Ai, imagjinari...

385 74 221
                                    

Ai është djali më i bukur i shkollës, ndoshta dhe në gjithë qytetin. Nuk e mohoj faktin që është kurvar e ka pasur mbi tridhjetë e pesë të dashura, por përsëri mbetet i dashurueshëm në çdo detaj tijin. Është vetëm tre vjeç më i madh se unë, kjo nuk ka shumë rëndësi në fakt, se fundja dashuria s'njeh moshë. Është në klasë të tetë, pasi një klasë ka ngelur dhe... Kam përshtypjen se qëprej dy vitesh ai nuk është i virgjër.

E kam kapur shpesh herë kur i ngul sytë nëpër të pasme femrash apo gjoks dhe më vjen të ha veten me dhëmbë ngaqë vetë s'kam as njërën as tjetrën. Unë atij mund t'i fal veç dashuri, jo më shumë. Para një muaji e pesë ditësh e gjeta në banjo me një kuçkë nga klasa ime paralele, që për dreq, është goxha e gjatë për moshën që ka. I kishte vendosur njërën dorë në vithe kurse tjetrën tek gjoksi i vockël dhe po putheshin. Njeri pa shije mendova ato çaste, po pastaj pashë gjoksin tim dhe.... Ama kur pashë këtë tjetrën që i kishte rrethuar me duar qafën, ndjeva sytë të më përcëllonin. Duhej të isha unë në vend të kësaj!

Ama ky rast nuk është më i keqi, këtë të fundit nuk di sesi shitin ta them.(është jashtëzakonisht i dhimbshëm)
...
Kisha orë bosh atë ditë, kurse ky kishte lënë orën e mësimit e kishte fluturuar me vrap tek fast food-i njëçikë më tutje shkollës. Unë, si ushqimngrënëse e madhe që jam, kisha kaq shumë uri sa mund të haja dhe shoqen e ngushtë, ndaj shkova të blej një sufllaqe... E mora e sa do filloja ta haja për qejf, plasa sytë kur pashë skenën tmerrësisht të dhimbshme në shkallët e shkollës. Ai ishte ulur me një gocë nga klasa e tij, ishin shumë(tepër, jashtëzakonisht) ngjitur dhe ai po i jepte kësaj shushkës nga sufllaqja e tij. (shtoj se ishte me shumë qepë) Zemra m'u coptua më shumë kur dëgjova Feron... U shkatërrova, duhej të isha unë në vendin e saj. Duhej të haja unë sufllaqe me qepë teksa dëgjonim Feron, me të. Duhej!

Pas kësaj krisjeje zemre që pësova, kërkova leje nga mësuesja kujdestare për të shkuar në shtëpi, me pretekstin se gjyshja kishte thyer këmbën dhe ishte rëndë në spital. Dola prej shkollës me të shpejtë dhe ndalova pak rrugës se bleva katër çokollata cin, jo për gjë, po s'kisha lekë. Do i bëja bllok në çdo rrjet social që kishte, do fshija çdo foto tijën në telefon, zërin dhe të qeshurën që i kisha regjistruar fshehurazi dhe do grisja po çdo foto tijën në albumin që e kam futur brenda jastëkut, mos ma sheh mami. Pastaj mund të qaja e kulloja në dhimbje poshtë jorganit...

Po ku jeni mo ydha, si jeni, ça bëni, me pushime si kaloni?
p.s jeni shumë të poshtër, asnjëherë s'më ktheni përgjigje kur iu bëj këto pyetje. -_-
Këtë pjesë e kam shkruar me lot në sy e gjak që pikon nga zemra, sidomos atë pjesën e sufllaqes...
Ikaaa se nisi ujvara të rrjedhë prapë prej syve.
Kjo pjesë i dedikohet Elkeda.❤

*sadlovetalljetrapistory*

Gri🍕

DymbëdhjetëvjeçarizëmWhere stories live. Discover now