Ai e bente te lumtur, lumturia a nuk nenkuptonte dashurine?
Mbase mbase duhet ti jepnin nje mundesi njeri-tjetrit, mund ti jepnin nje mundesi se ardhmes.

-Cilat jane planet per neser Marion?-pyeti ne bisede e siper ai.

-Kam nje mbledhje ne pune, do marr Nikolën nga cerdhja sepse i kam premtuar ta coj ne park...

-Nikin do e marre e ema, i thash une,-e nderpreu per nje cast.

-Perse?-kerkoi te dite ajo.

-Sepse...sepse dua te te coj diku, te flasim...

-Te flasim per cfare?- pyeti dhe nje here akoma me e hutuar duke shmangur takimin me syte e tij.

Ai nuk iu pergjigj, e as ajo nuk e ngacmoi. E dinte se Pierre nuk heshtte pa qellim. E vertet ashtu qelloi.
Me te sistemuar kuzhinen ajo kaloi ne sallon aty ku Pierre e priste disi i tensionuar ulur ne cep te divanit.

-Pra...-vazhdoi ajo.

-Marion une mendoj se ndjej per ty,-i tha qetesisht, ndersa gjendej perballe saj.
-Dua te them, ti e di qe ska shume qe jam ndare, ti madje mund dhe te gjykosh, por un vertet ndjej dicka te re qe po lind.
Mundohem te kaloj sa me shume kohe me ty sepse prania jote me ben te ndihem mire...

E gjate gjithe atij fjalimi qe vazhdoi per disa minuta ajo kish mbajtur mend vetem fjalet "ndjej per ty" dhe puthjen qe ish shkembyer me pas.
As skish dashur te behej pjese e lojes e as skish refuzuar.
Kur Pierre kish ikur neper dhembe i kish thene nje "do te mendohem" gati ne menyre te pavetedijshme.

Se kishte menduar asnjehere si dicka me shume shoqerine e tij! Por mbase kish ardhur koha te hapte syte... Pierre ish njeri i mire, ishte i qete, punetor e shume i dashur. Krejt e kunderta e djemve me te cilet kish pasur te bente, ne karakter. Te mendonte per dicka me shume sqe keq...
Do ti jepte nje pergjigjje, duhet ta bente... neser mbrema.
...

Telefoni akoma binte mbi komo e ajo as qe e mori mundimin te nderpriste makiazhin. Le te priste Pierre dhe pak. Duke e njohur natyren e tij do kish zgjedhur dikca te kendshme e te qete...

Rruges nuk shkembyen shume fjale. Diku nga ora tete kur terri kish mbuluar makina ndaloi. Jo fort larg qendres se qytetit, ne nje nder hotelet me me emer dic ndriconte nga larg. Ata per aty ishin drejtuar.

-Eshte nje ekspozite,-buzeqeshi Pierre ndersa e mori per krahu.
Dhe ajo i dha nje buzeqeshje, disi me te sforcuar.

-Di qe te pelqejne pikturat?-vodhi per pak vemendhen e saj ai.
-Po,- u pergjigj duke pare ngultazi tablote.

-Dicka qe nuk shkon?

-Po me duken kaq te njohura?- i tha ne habi.

- Mund te presim per artistin, nuk besoj te vonoje.

Ajo pohoi me koke duke mos ia shqitur syte pikturave.

Ishte nje moment qe dicka e terhoqi te kthente koken, diku ne nje cep te hollit te madh shqoi fytyren e munguar.
Diç me i dobet, e floke me te gjate, po te erret si atehere. Kish sy te lodhur, nje blu e sfilitur qe po shihte pikerisht ate.

Nje takim tjeter sysh mjaftoi qe makina e kohes te rikthente mijera kujtime.

Asnjeri nuk levizi mbase sqene te sigurte ne ishin ata, ta njejtet derisa ajo me hapa te nxituar u mundua te cante njerzit per te dale jashte.

Pierre qe kish qene vecse nje vezhgues kish ndjekur me vemendje situaten. E kish njohur ate nga fotografite qe fshehurazi i kishte gjetur ne celularin e Marionit.

