Pjesa 30.

195 29 43
                                    

Anglia kishte qene gjithmone nje vend i forte, teper i forte per tu perballuar , por duke qene se ishte hera e pare qe djali i tij po kerkonte te sulmonte nje vend , nuk kishte si te vepronte ndryshe , vecse te pranonte.

Kishin marre pothuajse gjithe forcat e ushtrise se tyre , ishin pergatitur me armet dhe mjetet luftarake me te mira. Edhe pse ishin me te shumte ne numer , serisht te perballeshe me Angline, kerkonte vertet guxim dhe ata e kishin.

Nuk e kishte mendjen te asgje tjeter. Emri i saj i vertitej ne mendje , i dilte para ne cdo gje qe shikonte. Ajo ishte ne rrezik ? Perse valle ?! C'kerkonte ajo ne Angli ? Hera e fundit qe kishte degjuar prej saj ishte teksa ajo qendronte ne krye te Rusise. I ati se bashku me epersine e tij kishin menduar ta sulmonin dhe njehere Rusine , por kesaj here Aroni kishte thene se duhet te kalonte mbi trupin e tij .

Kishin dite qe udhetonin te palodhur dhe me ne fund ndodheshin ne hyrje te kufijve te Anglise. Menjehere sapo trupat e Anglise i vune re u turren drejt tyre . U nevojit vetem zeri kumbues i Adamit qe te gjithe te suleshin ne nje mision vetvrases.

Ishte cmenduri. Gjithe kjo lufte ishte cmenduri me vete. Ne ato momente teksa shikoje betejen qe zhvillohej te vinte neveri nga njerzit qe jetojne . Jane gati te shkaterrojne gjithcka dhe gjithkend per te marre ate qe duan. Jane gati te kthejne boten permbys per te marre nje pjesez te saj, por ne fakt kane harruar dicka. Bota nuk i perket nje njeriu te vetem , ajo eshte krijuar per te gjitha qeniet e gjalla. Ate nuk mund ta sundoje nje njeri i vetem , ajo sundohet nga jeta.

Nderkohe qe shikonte ushtaret te ndesheshin me njeri-tjetrin, te gjymtonin e te vrisnin njeri-tjetrin sikur te kishin nje armiqesi shekullore , ne mendje i vinte serisht Anastasia. Ajo ndodhej diku aty dhe ai duhet ta shpetonte.

U be gati te shkonte , por ishin fjalet e babait te tij qe e penguan.

"Perse erdhem ketu ?! "

"Per te marre pushtetin e Anglise baba "

"Une te njoh. Ti gjithmone ke qene kunder."

"Tashme sjam me."

"Perse Angline ? Perse nje vend kaq i fuqishem ? "

"Qe kur te intereson se sa i fuqishem eshte vendi ?! Une jam djali yt dhe bej gjithcka per te marre ate qe dua. "

"Dhe cfare do ti saktesisht ? "

Nuk iu pergjigj , thjesht puthiti kamxhikun me lekuren e ashper te kalit dhe hyri mes turmes te terbuar te ushtareve qe copetonin njeri-tjetrin. Ai e dinte cfare donte. Ai nuk donte asgje nga keto qe po ndodhnin rreth tij , as luften , as pushtetin , as meritat. Ai deshironte vetem Anastasian. Ajo ishte deshira e tij e vetme , ishte gjithcka qe ai kishte kerkuar.

E gjeti dhe njehere veten e tij te rrembyer nga ndjenjat. Kesaj here do te luftonte per hir te dashurise. Ne nje fare aspekti dhe ai i kishte ngjare babait te tij , pasi ai sakrifikonte gjithcka per te marre ate qe donte dhe praktikisht ai po bente te njejten gje. Do te vdisnin me mijera njerez te pafajshem qe ai te merrte Anastasian , por nuk i interesonte. Kur behej fjale per te, atij nuk i interesonte asgje.

Valeviste shpaten mbi trupat e te tjereve sikur te ishte duke bere gjene me normale. E zhyste pameshire drejt e ne zemrat e tyre duke u dhuruar vdekjen pa mundime. Shikonte sterkalat e gjakut t'i uleshin ne fytyre dhe ne duart e tij dhe dukej sikur ato pikela gjaku formonin fytyren e saj .

"Cte ka gjetur sot ? " - foli Adnani duke gulcuar nderkohe qe e shpetoi nga nje shpate qe me siguri do kishte perfunduar duke ridekoruar krahun e tij .

"Cdo te thuash ?!"

"Ske qene kurre keshtu ."

"Ajo eshte ketu Adnan . Duhet ta shpetoj "

Helena E RusisëTempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang