Pjesa 8

1.1K 86 50
                                    

Nje dite e re, nje fat i ri, nje pune e re e mbase nje fillim i ri. Ishte e lumtur qe ashtu si cdo here kishte gjetur perkrahjen e familjes. I vetmi fakt qe e cudiste se tepermi ishin keshillat e tepruara te Drinit "Mos flit shume",
" Qendro e qeshur","Mbaje celularin hapur" e bla bla bla, te tjera si keto qe asaj i dukeshin shqetesime pa arsye.
Per here te pare ishte heret, kishte zgjedhur me kujdes veshjen dhe makjazhin e ishte gati te fluturonte nga foleja ashtu si zogjte e vegjel ne kerkim te fatit te tyre.
***
Pasi ishte ndare me Drini ne hyrje te firmes gjigande po kerkonte me sy recepsionin. Teksa vajza me miresjellje i shpjegonte pozicionin e saj vemendja e Marionit ishte e perqendruar tek pikturat e varura ne cdo cep. Ishin vepra arti te mirefillta, ishin mrekulli dhe te gjitha kishin te njejtat iniciale ne fund K.R. Deshironte ta pyeste per to, por recepsionistja sapo mbaroi shpjegimin, i la ne dore kartelen me emrin e saj dhe nje ser dosjesh per te perfunduar me firmosjet e kontrates 1 vjecare, me nenshkrimin e se ciles nuk kishte me kthim pas.

Zyra e saj ishte e vogel dhe sic dukej do e ndante dhe me 3 persona te tjere, te se njejtes fushe. Nuk priti gjate te zinte vend para kompjuterit.

-Pra,ti je fituesja e konkursit ee?-iu drejtua miqesisht nje djalosh ne gjatesine e saj, imcak e qe mbante nje pale nga ato syzet skeleti i te cilave kishte dal mode me kohe.
-Savjo, vazhdoi prezantimin e tij teksa i zgjaste doren.
-Eli, degjoi se si perselargu e pershendeti nje vajze paksa topolake.
-Une jam Marion!-u buzeqeshi embel para se Savjo t'i tregonte vendin e saj.
-A nuk duhet te ishte edhe nje tjeter ne kete zyre,-konstatoi teksa shihte rreth e rrotull ate zyre te vogel qe sikurse dhe holli ishte e mbushur me piktura. Ca te zymta e ca plot ngjyra...ca me jete, si te donin te flisnin e te tregonin nje pjese te historise se atij vendi.
-E mprehte,-vuri buzen ne gaz teksa me gishtin tregues rregullonte syzet e tij djali i saponjohur.Eshte e Glorit ajo tryeze, paksa e serte, hundeperpjete, i duket sikur ka kapur qiellin me dore,-qe pershkrimi i pahijshem qe beri per vajzen ende te panjohur.
-A nuk mendon se nuk duhet i pergojojme njerzit pa arsye?-pyeti gati vetullngrysur. 
-Do te punojme ne Java, do nderojme nje aplikacion dhe nje faqe web, specifikat e projektit ti kane dhene besoj. Jemi ndare 2 e nga 2. Zgjidh me cilen ndihesh me komode,-ndyshoi teme ai duke i bere keshtu bisht pyetjes se tij.
-Me web-in buzeqeshi duke marre diskun qe i lejonte instalimin e programit.

Ai pati nje shkelqim te cuditshem ne sy, teksa i dorezonte diskun vajzes qe ndodhej ngjitur me tryezen e tij te punes. Priste nje pune te mire nga kjo vajze e re.

Ndihej mire, deri tani ndihej mire. Detyra per krijimin dhe mirembajtjen e webpageit i ishte caktuar asaj.
Nuk merzitej te qendronte per ore e ore te tere duke shkruar ne taste stukturen perseritese te kodit dhe ta testonte pastaj sa bukur i kish dal ne faqen e webit.
E ne mbarim te asaj dite te pare, priste si e si te takonte Drinin, te ndante me te cdo detaj qe i kishte rene ne sy, sado i vogel te ishte ai.
Valle a do te duronte ai derisa ajo te mbaronte ate ligjerimin e saj te pafundem?

***
-Dhe te shihje ca piktura... do cuditeshe o Drin!-kishte vazhduar ajo me te sajen teksa ulur ne sallonin e madh te shtepise se Drinit, te dy shijonin ate cokollaten e ngrohte ne filxhan.
-I imagjinoj,-pergjigjej qetesisht duke i perkedhelur  butesisht koken e mbeshtetur ne shpatullen e tij.
-Ti je kaq i mire,-tha ajo pas nje heshtjeje te shkurter.
-A thua?-drejtoi ate pyetje retorike ndersa qeshte e luante me floket e saj.
-Le te enderrojme per pak,-propozoi per nje cast ajo.
-Te enderrojme?-ngriti vetullen mosbesues ai.
-Po pra po,-mbylli syte ajo.
-A jam une te endrra jote?-pyeti kurioz nderkohe qe e shihte embelsine qe rrezatonte ajo me buzen ne gaz.
-Se di...po kerkoj akoma,-vazhdoi te luante si nje femije me te.

