësi rastesh.
-Eh, eh, tani vjen surpriza... Unë që të blija mendjen dhe të pranoje, kur bleva për vete, bleva dhe për ty, por ti ma dhjeve dhe mendova që ti nuk do të vije dhe thashë, s’ka problem, i mbaj për vetë, tek e fundit një masë kemi.
Unë me siguri isha skuqur, sepse ndihesha tepër në siklet në ato momente.
-Jo, jo, nuk mundem. Shumë faleminderit që ke menduar për mua, por dua të shkoj t’i blej vetë. Ti vetëm më shoqëro!
-Fillove ti Mister Sedra! Ik o burrë na lë rehat! Unë s’është se s’kam lekë edhe u shpenzova. E kisha me qejf dhe të bleva diçka, pasi fundja, ti më ke ndihmuar kaq herë në mësime dhe kisha interesin tim... më kupton?
Ai nxori nga qesja ndërkohë, këmishën blu të hapur dhe pantallonat xhins ashtu siç më pëlqenin mua t’i mbaja. U gëzova shumë faktikisht, sepse ishin shumë të bukura dhe kuptova që të merrje dhuratë ishte një kënaqësi e veçantë jo vetëm për femrat, por dhe për ne meshkujt.
Ishin shume të bukura, pasi Tanit nuk ja kalonte njeri për gusto dhe zgjedhje.
-Ue plako! – dhe vuri dorën në ballë – je bëre yll fare apo siç thotë ndryshe Lira, “Super Pjeshkë”. Po të isha femër, do kisha kaluar natën me ty sonte.
Ai sigurisht që arrinte gjithmonë të më kthente humorin. Vështrova veten në pasqyrën e gërvishtur të dhomës. Shikoja se sa shumë isha zbukuruar. Sa e ndryshojnë rrobat njeriun! Atë ditë po më pëlqente dhe mua vetja. Këpucë kisha shyqyr Zotit.
I bleva një palë kur fillova të punoja me profesorin, sepse kisha vetëm dy palë atlete dhe njëra palë më ishte vjetërsuar shumë. Hëngrëm drekë, drekë i thënçin. Morëm ca byreqe te kioska poshtë konvikteve dhe i shoqëruam me dhallë, sigurisht. Mbaruam përgatitjet e shpejta, siç bëjmë ne djemtë dhe Tani më parfumoi me parfumin e tij të vjetër pasi unë sigurisht nuk kisha një të tillë. Mori çelësat e makinës të cilën ja kishte dhuruar i ati këtë vit dhe u nisëm.
Të them të drejtën, më kishin kapur emocionet. Isha si në ankth. Ndihesha si ato fëmijët që marrin këmbët për herë të parë dhe herë janë të lumtur që po hedhin hapa vet dhe në momentin e fundit ndalojnë nga frika se bien.
-Kemi dhe ketë semaforin këtu dhe arritëm plako! – më tha Tani
Parkoi makinën më poshtë, sepse nuk kishte vend te lokali edhe u nisëm. Kur po bënim rrugën e shkurtër me këmbë ndihesha si një budalla i vërtetë, pasi kur s’ja ke haberin jetës nis dhe ndjen keqardhje për veten tënde, si në ato momente. Mundohesha të mbaja veten, sepse ishte turp për një djalë. U futëm brenda. Rrëmujë e madhe. Vetëm studentë, djem e vajza që harboheshin si të çmendur. E tmerrshme! Si e shijonin atë gjendje të tillë, pyesja veten? E dashura e Tanit, Lira na priste brenda diku e mesa dija unë, ishte me shoqen e saj të ngushtë. Duke çarë turmën, më në fund Tani pa të dashurën e tij:
-Ja ku është – tha.
-Oh, më në fund erdhe zemër! – dhe iu hodh në qafë.
Ishte një vajzë pak e mbushur, por dukej  e çiltër. Ishte dhe pak e shkurtër. Pasi u përqafuan, Tani na prezantoi:
-Ti je Sidriti i famshëm! – më tha ajo duke më dhënë dorën.
Pash Tanin dhe iu përgjigja duke i kthyer përshëndetjen.
-Që jam Sidriti e di, por i famshëm, se di. Uh, më duket pak e largët ajo ditë. Gjithsesi shumë faleminderit.
