Prolog

2K 135 323
                                    

Yjet janë ata që ndoshta mbajnë fatin tonë që prej ditës se tretë që lindim e deri në momentin që mbyllim sytë për të ikur nga kjo botë drejt kuturusë.

Atë ditë një trup vdes, një yll shuhet, një shpirt lirohet.

Në yje qëndron vulosur jeta jonë me lotët e parë që kur lindim, me lotët e zhgënjimeve të para e me çdo buzëqeshje, me çdo të mirë e të metë të saj. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse shpesh herë kur ndodh diçka e keqe, ne menjëherë mallkojmë fatin duke ngritur sytë nga zoti, qielli e yjet si për t'u treguar që po sillen shumë ashpër.

Fati...Kë godet më shumë e kë më pak, ama nuk le njeri pa goditur edhe ata njerëz që duken të paprekshëm nga flakët e dhimbjes, edhe këta njerëz e kanë ditën kur mbyten pa mëshirë në dallgët e jetës.

***
-Daniela, ku është Samanta moj? Do vonohet për provimin sot.

-Më duket se po fle, s'e kam parë të dalë nga dhoma.

-Pse s'e zgjove?

-O ma! Të dukem si alarmi saj?

Rrotulloi sytë me përgjigjen e së bijës e cila nuk i ndante sytë nga telefoni plloçak dhe shkoi drejt dhomës që ndodhej në fund të korridorit.

-Samanta, u bëre vonë. Çohu hë të keqen mami.- nuk mori asnjë përgjigje dhe u habit. Zakonisht nuk ishte kaq e papërgjegjshme dhe sidomos kur kishte provime, por ndoshta s'i dilte gjumi ngaqë kishte qëndruar tërë natën për të mësuar.

U afrua pranë së bijës dhe i preku shpinën për ta zgjuar, por dora iu bë qull. I largoi batanijen dhe vendosi kurrizin e dorës mbi ballin e saj.

Ishte prush! Po digjej e tëra dhe ishte mbulusr nga ca djersë nga koka deri në këmbë.

-Arben! Beni! Ngrihu të ikim në spital. S'është çupa mirë.- bërtiti teksa dridhej e tëra kur pa të bijën në atë gjendje, krejt e pavetëdijshme, pa ndjenja.
Ajo ishte pika e saj e dobët, por jo vetëm. Ishte gëzimi i parë, krenaria e shtëpisë.

***
-Hë grua se ndonje grip sezonal do jetë. Virusi është përhapur shumë. - mundohej të qetësonte të shoqen, por nga brenda meraku po e gërryente. Të digjej çupa 20- vjeçe nga temperatura ashtu si një foshnje e porsalindur?

Bënin ecejake nervozizmi nëpër korridorin e spitalit i cili kundërrmonte fiks atë erën katakteristike të spitalit; ilaçe e ankth!

Sapo panë që doktoresha doli nga dhoma, iu turrën me të katërta. Dukej që ishte një doktoreshë e re, e sjellshme me të gjithë, flokët ngjyrë mjalti i shkonin deri në supe duke e bërë të ëmbël imazhin e saj.

-Si është ajo doktoreshë? Ndonjë grip ë?

-Shkojmë në zyrën time.- sygjeroi ajo dhe ata pohuan me kokë teksa i shkuan nga pas.

-Zoti Spaho! Temperatura iu normalizua dhe pse e patëm mjaft të vështirë. Për momentin është e stabilizuar.

-Shyqyr zotit!- perqafuan njëri-tjetrin si për të ndarë gëzimin e për të larguar frikën.

-Por...

-Cfarë ka?

-Dallova nyja të enjtura limfatike në gjymtyrët e poshtme.
Në fundshpinën e saj dallova një vurratë mavi.

-Që do të thotë?

-Ka patur rënie nga pesha, lodhje, heqje të oreksit së fundmi vajza?

-Po,se bie pas provimeve, vret mendjen shumë. Ka hequr tërë ato kilogramë.

-Druaj se s'është kjo arsyeja.

-Ç'është?

-Nuk mund të flasim para kohe, nuk dua t'u shqetësoj ndoshta për kot.
Më mirë flasim kur të dalin përgjigjet e analizave të gjakut.