-Pra ti po nenkupton qe une nuk kam vend ne endrren tende?-u tall Drini.
-Jo, spo nenkuptoj,po kerkoj...dhe...te gjeta.E di ku je?
Ulur ne divan, ne te njejtin si tani, perpara televizorit, me nje tas kokoshakash mbi tavoline, i lodhur sepse ke programuar shume...,-por fati e donte qe ajo enderr te nderpritej nga nje telefonate e Drinit.

Iu desh te ndaheshin pas nje perqafimi kockethyes pasi Drini e shoqeroi ate shume prane shtepise.

As ne shtepi nuk i munguan ato pyetjet frymemarrese te cilave u pergjigjej shkurt dhe ku pas cdo pergjigje e ema ia kthente e shqetesuar "nese nuk ndihesh mire nuk ke pse punon". Mundohej ti qetesonte duke u thene se ishte mire, dhe padyshim krenare me veten qe kishte arritur dicka vete.

Problem per te tani do te ishte koha. Ajo nuk shquhej per ndonje korrekte te madhe dhe te qenit vone e kishte kthyer ne emrin e saj te dyte. I duhej rregull dhe...dhe orare te reja.
Por si mund te kishte orare per nje harrakate si ajo, nje shpirt i lire qe krijonte gjithmone rregullat e saj?

Shpirt i lire...per kete kishte nevoje. Te ishte pak e lire sonte...te pakten sonte. Pikerisht sonte donte te nxirrte nga sirtari ate bllokun e trashe te vizatimeve te saj qe ishte pluherosur duke qene i mbyllur.
Ah Vjola, Vjola! Asaj duhej ti ishte mirenjohese per jete qe kishte arritur ti nxirrte ate dellin artistik, talentin per ti dhene jete nje flete. Ishte ende larg te qenit nje piktore profesioniste,se e bente per pasion normalisht, i duhej ende pune, ta qante me lot ndonje skice, por perpjekja nuk i mungonte.
Kur ndihej e merzitur vizatonte, por sonte donte te vizatonte nje "enderr".
Endrren e saj.
Ajo kishte shume endrra, besonte ne to, ishin ato te cilat e mbanin gjalle.
Nuk enderronte si vajzat ne romanet qe ajo lexonte, as nje princ te kalter,
enderronte per nje qiell blu te xixelluar nga yje si te ishin te gjithe se bashku dore per dore harmonikisht ne nje vallezim, enderronte per nje puhize qe i perkedhelte floket ne fytyren e saj, enderronte nje dore te kapur me te sajen.
Vazhdonte enderronte...per qetesine. E donte qetesine, donte qe shpirti i saj lehtesisht i thyeshem te ruhej,te mbrohej, te mos lendohej.
Ajo besonte, ne endrra, ndryshe nga te tjere...
Ndryshe nga ata qe i dorezoheshin jetes se eger, te mbyllur nen hekurat qe kjo bote krijonte per secilin, ku ftohtesia ne shpirt i zbehte dhe arsyen, ajo zgjidhte tju dorezohej endrrave.
Ndersa te tjere...zgjidhnin ti dorezoheshin gjithckaje...mbase per te filluar nga e para...mbase per ti dhene vetes nje mundesi te dyte...mbase mbase per te besuar ne enderra dhe ne dicka qe mendjen ua gervishtte aq shpesh keto kohe...
Mos ishte ky nje fillim pa kthim?

A/N
Heyyyy... update nga une ketu!
Shpresoj shume shume ta pelqeni....
Mund te me keni marre shummmme inat se une nuk rri hic ne watt por sic e dini KOHAAA dhe shkolla qe na e shpifen.
Do beni si do beni edhe nje muaj, do te duroni keto pjeset koti sa ti ve vulen shkolles dhe do ju bashkohem per nje rikthim te fuqishem😂😝.
Dua t'ju pershendessss shumme te gjitheve! Perqaputhje per te gjitheee juuu lexues te dashur!!
Kush te doje te me shkruaj per ddc apo shout out.

Sa per librin deri tani, keni gje?

Mund te me thoni!
Xoxo nga una💋💋
Btw...ne foto Klaudio...e Marion

MarionetëWhere stories live. Discover now