Kapitulli 2

1.5K 64 0
                                    



Kishte kaluar një orë qëkur ishim ulur në bankë.Kjo ishte një çmenduri.Janë më shumë se një mijë vetë në shkollë dhe unë kisha si shok banke Eidenin.

Ngjitur me mua dëgjohej një kërcitje stilolapsi që më shkatërronte nervat.Ktheva kokën për t'i dhënë një shikim kërcënues.Ai ngriti kokën nga libri dhe më pa drejt e në sy.

"Boll kërcite!"-i thashë me zë të ulët.Pashë që uli stilolapsin në bankë dhe e ktheu vëmendjen tek mësuesja.Ai sapo u bind.Qen i mirë.

Pas një pafundësie më në fund ra zilja për të dalë në pushim.U ngrita shpejt nga banka dhe shkova tek Melisa.

"Hey girl!"-tha Melisa duke më buzëqeshur.Para se të dilnim nga klasa ndjeva pas meje prezencën e tij.Donte të dilte përpara nesh prandaj duke dalë nga dera krahu i tij ndeshi timen.Mu duk sikur nga krahu më erdhën shkëndija që u përhapën në të gjithë trupin.

Ndaloji këto mendime, ty s'të pëlqen ai djalë.-i thashë vetes.

Kur zumë vend tek tavolinat e mensës Melisa më pyeti se pse isha vonuar.I tregova çfarë kishte ndodhur dhe më pa e habitur.Më pas në fytyrën e saj zuri vend buzëqeshja.

"Ndiej se ky vit ka për të qenë bombë.Pastaj shiko kë ke në bankë.Provo fatin motër."-Melisa tha duke më shkelur syrin dhe duke qeshur.

"As që bëhet fjalë!"-i thashë duke qeshur edhe unë.

Pas pak minutash ndjeva sikur dikush po më vështronte.Ktheva kokën nga kafeteria dhe u ndesha me sytë kaf mbreslënës.Eiden ktheu kokën mënjanë dhe filloi të fliste me djalin që kishte përballë.Mu kujtua se ai kishte qenë djali me të cilin ishte ulur Melisa.Kishte flokë të zinj dhe sy blu.Edhe ai ishte i pashëm s'do mend por nuk mund ta krahasoja me Eidenin asnjëherë.

U ktheva përsëri në bisedë me Melisën.Po më tregonte se sa i sjellshëm ishte shoku i saj i bankës.
Epo jo çdo njeri ka fatin tim.

Pas pak dëgjuam zilen dhe u kthyem në klasë.Zura vend në bankë dhe pas ca minutash erdhi Eideni.Pse
duhej të ishte kaq i pashëm?Po të ishte më pak i pashëm do ta kisha më të lehtë që të mos e shikoja.
Edhe ai po më shihte mua.Do doja të dija se çfarë mendimesh kishte.

U ul në bankë pa bërë zë dhe kështu shkoi edhe pjesa tjetër e orëve të mësimit.Vështrimet tona ndesheshin ndonjëherë por asnjëri nga ne nuk nxirrte asnjë fjalë.

Dalë ngadalë i erdhi fundi kësaj dite në shkollë.Mendja ime rikthehej tek momenti kur u përplasëm dhe fjalët që kemi thënë.Pasi ra zilja Eiden u ngrit nga banka dhe doli më parë se të tjerët.Nuk e kuptova se pse por edhe unë nisa të shpejtoj jashtë klase.Kapa Melisën nga krahu dhe fillova të shpejtoja hapat.

Kur dola nga shkolla pashë Eidenin i cili po fliste në telefon dhe po drejtohej nga një makinë.Makina e ëndrrave të mia.Range Rover.Por pse po shkonte tek ajo makinë?Pashë se mbylli telefonin i zemëruar dhe hyri në makinë.Ai mund t'i jepte makinës?Prit një minutë, si dreqin lejohej që ai të vinte në shkollë me makinë kur ishte vetëm ne vitin e parë të gjimnazit.

"Aria moj, ku të çon mushka?"-dëgjova Melisën të më thoshte.

"Tek statcioni i autobusit."-i thashë dhe ajo qeshi.

Rruga për në shtëpi ishte mjaft e qetë, unë dhe Melisa kishim vendosur secila kufjet dhe po dëgjonim muzikë.

...

Hapa derën e shtëpisë, mami dëgjohej tek fliste në telefon.

"Në rregull Ken, flasim më vonë!"-tha mami duke mbyllur telefonin.

"Ka ndonjë gjë që s'shkon mami?Pse nuk ka ardhur babi akoma?"-e pyeta.

"Jo s'ka asnjë problem shpirt, më tha se kishte shkuar për te takuar një shok që e kishin futur në burg.Nejse, si shkoi dita e parë e gjimnazit?"-tha mami ndërsa po gatuante darkën.

"Shumë mirë."-ia ktheva me një buzëqeshje.

Më vonë hëngrëm darkën, ishte mjaft qetësi.U ngrita nga tavolina duke i thënë mamit natën e mirë.Po bëhesha gati që të flija dhe në mendje më erdhën fjalët që tha mami.Në fund të fundit me siguri mami s'dinte asgjë se pse mund t'a kishin futur në burg.Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë.

Ndërsa mendja po kthente momentet e shkollës, sytë pak nga pak po më mbylleshin.Më në fund rashë në një gjumë të thellë...

Përplasja  (SHQIP)Where stories live. Discover now