Pjesa 12

967 90 33
                                    

-Drini nga behet?- ishte pyetja e rradhes e te vellait ate pasdite te djele.
-Me shkollen, sec ka nje projekt te rendesishem,- i sqaroi ajo.
-Sikur sduket me ketej ai, kaq e rendesishme qenka shkolla sa sgjen dot 1 ore kohe per te dashuren?-thumboi i vellai.
-Drini mendon seriozisht per te ardhmen, e pastaj ne nuk jemi te lidhur. Mos aludo kot,-u mbrojt ajo.
-Te gjithe seriozisht e mendojme te ardhmen...-i tha Aroni me syte ngulitur ne video lojen e tij, e pas nje pauze te shkurter shtoi,-une shok e kam por se di, seshte se me ka ngjitur ndonjerhere. Ia kam friken se te shet lehte ai,-shtoi disa doza humori si per te zbutur ate qe tha.
-E pertej shakas, ai eshte tip i cuditshem, shume i dhene pas jetes se tij, vetes e shkolles. Dua qe ti te jesh e lumtur,por bashke sikur sme jepni ate kimine perfekte,-e pa drejt e ne sy ai duke larguar levat e PlayStation-it nga dora per nje cast.
-Eshte ende heret per te folur per "ne". Tani per tani te dy jemi te fokusuar drejt dickaje, madje madje nuk jam e sigurt per ate "dickane tone". Dua te them kemi ca si tip ndjenjash...
-Ty te kane fluturuar fluturat ne stomak qe ne gjimnaz,-e nderpreu ai duke e gudulisur.
-Ti me mbaje pishtarin mua?-pyeti tere kuriozitet ajo.
-Jo, moj, cne une. Po ja te shihja kur ziheshe me te kot se koti pa arsye, ose kur e shihje si qyqe ate naten e ballos se matures. E mban mend si i lutej Ana per te kercyer me te?
-Idiot,-nuk e la ajo te perfundonte duke i rene me jastekun e pare qe i zuri dora.
-Te verteten thash, se eshte i bukur cfaj kam une?-u shfajsua ai.
-Une jam me e bukur,-kaloi floket ajo pas supeve si nje femije i llastuar.
-Po ti po! Ja Miss Komuna e Parisit, nje meter e cik ne kembe,-vazhdoi me te tijen Aroni.
-Ik, zhduku,-e pa ter inat ajo duke dale nga salloni ne drejtim te dhomes se saj.
Nje nje fare menyre i vellai kishte te drejte. Ajo ishte kaq ndryshe nga Drini, duke filluar qe nga menyra e te menduarit e deri tek gjerat e vogla. Ai qeshte kur ajo fillonte me enderrimet e saj capkene, por e dinte se sa te veshtire e kishte tipi i tij aq realist te pranonte ate dhe boten e saj.
E megjithate ajo mendonte se dashuria ishte celesi i cdo gjeje.