Vazhduam bisedën me aq sa mund të dëgjohej në atë zhurmë dhe unë thjesht s’po qëndroja dot. Pashë që ishin edhe dy gota boshe në tavolinë dhe ishin shtyrë tutje.
-Ah, - tha Lira, - janë të shoqes time Megit, por ajo është si shportë pa fund, s’dihet ku mund të ndodhet tani, në cilën tavoline duke kërcyer.
-Dito, mërzitesh ta rrëmbej pak sheqerkën time të kërcejmë nën tingujt e Elitës? Nuk mërzitesh apo jo?
-Absolutisht jo! Vazhdo kërce i qetë.
Ai humbi në grumbullin e madh të pistës ku zhvillohej mbrëmja, e unë ndërkohë po prisja të mbaroja birrën e parë. Se si dreqin mund të pinë alkool, s’e kuptoja. Unë s’para pija ndonjëherë, s’dija të pija në fakt. Thjesht i kisha provuar. Sa pulë që ndihesha me veten...e di si ndihesha? Sikur i përkisja një bote tjetër dhe isha shumë mbrapa me kohën! Pas disa momentesh nisa të kërkoja tualetin. Duke çarë turmën e njerëzve, pa dashje shtyva krahun e një vajze dhe i derdha pijen në fustan. Dëgjova vetëm kaq gjë në ato momente: Një zë acarues, tingëllues në veshin tim:
-Idioooooooooot! Ku e ke mendjen, fshatar i ndyrë? Nuk i hap sytë kur kalon? Ke qen ndonjëherë në pub?
Kthej sytë i tromaksur dhe pranë ndjeja një frymëmarrje të shpeshtuar që ndërthurej me një aromë parfumi dehës dhe për momentin kuptova që isha tapë fare! E humba fare kur dritat binin dhe reflektonin në sytë e saj jeshilë gjarpërues dhe vetullat e ngrysura. Vetëm një pyetje më shkonte në mendje në ato momente: Është reale? Mundet të ketë bukuri të tillë njerëzore? Vetëm e shikoja. Bukuria e saj i bënte ballë errësirës së ambientit. Ishte tamam si ato yjet që duken si shkëlqim i tepërt në një natë të errët.
-Ore ti, je sëmurë apo çfarë? – klithi me inat si ato macet e egra.
-Oh... të më falësh, - dhe e preka në krahë si shenjë ndjese.
-O fshatar, mos më prek, kujdes. Më thuaj, si do rri unë kështu – dhe vështroi veten. – Ma thuaj ti, shiko ç’më bëre në fustan!
Fustani i saj i kuq, ishte totalisht i lagur në pjesën e sipërme të gjoksit dhe te disa pjesë në fund. I tensionuar i kërkova ndjesë sërish.
-Më fal, sinqerisht! Unë... po të duash...unë dhe mund të ta pastroj... ose çfarë të dëshirosh ti....
-Si do ma pastrosh, o idiot? Si? Apo me gjuhë? Me siguri fshatarët si ty e kanë ëndërr, por ja që nuk munden.
Më la me aromën e parfumit të saj dhe u largua me nerva, me siguri drejt tualetit. I hutuar totalisht, u ktheva sërish në tavolinë. Kush më kishte trullosur kaq shumë... Birra që s’e pija ndonjëherë, apo bukuria e saj që bëri qenien time të dridhej nga maja e veshëve, deri në fund të këmbëve. Fustani i saj i kuq mbi takat e zeza nuk më shqitej nga mendja. Më la budalla. Mos vallë ishte e huaj, ndonjë aktore? Betohesha në vete që s’kishte parë ndonjë femër të bukur ndonjëherë në vite...
Çifti, kishte disa minuta që ishte kthyer nga kërcimi i tyre romantik dhe rrinin më shikonin mua që kisha humbur në mendime, i tëri dhe i bëri. Ata vazhdonin më shikonin dhe buzëqeshnin.
-Hej, O Sidrit, a do kthehesh apo jo? Ke parë gjë UFO?
-Ah, më falni, nuk e kisha vënë re që ishit kthyer! – u përgjigja i hutuar
-Megi humbi, po filloj të shqetësohem! – foli Lira.
– Jam e stresuar, se ajo e teproi dhe me pijen. Uroj të jetë mirë.
