'Ku i ke cokollatat kesaj here?' E vuri ne loje ajo duke i rikujtuar diten kur pas aq shume kohesh ishte shfaqur ne shkallet e spitalit 1 duke e pritur me nje kuti cokollatash ne dore.

'Tani nuk ka me cokollata mjaftueshem te embla per ne te dy, se jemi mjalt vete.' Tha i qeshur ai.

Nuk ka patur kurre cokollata me te embela se ty Eriseld deshironte ti thoshte por shprehje te tilla romantine i rezervoheshin vetem atij. Ajo e dashuronte sic dinte te bente me se miri, sic kishte dashuruar cdo here, thjeshte dhe sinqerisht, me tere forcen e shpirtit te saj.
Force te cilen ia kishte dhuruar ai, force me te cilen kishte mposhtur dhimbjen dhe vetmine e atyre viteve larg tij, vite ne te cilat zemra e saj qante, pergjerohej per dashurine e saj te humbur. Vite qe nuk ia kishin vjedhur dot kujtimin e Eriseldi, vite ne te cilat kishte bashkejetuar me pikepyetje rreth tij: A ishte mire? A e mendonte ende apo kishte rigjetur dashueine ne krahe te tjere qe nuk ishin te saj? Kishte qene e sigurte qe ai e dashuronte, e dashuronte sic dinte ai dhe me ate siguri te verbert kishte pritur; kishte refuzuar me miresjellje cdo mashkull qe i afrohej, kishte mbushur vetmine me librat e shumte per te shkelqyer ne shkolle. Kishte jetuar duke shpresuar qe nje dite ai do te rikthehej, shpresonte sepse e dashuronte dhe e ndjente qe nje shpirt e dashuronte ate vete po aq shume...
Kishte qene ne nje mengjes si tere te tjeret, kur e entuziasmuar shkonte spitlit per praktiken e saj te fundit, te fundit cikel perpara se te mund te quhej zyrtarisht nje mjeke, qe kishte njohur silueten e tij. 
E ngrire kishte ndaluar vrapin e saj, e shtangur studionte me distance profilin e tij te bukur, profilin e nje mashkulli te rilindur. Floket e dendur ishin serisht aty, kishte rifituar pamjen e tij te meparshme, me trupin e mbushur dhe fin ne te njejten kohe, qendrimin plot vetbesim, dhe buzeqeshjen rrezellitese qe i reservohej vetem Arseles. Buzeqeshje qe i fali jete dhe shkelqim tipareve te tij kur syte e tij gjeten Arselen. Eci drejt saj i sigurte dhe pa thene asnje fjale e shtrengoi ne krahet e tij dhe ne ate cast koha e kaluar larg njeri tjetrit u harrua, cdo gje u harrua dhe ne nje cast te vetem ishin vetem ata te dy.
'Eriseld?' Kishte peshperitur mes loteve te gezimit qe kishin rrjedhur nga syve e saj.
'Dora vete Arsele.' Ishte pergjigjurndhe butesisht kishte fshire lotet e saj.
'Nuk do te fshihja nese do te dija qe ishin vec lumturie por te kam lenduar kaq shume sa nuk mund te jene vetem te tille. Te kam lenduar teksa i deshperuar lendoja veten dhe pastaj ndihesha shume fajtor per te te kerkuar. Une nuk te meritoja Arsele, ende nuk te meritoj, por te dashuroj dhe nuk jetoj dot me asnjedite me shume pa ty, asnje ore, asnje minute, asnje cast me shume pa ty.'
'Te lutem thuaj dicka' i ishte pergjeruar Eriseldi pasi ajo vazhdonte te heshte, dhe ne heshtjen e saj te qante.
'Pse tani? Pse ketu?' Pyeti me zerin e dobet, zerin e frikesuar qe kjo ishte vetem nje tjeter enderr, qe pasi kishte fikur zilen tekanjose ate memgjes gjumi e kishte pushtuar serisht.
'Sepse jam budalla qe u rishfaqa kaq vone, jam ende nje budalla qe u rishfaqa kur te kam lenduar pafundesisht dhe e kuptoj nese tani do qe te me gjuash nje shpulle, je e lire ta besh por e lutem tek faqja majte se kam lexuar diku qe dhemb me pak.' tha ai dhe buzeqeshi por kur Arsela nuk beri te njejten gje vazhdoi 'Arsele, erdha sepse te dua dhe isha nje frikacak me pare, isha i pasigurte me pre, isha i pashprese per gjithcka. Dhe kur m ne fund rigjeta guximin te telefonova, por numri yt ishte jashte funksioni, madje te kishte telefonur edhe Margot diten e operacionit tim por nuk ishte lidhur dot me ty. Pastaj te kerkova dhe e dija qe do te te gjeja ketu, nje ditendo te te gjeja ne QSUT sic me gjete ti mua sot 2 vite me pare'
'Sot?' Pyeti Arsela.
'Po, sot. Jam i mire me datat. Dhe ne fakt eshte mke rastesi, shenje e zotit sepse kqm dy dite qe te pres ketu dhe vetem sot ti vendose te shfaqesh' rrefeu ai. I ishte mirenjohes zotit qe i kishte dhuruar nje jete te dyte, nje shanc te dyte. Dhe ne kete shans te dyte nuk donte gabonte, nuk do te dorezohej, do te luftonte, kete here per Arselen.
'Kete here nuk me prite me shikimin e ftohte. Thashe se do me vrisje' rikujtoi ajo teksa buzeqsshte mes loteve dhe vetem ate cast i lejoi vetes te clirohej ne pranine e tij.
'Isha thjesht i turpshem' u justifikua Eriseldi dhe kur ajo nuk u pergjigj, duke mos patur asgje per te shtuar ai vazhdoi.
'Pra Arsele, pranon tja rinisim serisht? Une dhe ti. Njesoj si me pare, ne fakt me vetem nje ndryshim te vogel, kete here pergjithmone?'
Ajo vetem pohoi. E lumtur, po, ishte e lumtur, aq e lumtur sa te fliste ne ate cast ishte e pamundur.
'Ne emer te ketyre cokollatave Arsele, me premto fillimin e nje casti te perjetshem? Nje nga ato perjetesite qe do ta ndertojme si fllusken tone te sapunit, fundja ne gjithmone kemi qene shume romantike per kete epoke' tha teksa i zgjaste nje kuti me cokollata Vieneze.
'E di, kam thene vete qe lulet nuk mund te perdoren per falje dhe caste te tilla dhe qe mos te vija duarbosh te solla keto topat e Mozart. Dhe o zot, ngjau kaq keq por injoroje. Te dua' rrefeu dhe e terhoqi serisht ne krahet e tij, kete here per ti dhuruar pervec perqafimit edhe nje puthje; nje puthje qe ishte gjithcka, nje puthje mes te ciles shpirtrat e tyre ritakonin njeri tjetrin, nje puthje qe vuloste fundin e lumtur te perralles se tyre, po, sepse ky ishte fundi i tyre i lumtur. Pas atij casti do te kishte vetem lumturi....

