-Kush ishte?-pyeti me padurim Marion.
-Nje shok! Ka ardhur nga Amerika. Ka nja dy vite qe se kam pare dhe me tha te takohemi, por qe skam nder mend te shkoj,-tha duke zene vend prane saj.
-E pse? Uff, tani qe e mendoj, bej mire te shkoj se vajti vone!-tha duke u ngritur e duke shkundur gjethet qe i ishin ngjitur neper rroba.
Ikim kakao,-i zgjati doren ajo me ate buzeqeshjen e pafajshme qe nuk i shqitej kurre.
-Kakao, me pelqen! Tingellon bukur e thene nga ti.

                                     ***
-Do te shihemi pra,-tha duke i dhene doren Marion.
-Sigurisht qe do te shihemi sheqerke,-tha duke e perqafuar ai pa marre parasysh pershendetjen e saj paksa te larget.

U be gati te largohej, por ne trurin e tij ndodhi nje reaksion i cuditshem qe e beri te kthehej dhe njehere mbrapsht, te afronte Marionin dhe ta puthte.
Per dreq, ajo u shmang dhe ai arriti vetem ne faqen e saj.

U shmang? Por pse nuk po e kuptonte... Ia nguli syte serioz ne pritje te nje pergjigjjeje
-Drin, do me vrashesh me ata sy,-uli koken ajo e turperuar.
-Por, pse?
-Sepse je ne shtepine time. Sepse Aroni, babi dhe keto plakat e lagjes mund te dalin nga casti ne cast... kerkon akoma me shume arsye?
-Hemm... Ke te drejte! Me fal! Ndonjehere me le truri dhe mua.
-E pra! Ik tani tako ate Kevinin, Klaus apo Klaudion a si e kishte!
-Pershendete Aronin dhe xhaxhi Genin.
-Ehe! Ke nder mend te gdhish ketu,-vuri me dukje ajo.
-Duke te pare ty mund edhe te vdes!
-Mjaft,- e shtyu ajo.
                                         ***
Nxitoi per te mberritur ne piketakimin qe kishte caktuar Klaudio. E kishte marre malli per te c'eshte e verteta.

-Hehej bro! Te la zoga te vije,-u tall ai duke e perqafuar.
-Ti tek nje vend e ke mendjen Klo! S'u rrite njehere!
-Po ik ore! Jo po si ti qe e ka mendjen te kete nje shkolle, nje pune te rehatshme dhe nje te dashur te perkushtuar.Njehere shijohet jeta! Nuk behesh me 23 vjec!
-Posi! Sipas teje jete qenka te shpenzosh pakriter per jete luksi, e per te dashura pa dy fije tru.
-Ahahaha, qe kur kaq romantik ti Drin! Per mua te gjitha nje kopje ADN-je jane. Bjonde plastike, buze te fryra, rroba te ngushta gati sa nuk iu shqyen zinxhiret. Per te mos folur per te foluren plot servilosje, apo kur lepihen si puna e maceve.

Mendja e Drinit kishte marre arratine tek Mariona e tij... Edhe ajo ishte bjonde...por kurre se pranonte, ishte e bukur si dreqi, ishte e zgjuar, nuk servilosej.
Ajo ishte endrrimtare, ishte e adhurueshme...lehtesisht e dashurueshme. Ishte shtegu ku gjeje mbrojte nga muret e larta qe ngrinte egoizmi. Ajo ishte nje shpirt i lire...
-Nuk jane te gjitha njesoj, mos i fut ne nje thes,-kundershtoi ai. Mbase ato me te cilat shoqerohesh ti duken te gjitha njesoj...
-Mire, mire e leme nuk ia vlen te debatojme per kete teme,-permbylli Klaudio biseden
duke ndezur nje cigare dhe duke i zgjatur nje Drinit.
-Nuk e pi!-refuzoi ai. Dhe ti nuk ben mire qe e pi! Eshte shume i demshem.
-Rrofsh qe na e the e! As mami im nuk ankohet kaq shume.
-Nejse, c'e mire te solli ketej?
-Babi! Do qe te merrem me nje pune ne firme.  Na kane dal ca probleme me kompleksin e ri qe po ndertojme. Nuk pranon njëri te shese pronen... Shkova sot po nuk e gjeta. Ishte e bija me duket... hotter than hell by the way ...ishte e mire dreqi, por ca nevrike...
-Aha, kuptoj. Je negociues i mire ti, do e rregullosh kete pune. Ne nje fare menyre me vjen keq per ata njerez, sepse aty kane ngritur nje jete te tere...
-Nuk isha une ai qe zgjodha token per komplesin e shtepive ishte babai. Sipas tij ka nje pozicion goxha te favorshem duke qene prane qendres se Tiranes. E pastaj ne po u ofrojme para mjaftueshem...nuk po ja mbajme kujt hakun.
-Cila zone eshte?
-Diku nga Komuna e Parisit...eshte nje lagje e vjeter, po ka me se shumti biznese,jo lokale, jo servise,jo klinika...nuk jane banesa.
-Permende pak me pare nje vajze... c'biznes ishte?
-Aaa ajo, nje oficine e vogel...cuditerisht mjaft e rregullt, mu duk si ato jashte shtetit... goxha standart. Po cne gjithe ky interesim? Po me duket vetja sikur po me intervistojne,-u tall Klaudio.
-Ahaha, jo jo eshte thjesht kurioziteti,-vuri buzen ne gaz lehte Drini.
-------------------------------------------------------------
Hi !! New update!
Shpresoj shume t'ju pelqeje dhe t'ju duket ndopak interesant!
Si po ju duken personazhet deri tani?
Ke simpatizoni me shume?
Aludoni nje cik per kete lidhjen                  Drini-Marion-Klaudio... se dua te dije mendimin tuaj.
Lysm🙈
Xx erilda💋

(Nje prezantim i shkurter me personazhet)
DRINI

(Nje prezantim i shkurter me personazhet)DRINI

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

MARION

KLAUDIO

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

KLAUDIO

KLAUDIO

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.
MarionetëWhere stories live. Discover now