Në mes të trysnisë së fytyrës së stresuar të Lirës për shoqen e saj, u ndje aroma dehëse pranë shqisave të mia.
-Oh, ja erdhi, - tha Lira. –Megi ku humbe? – i fliste.
-Një idiot më derdhi pijen dhe ika në tualet të pastrohesha.
Në atë moment shikimet tona u kryqëzuan dhe të dy si pemë qëndruam të shtangur drejt njëri-tjetrit. Ajo, sigurisht me zërin e saj acarues, do të thyente heshtjen:
-Ky këtu? Po ti ç’bën këtu?
-Pse, e njeh? – u kthye Lira e habitur
-Si nuk e njoh! Ky fshatari më derdhi gotën!
Tani në atë moment, ja shkrepi gazit.
-Epo kjo qenka natë! – lëshoi komentin idiotesk, siç zakonisht bën ai.
-Po, unë ja derdha, por unë i kërkova ndjesë menjëherë...ajo nuk ishte diçka e planifikuar... Zonjusha nuk më lejoi ta ndihmoja...
-O, të lutem, si mund të më ndihmoje ti?! Apo... ju fshatarët keni veti magjike dhe sa hap e mbyll sytë thani fustanin?!
-Jo, këtë s’mundem ta bëj – iu përgjigja – por thjesht do ju ndihmoja në pastrimin...
-Hëm,- u kollit Lira - E nisëm pak keq, mesa duket! Kjo është një situatë e pakëndshme që mund t’i ndodhë çdokujt.- dhe ajo vazhdoi me prezantimin – Megi, ky është Sidriti, shoku i dhomës së Dritanit. Sidrit, kjo është Megi, shoqja ime e Fakultetit.
-Kënaqësi! – pëshpërita unë me gjysmë zëri si zog i trembur.
-S’mund të them të njëjtën gjë – ktheu ajo.
Por sigurisht në ato momente s’mund të mungonte e zgërdhira e Tanit si për mbyllje. S’e kuptoja sesi ai ishte i vetmi person që po argëtohej në atë situatë. Në ato momente, nuk dija të mallkoja veten që kisha shkuar atje, apo të falënderoja Tan palaçon, që më bëri të vështroja fytyrën e femrës më të bukur në botë, më pa edukatë, më çapkëne që kisha parë ndonjëherë në jetën time!
Kishte kaluar gati çerek ore dhe në tavolinë mbizotëronte heshtja. Dëgjohej vetëm zhurma e  gotave dhe shisheve. Zonjusha bukuroshe pinte pa pushim dhe dëgjohej vetëm zëri i saj që thoshte: “- Edhe një tjetër, edhe një tjetër, edhe një tjetër...”
Nuk e konceptoja, si një femër mund të pinte aq shumë sa ajo. Ndërkohë ndjeja që trupin ma kishin mbërthyer djersë të ftohta dhe Tani që fliste pa pushim. Mori zogëzën e tij përdore dhe iku përsëri në pistën e vallëzimit. Sigurisht që gjatë këtij procesi me shkeli syrin, më nënqeshi me tallje dhe më la të vetëm në gojën e ujkut. Por, ujku, mesa po kuptoja, po më merrte frymën më shpejt se ç’ndodh një vrasje. Një guxim budallai më thoshte: “-Flit diçka, hape gojën!”
Ajo vazhdonte në terezinë e saj, kërcente nën ritmin e muzikës, dhe pinte me buzët e saj të plota të cilat preknin pipëzën. Sa me fat duhet të ndihej ajo pjesë plastike që ndiente pasionin dhe lagështinë  e buzëve të saj. Mbylli sytë dhe vazhdonte endej në muzikë që mesa dukej, i pëlqente aq shumë, ndoshta ai tekst mund t’i kujtonte edhe dikë, i jepte emocione të ndonjë të kaluare, si dihej. Sa budalla! Po mua ç’më duheshin këto mendime? Por nuk e kuptoja, e kisha të pashmangshme të mos i mendoja këto gjëra, kur ndërkohë shihja rreth e rrotull sytë e kamerierëve, të studentëve, të banakierit që ishin tek ajo! Me siguri femrat e kishin zili për bukurinë e saj të pashoqe. Më erdhi në majë të hundës që rrija si një copë mishi dhe nuk bëja asgjë për të thyer heshtjen. Mblodha forcat dhe thashë ta prekja tek shpatullat që ajo të kthehej. Hapi sytë e trembur dhe u hodh:
-O Zot i madh! Sonte paske vendosur të jesh makthi im!
