Është kjo një "të dua"?

117 19 89
                                    

Ktheva sukon e katërt dhe betohem që këtë do ta pija me fund, nëse s'do më kishin ngecur buzët në shishe. Në fakt kjo është e bukura e sukos, se kur të thithen buzët nga brenda shishes ndërkohë që ti tenton të pish sa më shumë, të jep atë ndjesinë sikur po të puthin. Pijanecët e dashuruar si puna ime, më kuptojnë ç'dua të them...

Isha shumë në tension, aq shumë sa kisha qullosur në djersë 4 bluza.
Isha ulur në gjunjë përballë komodinës së vogël majtas krevatit dhe po shikoja me sy lutës kornizën brenda së cilës kisha vendosur foton e feros.

Ky ishte një ndër momentet më të rëndësishëm të jetës sime, isha në prag të shprehjes së gjithë ndjenjave të mia, ato ndjenja që i mbaja prej vitesh në zemër që herë më ngrinin peshë e herë të tjera më përplasnin fort në tokë duke më lënë plagë të dhimbshme.

Përpara 1 ore, 7 minutash dhe 22 sekondash i kisha shkruar atij mesazhin që e lexoja dhe më shkaktonte gudilisje jo vetëm në stomak, por në gjithë trupin.

*hei çkm, shpresoj mos t shqetsoj, t shkr se dua t t them dicka. Duhet t ta kisha then q mpar por skisha guxim, po ta them tn. Me kthe prgj shpejt tlt*

Vazhdova ende te prisja, me sytë herë tek idhulli im, herë tek telefoni.

Menjëherë zemra më rrahu fort, ai hyri online. Nuk dija ç'të bëja, të rrija edhe unë online apo të dilja? Me shpejtësinë e dritës hoqa last seen dhe dola nga uatsap. E mbylla telefonin dhe e hodha në krevat. Pas 4 sekondash vijnë 2 mesazhe.

E tërheq telefonin ngadalë dhe e ndez me sytë mbyllur, pastaj hyj në uatsap dhe po ngruroja të hapja mesazhet. Pastaj i hapa. Nuk ishin ndonjë gjë e madhe.

*hejj
Çkm*

Vetëm kaq.
Zhgënjyese!
Duhej të më kishte thënë "po, patjetër, më thuaj", por si dukej ai e kishte kuptuar dhe donte t'i shmangej bisedës...

Vazhdova të rrija online teksa e kapa duke shkruar.

Vazhdova të rrija online teksa e kapa duke shkruar

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.


"mfal q t lash sin, por po prgj pak nji shoki. Mthuaj, t dgjoj"

Huh, erdhi momenti i thashë vetes. Dola menjëherë nga uatsap. Gjatë gjithë kësaj kohe kisha menduar që do t'i shprehja ndjenjat e mia, por kisha harruar të mendoja se çfarë do t'i thoja. Nuk kisha bërë ende gati romanin, s'kisha idenë si ta nisja. Emocionet më kishim mbërthyer.
Ndjehesha nervoze dhe kjo momentalisht ishte ndjesi më e madhe se gjithë dashuria që unë ndjeja për të.

Nervoziteti m'u shtua akoma më shumë kur pashë se para 3 minutash më kishte çuar zile në uatsap dhe një mesazh tjetër:

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Nervoziteti m'u shtua akoma më shumë kur pashë se para 3 minutash më kishte çuar zile në uatsap dhe një mesazh tjetër:

*vtm se nk fls dot ktu sps nk km net, me shkr ne fb me mir se do futem me zero ok*

Më mirë në fb besoj. Nisa menjëherë të shkruaj romanin: *shiko, tn ti me siguri po mendon se cdo t t them un, por uff nk e di fr si ta nis. Jm shm e emocionuar dhe e mira eshte t'i bie shkurt fr. Km ndenja ndaj teje, jo ndjenja normale, kjo qe ndjej un i kalo kufijte e normales. Km nje terheqje te fort pr ty prej vitesh, qe sa vje e shtohet me shm. Te deshiroj shm shm pran vetes, urrej kur t shoh me t tj, dua t'i mbys ato, t'i vras fr. Behem xheloze kur ndan sufllaqen me ndnj tjt ose kur dgjo kenget e feros me femra t tj e jo me mua, kur t prek dikush tjt bluzat ne vendin tim, kur qesh me dike tjt. Un te dua ty ne t tashmen dhe ne t ardhmen time, t dua si tdashurin tim, tfejuarin, burrin e babane e fmive tmij. Ja kjo eshte e gjitha, jm marrezisht e cmendur pas teje aq sa koleksionoj foto tuat, bluzat ku me ke prekur, t shoh ne enderr cdo nate. Je ber nje pjes e pandashme imja, tbetohem❤*

Me kaq e mbylla, por nuk isha e sigurtë nëse ishin fjalët e duhura apo nëse isha shprehur mjaftueshëm. Nuk ia thashë ende drejtpërdrejt, pasi prisja ta bënte ai njëherë, por gjithe këto fjalë që i thashë, tërë ato ndjenja dhe ky roman; a është kjo një "të dua" e nënkuptuar tepër qartë?

DymbëdhjetëvjeçarizëmWhere stories live. Discover now