Kur dy njerez duhen, duhen me zemer nenkuptoj, edhe yjet po te qajne nuk i ndaj dot. Cilido qofte hendeku, cilado qofte largesia ajo shuhet, zbehet dhe i le vendin dashurise.
Ajo ndihej e sigurt, por nuk dinte sec Drini ndiente.
...
Kete nate me shume se kurre ndiente nevohej te fliste me te. Kishin gati nje jave qe nuk kishin shkembyer as edhe nje "ckemi". Mesazheve te saj nuk i qe pergjigjur e ajo ja ndiente aq shume mungesen zerit te tij te embel, e kishte marre malli ta perqafonte fort, por ajo neglizhenca e tij...Ah, ajo neglizhenca e tij e bente te qante ne heshtje. Gjithmone keshtu kishte qene! Moskokecares ndaj te gjitheve kur behej fjala per veten e tij. Ajo ana e tij egoiste qe e vriste nga pak dhe ate. Por ajo duronte... Ishte mesuar te priste tashme...
"Hey" ishte ai mesazhi i shumepritur qe ndricoi ekranin e telefonit te saj.
"Si je?" I shkroi ajo shpejt e shpejt duke u munduar ta kapte online.
"Mire, besoj" i ktheu ai.
"Pse nuk pergjigjesh" e pyeti me aq padurim Marion.
"Sepse kam pasur shume pune" ishte ajo pergjigjja e tij aq lenduese.
"Per mua sgjen dot 2 minuta ti" i kerkoi ajo llogari pa e ditur se nuk do te merrte me pergjigjje por vetem ato dy tick-et blu qe i tregonin se mesazhi ishte i pare.
Vetullngrysur flaku celularin duke i perfunduar ne dysheme. Ndihej e lenduar, e perseri e donte aq shume. E donte pa kompromis, e donte ne heshtje, e donte me shpirt.
E kur ishte e merzitur nga ai qante, mbase shkruante ndonje rrjesht ose vizatonte, mjaftonte te nxirrte inatin ne nje menyre, pastaj qetesohej,i shkruante prap, priste...
...
Kishte lexuar mesazhin e saj, ate te fundit, dhe cdo mesazh para tij. Kishte dashur mbase ti kthente pergjigjje ne cdo moment por ai kompjuteri dhe ato letrat e flakura shuk ia kishin marre mendjen. Donte nje prezantim te shkelqyer per te fituar ate bursen aq te dashur per ti dhuruar nje te ardhme tjeter, jo ketu, jo ne Shqiperi ku e priste vecse nje page modeste e nje jete monotone.
E Marioni? Dinte se ndjente dicka...dicka pa emer. I pelqente ajo ciltersi, ajo embelsi,por urrente ate anen enderrimtare te saj, ate aspak realiste e adaptive me boten. Ajo nuk ishte si ai. Mendonte per te, kishte kohe qe mendonte, por c'e ardhme e priste me nje si Marion? Kishte nevoje per dike te pjekur e me kembe ne toke, ndaj ai i kish dhene nje mundesi me shpresen se ajo do te rritej.
Zemra i rrihte...per te, kur e shihte...kur i buzeqeshte, por a i dhimbte dhe atij njesoj kur e linte te hutuar, pa pergjigjje dhe me 1000 perse ne koke?
Nah, nuk kishte kohe te gjente pergjigjje tani ndaj i shkroi nje " Te dua shume, do te te jap me vone shpjegime" dhe fiku celularin duke neglizhuar ato mesazhet e shumta nga vajzat qe i qepeshin ngado e nga cdokush tjeter.
...
Por ajo se pa mesazhin e tij, se pa as diten tjeter, e as tjetren. E atehere i telefonoi duke pritur qe te pakten te mund ti justifikohej me nje takim.
Pas shume zilesh degjoi zerin e holle pertej telefonit.
"Drin" tha emrin e tij duke hezituar.
"Mund te te takoj, tani"kerkoi me ngulm ai.
"Kam pune" ia ktheu ne te njejten menyre si ai pak dite me pare.
"Marion, te lutem" kembenguli ai dhe me shume.
"Mire" pranoi pas nje cope here ajo.
Degjoi emrin e vendit ku do te takoheshin dhe nxitoi te vishte nje xhakete.
Ishte bukur ta shihje ulur ne nje cep, aq te qete teksa nderthurte gishtat ne floket e tij kafe, ndoshta nga stresi.
Inat Drinit nuk mund ti mbante sido qe te vinin punet, ndaj shkoi drejt tij dhe e perqafoi fort. Ai beri te njejten gje duke e pare drejt e ne sy.
-Me fal,-ishte gjeja e pare qe i tha pa u ulur ende.
Ajo pohoi me koke dhe i shtrengoi doren duke u ulur prane tij.
-Pra, ckemi ndonje te re?-pyeti me padurim ai.
-Nuk ka ndonje te re nga une. Cdo dite e njejta rutine, pune, shkolle, ndonjehere ne Vjolen dhe Aronin. Ti?
-Epo, kam ca kohe qe merrem me ate projektin, sot  e nisa dhe pres nje pergjigjje. Pune burse e ke parasysh?
-A mund ta lem shkollen te pakten per sot,-i kerkoi me nje fytyre bebushi ajo.
-Posi, hajde!- e terhoqi duke buzeqeshur.
-Po ku?
-Ku te na cojne kembet...

Gjate asaj dite kaluan sa ne nje cep te Tiranes ne tjetrin. Duke kaluar sa ne nje park lojerash ne nje tjeter. Ata meritonin te qeshnin, meritonin te ishin te lumtur, e aty, pikerisht aty kuptuan se sa shume e donin ata njeri-tjetrin. Ama, per Marionin dicka ishte ndryshe, shume ndryshe. Ato puthjet e Drinit nuk i shkaktonin ate dridherimen qe duhej ti ndente shpirti, sic i kishte ndodhur me Klaudion, e gjithckaje ja kish vene fajin frikes qe kishte pasur. Po po,ishte frika ajo ndjenja e frikshme.
"Drin te dua shume" i kishte thene teksa me koken mbeshtetur ne supin e tij shihte diellin e perflakur te fundosej ngadale ne liqen.
" Une me shume, apo jo Kakao" theksoi embel fjalen e fundit.
Ishte kaq e lehte valle ti thoje te dua dikujt? Sikur qe ishte e lehte. Te plus dua, te dua. Kur nuk ka mjaftueshem ndenje brenda e lehte esht ta thuash. Apo eshte kunderta?
A mos valle bashke me diellin do fundosej dicka me shume? Bashke me zjarrin e tij do te shuhej dhe dicka tjeter? Gjithmone ekziston nje fije dyshimi, nje mbase qe na e ze frymen. Gjithome do te ekzistojne pyetje pa pergjigjje e ne, ne i leme kohes te gjeje zgjidhjen e gjithckaje.

A/N
Miq, ky update eshte ca i merzitshem por qe duhej, eshte "arne" per pjeset ne vijim.
Gjithsesi, ju mund te me shkruani rreth cdo gjeje e te lini mendimin tuaj ne koment.
Doja gjithashtu tju njihja me READCommunity nese doni te jeni pjese e konkurseve te ndryshme.
Xx erilda💋

MarionetëWhere stories live. Discover now