Më erdhi për të qeshur. S’e kuptoja pse duhej të qeshja me sjelljen që ajo bënte. Fytyra e saj, mimika, nervat, më jepnin një ndjesi sikur kisha përballë një ëmbëlsirë të ëmbël që mund ta haja. Nuk i largoja dot sytë nga tiparet e saj dhe thjesht e adhuroja.
-Shiko këtu – u solla serioz. Dëgjo Zonjushë Megi, ke të drejtë! Sonte, unë vërtet mund të kem qen makthi yt, por nuk e bëra me qëllim. Ta them sinqerisht që u ndjeva shumë keq nga ajo që ndodhi. Thjesht të kërkoj të falur. Nuk di ç’të bëj më tepër.
Puliti një herë sytë, dhe vazhdonte vështronte. Kish marrë një vështrim të qetë me imtësi, ndërkohë la gotën e pijes, u bë serioze dhe foli:
-Në rregull, në rregull – tha si e bezdisur – po të fal, thjesht meqë bëre si gjynah.
-Të falënderoj! Tashmë, a mund të bisedojmë, sepse edhe kështu në heshtje nuk po rrihet.
-Vërtet e ke ti?- dhe buzëqeshi përsëri. Ne të dy të bisedojmë? Më fal, unë s’mund të qëndroj të bisedoj si shok me një konviktor të trashë si puna jote dhe pse të them të drejtën, s’je dhe aq keq sa të tjerët e rangut tënd. Je i pashëm ne tipare, i ke shumë të rregullta... fytyrë të pastër, sy të zinj, shpatullat...
Të gjitha këto fjalë, po mi thoshte me një zë përkëdhelës. S’po e besoja dot, që ajo në mënyrën e saj po më bënte kompliment mua. Ndërkohë ai parfum aq afër në ato momente po më çmendte dhe pas disa minutash vështrimi, tha:
-Mos ma vë re, fola çik shumë, e bën alkooli me raste,
-shtoi e nisi të pinte përsëri.
Deri në atë ditë nuk më kishte interesuar mendimi i asnjë femre aq shumë sa i saji në këto momente. Ato fjalë që ajo mund t’i kishte komplimente koti, më bën të ndjehesha aq lart, aq mirë, saqë rikthyen heshtjen sërish tek unë.
Megi kthehu fokusin e saj tek një çift që na kaloi pranë. Ishin një djalë dhe një vajzë të kapur përdore. Ngrysi fytyrën, shtrëngoi nofullat dhe më tha:
-Do më ftosh të kërcejmë?
Hapa sytë dhe s’po kuptoja mos vërtet po më ftonte të kërcenim, apo unë thjesht po imagjinoja këtë fragment?!
-Shiko këtu! – bëri pauzë, dhe kthehu sërish gotën e pijes me fund. Dua të kërcejmë sepse ishi më kaloi tani para syve, duke bërë si i lumtur me atë idioten në krahë. Meqë s’je keq nga pamja, dua që të mendojë që jemi të dashur. Thjesht eja kërcejmë. Dakord?
Të gjitha këto fjalë, mi tha pa problem, pa turp, me ton neveritës dhe sikur...nga halli... hajde kërcejmë. Në disa momente më vinte dhe të qeshja nga fjalët e saj, por ndërkohë më erdhi t’ia hap një shuplakë e t’ia bëja sytë xixa. Pse çfarë isha unë? Zari i saj, të më përdorte ajo për ishin? Më tërhoqi nga krahu, e me futi në mes të turmës, sigurisht afër tyre. U bë një situatë e sikletshme, pasi zonjusha bukuroshe shikonte gjithë kohës ishin e saj të famshëm, ndërkohë ajo vajza i hiqte shikimin të dashurit të saj aktual dhe e puthte për ta mbajtur afër vetes.