Pas atij casti kishte patur vertete vetem lumturi mendonte ate mbremje Arsela teksa ne krahet e tij, mbeshttur me gjoksin e zhveshur te Eriseldit degjonte feshferimat e bredhace te larte qe mbeshtillnin shtepine e tyre ne Gratz.
Pas ritakimit te tyre ne QSUT ai kishte qene keah saj ne cdo hap, ne diplomimin e shume pritur; kishte qene forca e saj para provimeve te licenses, shtysa per te luftuar per nje te ardhme jashte, ne Austrine qe ajo tashme aq shume e dashuronte. Dhe me Eriseldin ne krahe ia kishte dale, te dy ia kishin dale te preknin enderrat e tyre.
Tani krah tij, me Reyn qe ishte dhurata e tyre me e madhe, Reyn qe me ardhjen e tij i kishte shtuar edhe me shume lumturi asaj ffluskes se tyre po jetonte ne nje enderr, ky ishte i vetmi shpjegim. Nje enderr prej se ciles nuk do te zgjohej me kurre... Nje enderr qe e ndante me dashurite e saj me te medha... Me Reyn dhe Eriseldin  dashuria me te cilin kishte kaluar te tera testet, te tera sfidat. Dashuria e tyre kishte mbijetur, dashuria e tyre ishte e perjetshme...

Fund

Dhe me ne fuuund erdhi dhe fundi i kesaj historie, fundi i lumtur i shume merituar i Arseles dhe Eriseldit. Une nuk para krijoj personazhe kaq te mire dhe perfekte sa keto te dy, por pervecse nje romance kjo histori i dedikohet shpreses dhe jetes :)

Ps: do me benit me te lumturen nese do te me thonit opinionet tuaja rreth kesaj historie? :)

Nje çast (shqip)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora