Hiqej si e ftohte, por qe dreqi ta haje, kur shihte Drinin syte e saj merrnin nje ndricim kotelje. Bebet e syrit i zmadhoheshin, jeshilja e syve te saj theksohej me teper dhe ajo pamja serioze zhdukej ne cast.

Ne ato momente ishte ne dileme ti fliste apo jo?
Epo, nje ckemi sdo vriste askend. Ai djale duhej te mesonte si te sillej me nje vajze e jo te bente ate tipin prej menefregisti aq me teper para Marionit ku njiheshin kahera.

"Nje ckemi i mjafton" mendoi ajo, por jo! Shikimi i thelle nen syte kafe te Drinit e zhbiroi te teren dhe si gjitmone ajo kthehej ne kotelen e embel.
-Ckemi Drin!-i buzeqeshi embel teksa tentoi te afrohej drejt tij.
-Hej Marion,-ishte pershendetja e tij mosperfillse nga e cila as nuk tentoi te kthente koken, por u shmang duke nderruar drejtim.

Nje shenje e lehte nervozimi u duk ne fytyren e Marionit. Kjo sjellje e tij si pelqente. Sa here i kishte thene vetes "Ndal", sa here e kishte frenuar veten mos te binte ne dashuri me te, por jo, zemra nuk komandohet.
Nese ajo do te kishte nje telekomande me te cilen ta  kontolloje do te qe e lehte, ama ajo nuk ishte  e tille. Ishte nje muskul i vijezuar qe rrihte ne menyre te pavullnetshme aty brenda kafazit te kraharorit, qe fale atij dreq hormoni te adrenalines dhe fale atyre emocioneve te poshtra i tejkalonte ato 70 rrahjet ne minute dhe mund te arrinte edhe 120 kur e shihte Drinin. 
Pse e bente ai te ndihej aq lemsh.

"Dashuria" per te kishte filluar qe heret kur ndodheshin ne gjimnaz. Asokohe Marion nje vitpariste e qeshur, me nje natyre teper dinamike e shperthyese,plot me endrra, kurse Drini  nje djale i qete, i urte e mbi te gjitha terheqes, shume terheqes aq sa e bente te adhurueshem nga nje grup i madh vajzash.
Njohja e tyre kishte qene krejt rastesore,nje nga ato njohjet qe u ndodh nje ne njeqind personave.
Kishin qene duke pritur te dy per te marre orarin nga salla e mesuesve. Salla ishte plot me mesues e nxenes, rremuja e perhershme e fillim vitit shkollor.
Kishte shquar nga larg nje djale serioz, te veshur bukur, me lekuren qe shkonte gati ne nje kakao te embel.
Aty pra, ishin njohur e pas shume tentativash Marion i kishte thene ate shprehjen akull-thyerse "Ckemi". Ishte ajo ckemi qe i afroi me shume dita-dites duke i bere shoke te mire, e me vone pastaj zbuluan qe ishin ne te njejtem lagje.
Shpesh e kujtonte kohen e gjimnazit kur ishte vetem, ose me sakte ate pjese te kohes qe kishte kaluar me Drinin.
Dhe tani ate kishte ne mendje...ato takimet e tyre fluturake me "Ckemi-t" neper korridore dhe ato bisedat e gjata qe benin neper rrjete sociale.
"Nje hajdut i poshter zemrash"ishte etiketa qe ajo i kishte vene atij.
...
Fishkellima e nje mesazhi te dyte nga Aroni e solli me kembe ne toke.
Ishte vetem 5 minuta larg nga oficina, le te duronte edhe pak. Sa i bezdisshem qe behej ndonjehere edhe ai!

-Marioniiii, ta kam cuar 50 zile e 20 mesazhe! Cke qe nuk pergjigjesh
-Mos e ke per kto 2 mesazhet e 1 thirrje te humbur,-beri ajo nje fytyre prej mosperfillseje.
-Anyways...
-He, anglishfoles i mbaruar,-u tall serish Marion.
-Kam nje pune urgjente, babi doli te blinte ca materiale keshtu qe rri ketu sa te vij une. Po deshe hidhi nje sy asaj makines se duhet gati sot pasdite.
-Si te urdherosh ti vllacko, kafen si e do?!
-Faleminderit ,te kam shum xhan...
-Po po edhe une!
-Pulovra ime te shkonka shume,-i shkeli syrin Aroni teksa ikte me nxitim.
-Aron Aron,-mbuloi syte me njeren dore ajo.

Mori kombinoshet blu tashme te personalizuara dhe dorezat qe  kishin marre nje ngjyre gri te erret nga vaji i makinave. A nuk konsiderohej nje pune per djemte kjo?
Ama , Marion ishte e afte ta bente kete pune po aq mire sa ata,njihte cdo pjese, cdo detaj te makinave...ishte e apasionuar pas tyre.
Nuk i behej vone sec mund te mendonin te tjeret...ishte kjo...ishte Marion.

Ngriti kofanon e makines dhe filloi te studioje per te gjetur problemin. Si e pa qe duhej goxha pune per ta ndrequr e qe do i merrte nje pjese te mire kohe, mori kufjet, celsat, kacavidat e cdo gje tjeter qe i duhej per tu futur ne ate boten modeste te saj.

Nuk kishin kaluar as 10 minuta kur gomat e nje makine xhiruan para servisit.
Ne kete orar nuk vinte njeri ne oficine, shto dhe faktin qe babai i saj punonte me prenotime, ndaj se mori mundimin te ngrinte koken.

Nga makina zbriti nje djale i gjate, me muskulature perfekte, me nje pamje prej mosperfillsi qe u nis ne drejtim te Mariones.

-Hidhi nje sy te vogles sime djalë! E ka zene gripi me duket!-i tha ai gati ne forme udhri asaj.
"Djale" mendoi Marion qe sapo kishte ulur volumin e muzikes.
-Mos te duket gje spital ketu "djale",-iu drejtua ajo duke theksuar fjalen e fundit ende pa e pare personin te cilit i drejtohej.

-Vajze je ti?-pyeti ai aq i cuditur.

U kthye perballe tij, fshiu ballin shkujdesshem duke lene vijezime te errta ne te. Po e shihte dhe me cuditshem se ai, me vetullat e ngrysura. Ishte nje koke e kusur me i gjate se ajo,madje jo, ishte shume me i gjate se ajo.
-Nuk me duket vend i pershtatshme per ty ky ketu? A nuk duhet te ishe duke luajtur me Barbin tend tani?-pyeti ai duke e pare Marionin nga koka tek kembet.
-Kujt duhet ti marr leje?-iu drejtua pas nje cope here.
-Nuk keni pse ofendoni, pa te drejte,-i foli teper serioze.
-Babai yt eshte me i sjellshem, apo mos ndoshta sepse prej meje varet kjo qoshja e  tij?- pa verdalle ai.
-Si?
-Do te shihemi, do te shihemi,-shpalli me nje siguri te frikshme ate premtim te thene ne ere.
Marion nuk i foli, por inati dic ju shtua. Se njihte e as nuk donte. Ai kishte prerje "pasaniku mendjemadh" qe fliste kot me kot ci thoshte mendja, pa dashur te dinte se dikush lendohej lehte...

MarionetëWhere stories live. Discover now