“Bobo sa të çuditshëm janë këta të rinjtë.” – mendoja. Jo se unë isha plakur, por më dukeshin gjëra fëmijësh, nuk isha mësuar me këto lloj gjërash. Ndërkohë, ia vendosa duart në bel dhe s’po e besoja dot që duart e mia po preknin belin e saj të bukur. Aroma e saj sikur po lante duart e mia nga pisllëku dhe truri im po fluturonte në erën e flokëve të saj. A isha vallë në realitet, apo vërtet unë, Sidriti, po ndjeja këto emocione, që ndryshe nga librat e shkollës, nuk dija t’i përshkruaja? Më vinin të gjithë vitet e shkollës time para syve e më dukeshin aq të thjeshta për t’i zbërthyer, sesa të shpjegoja ato gjëra që po ndieja, që më shtrëngonin të gjithë trupin. Ajo qëndronte në gjemba. Mbante një farë distance prej meje dhe vura re se ndihej paksa në siklet. Ndërkohë ajo nuk ja shqiste sytë ishit. Po merrja pak inat ishin e saj që s’kishte pse, dhe kjo situatë po niste të më tensiononte paksa si shumë.
-Shiko, unë s’jam i mirë në kërcim. Nuk di! – i thashë duke iu afruar me delikatesë në vesh.
E bëra këtë lëvizje, që të ndjeja më shumë sensualitetin e saj pranë meje. T’i kuptoja formën e veshit të saj në mesin e asaj errësire. Doja të ndieja çdo pjesë të trupit të saj dhe ta vështroja pa fund atë imazh perfekt.
-E shoh, e shoh - më tha duke më larguar kokën, je totalisht i paaftë! Çfarë di të bësh ti mirë, aman? E ke kuptuar që ke lindur kot?
Këtë radhë, toni i saj ishte me inat, por me inat të vërtetë dhe ndryshimi kësaj radhe ishte që ky inat vinte si pasojë e ishit të saj dhe ajo po ma shfrynte mua. Sigurisht që nuk po mbaja dot më dhe kjo gjë më acaroi më tepër se ç’mbaja unë. Megi kundërmonte era alkool dhe pija po e bënte akoma më keq, ndërkohë unë s’doja ta lëshoja sepse ndihesha mirë që e kisha aq pranë dhe sytë e meshkujve të tjerë, me siguri po më xhelozonin në ato momente. Nuk kishin faj! Sa shumë dëshironin që të ishin në vendin tim!
-S’e kuptoj si rri me të ai! – më tha me zërin e saj të dehur.
-Pse? – e pyeta
-S’e kuptoj pse rri me të, është aq e shëmtuar, por e kuptoj që e bën për inatin tim! Me siguri i është ngjitur ajo shtriga.
Në fakt ajo vajza nuk ishte gjë, nuk krahasohej me bukurinë e Megit, por nga inati që më kishte kapluar i thashë:
-Në fakt, s’duket keq! Goxha vajzë simpatike.
-Ou? - mu kthye duke më vështruar me sytë e saj gjarpërues. Ku merr vesh  ti, aman! Ti je i trashë! Pastaj... ku merr vesh ti njëherë? Madje, kush të kërkoi mendim ty? Të më thuash faleminderit që po të jap shansin të vallëzosh me mua, dakord? Asgjë tjetër s’duhet të bësh, jo më të më japësh mendime koti.
