-7- Nje nisje e re

821 75 55
                                    

                           * * *

Cliret ndihej teksa rregullonte disa nga rrobat e saj per t'i marre me vete.E disa nga sendet e saj personale.Ishte momenti para se ajo te mbyllte valixhen e vogel,kur ajo vendosi siper tyre nje fotografi.

Nje burre e nje grua te qeshur,te lumtur,me nje vajze te vogel pran tyre.Nje llastice te lezetshme.E cila kish zgjatur krahet drejt se emes,e kjo e fundit ish perkulur per ta marre.Ndersa burri i veshtronte i qeshur.

Ishin ata...ata te tre...dikur!

I shihte me syte e mbushur me lote.Dikur ata ishin nje familje.Dikur ata duheshin!Dikur nje vogelushe llastohej e nje gruaje i plotesoheshin te gjitha deshirat!Dikur ata jetonin ne perralla,ndersa tani jetonin realitetin.Burri jetonte boten e pertejme,atje ku jeta vazhdon.Gruaja ne boten e "kurveris",aty ku cdo nate nje kenaqesi e re shfaqej.Vajza,mes atyre dy boteve,ku zemra e shpirti qendronte ne boten tjeter,ndersa trupi ne te "kurveris".

"Dikur ti me doje,ndersa tani me katandise sic vet je.Por do largohem nga ty e pislleku jot." i foli gruas se qeshur ne ate fotografi,ajo qe dikur ishte mamaja e saj."Me beso, te dua!Te dua ne nje menyre te cuditshme!Te dua per femren qe ke qene,idhulli i dikurshem!" tha e mbylli valixhen.

Me te veshur rrobat e saja te gjumit u shtri e qete,cuditerisht.Nuk ndieu asgje.Mbylli syte e per ceshtje sekondash hyri ne boten e enderrave.Aty ku lumturia e priste;

° ° °

"Babiii,o babiii!Ku je?Shfaqu,une per ty erdha!" jehoi zeri i saj.Shihte kembet tek ndiqnin njera-tjetren ne ate bardhesi te pafundme."Dil!Dua te te tregoj fustanin e ri qe me bleu mami!" tha e ne moment iu duk vetja e vogel.Rrotullohej dhe palet e fustanit te rozte,ngjyres se preferuar te sajen,i fluturonin si vale deti."Ii po mami ku eshte!Ejj dilni!" therriste e qeshur.
Pak me tutje pa nje cift te ulur ne stol.Gruaja mekej nga te qeshurat,ndersa burri i kish hedhur doren ne qefe dhe e dashuronte vetem me sy!
"Ja ku jeni!Ju gjeta!Taa..!" therriti e lumtur.Mes tyre u ulu duke i perqafuar."Babi shih fustanin!"

"Oh,zemra e babit,shume i bukur.Ashtu si ti!Qendro gjithnje e njejta!" degjoi fjalet e te atit.

° ° °

Deshira e saj iu shfaq.U ngrit e lumtur vetem nga ajo enderr.Por dicka nuk kuptonte...Ajo qendronte perhere e vogel.-E kjo ndodhte per shkak se ajo kish ngelur ne te shkuaren e prej saj nuk ndahej.E gjente veten aty,ne ate moshe!

Veshtroi oren e ndodhur ne komedinen prane krevatit te saj e vereu se per pak duhej te shkonte ne kishe.U vesh shpejt e shpejt pa u rregulluar shume,e valixhen terhoqi jashte dhomes se saj.

Pa zhurme hidhte hapat ne largim te asaj shtepie.Por do ishin ngasherimat e se emes ato qe do e ndalonin hapin e rradhes.Hodhi syte nga dera e dhomes dhe e pa paksa te hapur e aq i mjaftoi te shihte se c'ndodhte.

E ema e ulur ne shtrat.Nga syte e saj pikonin lote,te cilet perfundonin tek nje fotografi qe ndodhej ne duart e saj.Ishte e njejta!E njejta foto qe ajo mori me vete.Te njejtet personazhe!

Te thonte se nuk u prek aspak do te ish nje genjeshter nga ana e saj.Por ne kraharor dicka e goditi.Nofullat nisen t'i dhimbnin teksa perpiqej te mbante lotet.E pamundur!Sepse ajo ishte gruaja qe kish pare diten e vdekjes se te atit.Atehere kur e vogel kish shkuar per ta ngushelluar me perqafimin e saj.Perqafim,te cilin e ema i thonte se e kish ilac.

"E pamundur qe ti te qash!" peshperiti teksa largohej,ndersa nga ana tjeter Olta e kish degjuar!Zeri i jehuar i saj kish trembur ate dhe e kishte bere te ngrinte koken.E kur doli nga dhoma kontrolloi per njeri,por nuk gjeti..

"Do te me kene bere veshet!" foli me vete nderkohe qe fshinte lotet.

...Laina u largua,e ndoshta per me mire.U largua prej se shkuares se saj per te prekur nje te ardhme,enigmatike.

Ndodhej tashme me autobuzin rruges per ne manastire.Me koken e mbeshtetur ne dritare veshtronte rrugen.Pemet qe linte pas,shtepite qe furishem dukej sikur vraponin ne drejtim te kundert te sajin.Dukej sikur ajo ecte para,ndersa te tjeret pas. Sikur ajo vraponte drejt se ardhmes, nderkohe qe te tjeret drejt se shkuares.Po ne te vertet po ndodhte e kunderta!

Perbrenda kishte nje parandjenje.Sikur dicka do i ndodhte.Faj per nje parandjenje te tille,nuk kishte.Gjithmone ne dicka te re qe bejme do kete te tilla ndjesi.Sepse jane ndodhi te paprovuara,gjera te reja,jo monotone,jo te perditshme.

Tani i duhej te priste.Te priste per te pare teksa ajo parandjenje kthehej ne reale!

"Arritem!" degjoi zerin e njeres prej murgeshave qe i kishin shoqeruar gjate rruges.Ajo e nxorri nga mendimet e saj dhe e ktheu mes tyre.E mes atij vendi...misterioz!Te panjohur!Ne paraqitje te mahnitshme!

°^°^°^°^°^°^°^°^°^°^°^°^°^°^°^°^°^

Hi...
Mund t'iu duket e shkurter por kaq duhej smund te zgjaste kaq shume.
Kam nje lajm per ju 😜:
Ne kapitullin tjeter shfaqet nje personazhi i ri....Po se kush le te mbetet sekret deri pjesen tjeter
Dhe do perpiqem ta zgjas ca mos ta lej te shkurter !

.....Tani do filloj sic duhet historia e shpresoj te me dal ashtu sic e kam planifikuar une....😄😄

MekatiWhere stories live. Discover now