Kish qene gati te shkonte pas saj po te mos ishte per Klaudion qe rendi si i marre duke care turmat qe kerkonin autografe.
Nuk iu be vone per kurrgje, e rendi pas te cmuares gje qe kish kerkuar kaq kohe.

-Marionn!-thirri me ze te larte e ajo shtangu ca metra me tutje. Zeri i tij qe therriste emrin e saj qe mpires.
-Marion,- shqiptoi per te dyte here akoma me prane saj.

-Me lejo te shpjegohem,- i foli kur e kish perballe.
Ajo u shty te pakten dy hapa me tutje per te shtuar distancen e me logjiken e nje te rriture tashme po priste qe ai te nxirrte justifikimin e rradhes, ashtu sic kish bere gjithomne.
...

Rrefeu kaq shume sa i dukej sikur sdo te mbaronte kurre.
Kishin ikur mjaftueshme larg e kishin zene vend nje nje stol.

-Nuk di te te them sa keq ndihem per Rein!-fshiu lotet qe i shkonin curg.
Ai nuk foli e po priste fjalet e rradhes.

-Mund te kish qene ndryshe Klaudio, mund te te isha gjendur prane, ti kishe kaq nevoje per dike.

-Nuk doja te shkaterroja te ardhmen tende.

-Oh, e ardhmja, ne djalle! Ti ishe e ardhmja. Kaq gje se kishe kuptuar.

-Cdo gje qe une e dua me shpirt me le! Sdoja te ndodhte dhe me ty.

-Klaudio...une...ndihem ende pas kaq vitesh bosh pa ty. Rrija veshtroja trendafilin bojeblu ne kutine prej xhami bashke me mbishkrimim qe kishe lene. Qaja si e marre e kerkoja imazhin tend qofte dhe ne enderr.
Sa e kam vuajtuar ate dreq ndarje.

-Besoj, besoj se djali qe te shoqeronte sonte, domethene yt shoq... te ka ndihmuar...ta kalosh...
-Ai eshte vetem nje shok...-se lejoi te vazhdonte me tej.

-Ah, kjo do te thote se kam nje mundesi te dyte,- fshiu lotet e ne syte e tij shndrriti nje fije shprese.

-Te dyte? Ce do nje mundesi te dyte kur sja dole me te paren?

-Te kthej jeten tone ne nje telajo plot ngjyra, te te mbroj ty me gjithe qenien time, te te dashuroj cdo dite e me shume, ta adhuroj syte e tu te gjelber.
Dua te te bej te lumtur... dua te te shoh ty krah meje kur te zgjohem ne mengjes, te te llastoj, te mos ngopem duke te te thene se sa shume te dua cdo dite te jetes sime...

Ajo qeshi pakez e syte i nguliti ne qiell. Hena ishte e flakte sonte. Kish veshur nje petk te kuq ne menyre aq simbolike e dukej sikur shkelqente vetem per ate moment.

Dhe njehere rastesia qe mbreti i botes. Fati kish sjelle perballe njeriun per te cilin kish menduar cdo mbremje. C'mundesi kerkonte ai? Ajo ish gati te falte cdo gje vetem e vetem per te shuar zjarrin qe i digjte shpirtin.

U ngrit ne kembe e duke mos e kthyer koken pas i tha:

"Me duhet te mendohem" e buzeqeshi duke e ditur se skish cmendonte.

Ai e ndoqi dhe njehere, ngadale ceku me majat e gishterinjve gishterinjte hollake te saj. Ne fillim ceku ate me te voglin e ngadale zaptoi krejt doren e saj.

-Ti ske c'mendon,-qeshi pakez me cepin e buzes,-e nesermja premton nje qiell blu, aty ku une e ti do te fluturojme krah per krah,-perfundoi.

FUND

Me falni miq per update-in e vone. Ky pra ishte fundi per te cilin une isha kaa konfuze, por shumica fiton, pakica humbet.
Me lini komentet tuaja. Mbase ne nje te ardhme kur te jem aftesuar mjafueshme ky liber me ca rregullime te vogla do te botohem.
Faleminderit qe ishit me mua ne cdo faqe.
ERILDA❤

MarionetëWhere stories live. Discover now