Fliste e fliste pa pushim me zërin e saj të hollë e të çjerrët dhe kokën që e tundte tërë nerva dhe që i shkonte në një anë nga alkooli. E ndërsa unë, i hoqa dorën nga beli, i ndalova kokën me njërën dorë, e tërhoqa pranë vetes dhe e putha. Po, e putha! Nuk e di me ç’guxim e bëra, s’e di as vet ku dreqin e mora guximin, të drejtën, xhelozinë, të gjitha ato që po ndieja, i mblodha të gjitha këto bashkë dhe e putha. E putha ashtu siç nuk kisha puthur asnjë vajzë në jetën time. E putha me gjithë pasionin që nuk e dija që e kisha. E putha me dëshirën dhe zjarrin e hormoneve më të mëdha që mund të ndjejë një mashkull. Buzët e mia patën fatin e pipëzës së pijes. Ndien shijen e buzëve më të ëmbla në botë. Gjuha ime, navigoi gojën më të shijshme në planet. Ajo më shtyu! Unë isha humbur bashkë me pasionin tim brenda buzëve të saj dhe vazhdoja së puthuri, e shtrëngoja më shumë pranë vetes dhe sikur ajo po ma kthente tashmë. Trupat tanë ishin bërë një në atë moment dhe sikur ajo ishte e imja. Sikur ishte diçka që më kishte përkitur gjithmonë mua. Vazhdoja të shijoja atë magji, derisa ajo reflektoi dhe u shqit nga unë! Hapa sytë dhe mes dritës vezulluese qe shkëputej herë pas here, pashë që buzëkuqi nuk ndodhej më tek buzët e saj, pasi shijen dhe ngjyrën ua kisha marrë unë. Sytë e saj jeshil gjarpërues ishin zmadhuar dhe fryma e saj ishte shpeshtuar. Në atë momente po prisja shuplakën siç ndodh nëpër filma pas një veprimi të tillë por çuditërisht ajo thjesht më shihte tërë çudi. Unë në atë moment erdha në Tokë dhe kuptova se ç’budallëk bëra edhe pse duhet ta bëja dhe s’dija si të reagoja. Fërkoja kokën nga stresi dhe vështroja i zënë ngushtë. Po te isha ne një ambient plot drite, të gjithë do e kuptonin që isha bërë spec i kuq në fytyrë. Shihja vetëm sytë e ishit të saj që ishin ngulur si shigjetë drejt meje dhe qeshjen e lumtur të dashurës së tij. Vështroja dhe Megin, zonjushën e bukur që rrinte pranë meje dhe s’bënte gjë tjetër, veçse hapte dhe mbyllte qepallat.
“-E dhjeva, - thashë me vete, e dhjeva totalisht!” Thjesht             kisha nevojë t’i kërkoja falje.
-Megi...hëm... ke të drejtë të më bësh ç’të duash, e teprova sonte, duhet të më falësh. Madje, madje, mos më fal fare. Kush jam unë të më falësh ti? Veprimi im s’falet. Këmisha nisi të më ngushtonte, po ndjeja shumë vapë, djersët që lundronin mbi ballin tim si një varkë në liqen. Po ik më mirë... Duhet të ik! Mu duk e vetmja zgjidhje në ato momente. Të ikja, të merrja ajër të pastër të paktën. Çava turmën e njerëzve me duar, gjeta daljen dhe ndjeva ajër. Pashë lartë nga qielli, isha zgjuar, isha në jetë, nuk ishte ëndërr. S’më besohej! Ishte një e vërtetë që ndodhi, një skenë idiote ndoshta, por që ndodhi, ndodhi... Sa të çuditshëm që jemi ne njerëzit. Duam dhe bëjmë veprime që tek të tjerët themi mos t’i bëjnë, por me mendje, dëshirojmë. Doja shpëtim nga mendimet, por as shfryrja me veten s’më ndihmonte dhe në atë momente më kaploi një trishtim. S’e kuptoj pse duhet të më mbërthente ajo ndjesi aq koti që shoqërohej me vërtitjen e insekteve të natës rreth kokës time, bashkë me këngët e tyre acaruese, e më dukej sikur përktheja gjuhën e tyre dhe ata talleshin me mua. Me atë lëmsh të stërmadh ne stomak, nisa të merrja këmbët të largohesha nga aty. Doja të ikja në dhomën time. T’i kthehesha jetës time, te bëhesha “Unë”! Të kthehesha në strofullin tim, në librat e mi, në krevatin tim të mbaruar, atje ku unë ndihesha unë dhe ku e kisha vendin në fakt. Pak orë dhe nata mbaronte. Gjithçka do merrte fund kot, ashtu siç nisi. Mora këmbët drejt rrugës poshtë kur një zë, sigurisht zëri i saj që e njihja tashmë aq mirë, thirri nga pas:
-Sidrit! Prit! – dhe vrapoi me hapa të shpeshtë drejt meje.
S’po e besoja dot, që ajo më thirri dhe po vinte me furi drejt meje.
-Idiot! Si më le vetëm në mes të pistës?!
-Shiko Megi! Më fal, por nuk jam mirë. Ke shumë të drejtë të më thuash ç’të duash ti! Më qëllo! Më bërtit! Të premtoj që s’do të të dal më kurrë para syve

Sonte po ta tregoj vetem TyWhere stories live. Discover now