-Për çfarë dyshoni doktoreshë?

-Do flasim pas analizave. -psherëtiu lehtas doktoresha imcake dhe ata nuk patën zgjidhje tjetër veçse të largoheshin nga zyra e saj.

***
Ishin njoftuar nga spitali për daljen e analizave dhe nxitimthi kishin shkuar atje. Me gjithë kundërshimet e tyre, nuk ia kishin dalë që Samantën ta linin në shtëpi. Në fund të fundit ishte shëndeti i saj.

-Doktoreshë Enxhi!

-Uluni ju lutem. - bëri me dorë drejt karrigeve që qëndronin perballë saj.

Lëshoi stilolapsin mbi tavolinë dhe hoqi syzet e lodhur duke lëshuar një psherëtimë të thellë.

-Për çfarë vazhdon?-iu drejtua vajzës fatkeqe që qëndronte tërë ankth ulur në karrige.

-Gazetare e ardhshme.- foli tërë pasion kur kujtoi punën e saj të ardhshme. E dashuronte që tani.
Kaq u desh që doktoresha të lëshonte një buzëqeshje të hidhur,por nuk ngurroi pa i dhënë një vështrim që rrezatonte shpresë.

-Trupi i njeriut është i çuditshëm, shpesh herë e krahasojnë me një fushë betejë me ushtarë të ndryshëm.
Ka miliarda qeliza që prodhohen në palcën e kockës.
Qelizat staminale janë qeliza totipotenciale që ndodhen në palcën e kockës, nga to e kanë zanafillën të gjitha qelizat e gjakut.
Këto qeliza staminale hematopoietike te ty nuk janë në rregull Samanta. Ato kanë pësuar transformim malinj nga mutacionet në ADN e tyre duke i bërë këto qeliza anormale, sikur te mos funksionojne ashtu si duhet.
Ato kanë një rritje e zhvillim më të shpejtë se zakonisht dhe pikërisht këto qeliza tashmë marrin një emër tjetër; qeliza leucemike.- as vetë nuk e kuptoi përse u zgjat aq shumë duke dhënë shpjegime që me siguri ata s'i kishin kuptuar dhe nuk u interesonin, por ishte përfshire emocionalisht në këtë gjendje.

Ajo vajzë, ajo sëmundje i kujtonte të motrën... Ajo ishte vetem 30 vjeçe kur humbi atë betejë me leuçeminë. Ato ëndrra të lëna përgjysmë nga një leucemi më e fortë se vetë qenia humane.

Nuk mund t'i thoshte "ti ke leucemi" si pa të keq. Ishte makabritet, ironi e mallkuar e jetës, tallje e perëndive me siguri me atë shpirt rinok të etur për lumturi.

Si mundej një 20-vjeçare që vraponte pas ëndrrave ta linte atë vrap e të niste një udhëtim tjetër, më saktë një luftë? Ishte padrejtësi!

-Leucemi?!- pyeti me lot në sy pasi kishte ndjekur gjithë sy e veshë fjalët e doktoreshës dhe pas çdo fjale dukej sikur frika e shtrëngonte gjithnjë e më fort në kraharor.
Doktoresha nuk foli, thjesht sa pohoi me kokë duke u përpjekur të mbante lotët.

Asaj vajze nuk i duheshin lotë tashmë, i duhej shpresë e forcë. Një betejë e egër kishte trokitur papritur në dyert e jetës së saj, gati për të nënshtruar atë luftëtare.

A do e nënshtronte kanceri Samantën apo Samanta kancerin?

Nje luftë portokalli midis saj dhe kancerit, një luftë portokalli midis yjeve.

🌻🌻🌻

Përshëndetje të gjithëve! Një histori e re që shpresoj me gjithë zemer tiu pëlqejë. Kësaj here nuk do trajtoj një copëz nga mentaliteti shqiptar, por një plagë të shoqërise njerëzore; kancerin.

Shpresoj që në fund të mund të arrij të përcjell atë mesazh që kam në mendje.

Shumë faleminderit të gjithëve! Mos harroni të votoni dhe jepni mendimin tuaj në komente.

Përqaputhje për të gjithë!

4/07/2018

A.B

🌻🌻🌻

Një frymëmarrje më shumë.Nơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