XVII - XVIII

1K 112 21
                                    

'The heart was made to be broken...' - De Profundis, Oscar Wilde

'Zemrat jane bere per tu thyer' shkruante Oscar Wilde ne letren drejtuar te dashures se tij teksa qendronte i ndrydhur ne qeline e nje burgu, teksa thurte bukur fjalet me njera tjetren ashtu sic dinte vetem ai mjeshter i artit te shkruar te bente. Por a i besonte vertete ato fjale permbyllese edhe vete apo ishin vetem nje fjali e gjetur dramatike per te vulosur nje leter te mbytur ne emocione?
Sepse nese po, ai duhet te kishte qene nje budalla, mendonte Eriseldi. Zemra nuk jane krijuar per ty thyer, zemrat jane krijuar per te pompuar gjak, e me cdo rrahje te tyre te te kujtojne qe ti jeton...

Ti dhuroje dikujt zemren, ti besoje dikujt aq verberisht sa te lije gjene me te shtrenje ne duart e tyre, ishte dhurata me e madhe qe dikush mund te te bente sepse bashke me zemren te falnin edhe jeten e tyre, te benin nje pjese te rendesishme dhe te pandashme te saj...
Ne ate cast, teksa qendronte ende ne trotuarin e ngushte te Bllokut me syte qe ndiqnin cdo levizje te Arseles, menyren si refuzonte qe Frenkli ti afrohej, ta prekte apo si shkundte koken e saj e vendosur per mos ta besuar sa here ai vishte ate masken e pafajesise, qe vetem mashtruesit me te rregjur e mjeshteronin.
Ne ate cast ai ishte deshmitar i atij momenti te dhimbshem kur nje zemer thyhet, dhe jo nje zemer e ndyre e ndonje tradhetari si Frenkli kur me ne fund rrezoheshin ne humnerat e genjeshtrave qe vete kishin krijuar, por zemra e cilter, zemra perfekte e Arseles.
Frenkli ishte i zhytur ne gabime por ishte Arsela ajo qe po mbytej, sepse gabimi me i madh ishte i saj, ajo kishte besuar gjene e saj me te shtrenjte ne duart e liga te personit te gabuar.
Gabimi i saj i vetem ishte naiviteti i saj mendonte Eriseldi.

Nese ajo do te kishte zgjedhur ate, Eriseldin, nese do te kishin njohur njeri tjetrin vite me pare kur ajo ishte gati te hidhej ne greminat e rrepirshme te dashurise, nese ai do te ishte aty poshte per ta pritur, nese ai do te kishte qene aq me fat, mashkulli me me fat ne bote per te merituar zemren e saj, do ta kishte adhuruar gjithmone, deri ne perjetesi. Do ta kishte mbrojtur nga stuhite me te egra, nga detrat e terbuar, nga ziliqaret e paetur. Do ta ndrydhte zemren e tij nje nga nga ato kutite e qelqta ku ne Londer ruanin kurorat e cmuara mbreterore, sepse zemra e Arseles ishte me e cmuar se cdo gur shkelqyes i botes. Do ta ruante larg botes, ne vendin me te sigurte, ne zemren e tij... Sikur, sikur zoti te kishte qene me i meshirshem me ata te dy, dy shpirtra te pafajshem qe denoheshin ne ate dite dimri.
Ai me nje semundje qe ushqehej me shpresen e njerezve dhe ajo me nje dhimbje te paimagjinueshme, ate te tradhetise.

Nese do ta kishte njohur me pare, nese do te kishte qene shoku i saj i ngushte do ti kishte cituar Mark Twain: 'Mos lejo dike te jete prioriteti yt teksa lejon veten te jesh thjesht nje opsion per ta'.
Nese do te kishte qene shoku i te ndyrit Frenkl, kurioz do ta kishte pyetur pse kishte tradhetuar kur demra me e mire gjendej tanime ne krahet e tij dhe kur ai te derdelliste pergjigje te palogjikshme do ti perplase te verteten e pathene ne fytyre, ate te vertete qe Arsela me mendjen e saj e kishte zbukuruar duke krijuar nje imazh te lartesuar te Frenklit, sepse ajo bente pikerisht ate, zbukuronte gjithcka vetem duke ekzistuar...
Je nje budalla, do ti kishte thene Eriseldi, verteta qe ajo kishte refuzuar ta shikonte, ta pranonte...

'Mos lejo nje budalla te ngurtesoje zemren tende Arsele.' donte ti peshperiste kur ajo u kthye serisht prane tij, dhe me syte e njomur nga lotet qe kerkonin te rridhnin ne faqet e saj, te perkedhelnin me lageshtiren e tyre lekuren e saj te bute.

'Ti je e forte Arsele.' deshironte ti kujtonte.
' Me forcen tende moho, hidh poshte ate cka Oscar Wilde e shkruante, thoshte larte e poshte si nje te vertete te pamohueshme: 'Gjeja me e tmerrshme nuk eshte nje zemer qe thyhet, zemrat jane bere per ty thyer - gjeja me e tmerrshme eshte zemra qe kthehet ne gur'

'Mos lejo qe zemra jote te ngurtesohet Arsele ' deshironte ti lutej. 'Nese hidherimi te ben te harrosh te tere arsyjet per te cilat zemra jote rreh, une jam ketu per ta kujtuar te rrahe pakez edhe per mua, per mua te panjohurin, zemra e pabindur e te cilit rreh dita dites pakez me shume per ty Arsele.'

XVIII

Trupi njeriut eshte i cuditshem kishte menduar gjithmone Arsela.
Nje demtim, nje plage e sheronte gjithmone duke perdorur ate armen e tij sekrete, indin fibroz. Qelizat e specializuara grumbulloheshin, kuvendonin dhe pastaj vendosnin te benin ate magjine e tyre, te prodhonin ate lende aq te forte, qe si nje mastic  ngjiste, si nje korektor korigjonte edhe plaget me te veshtira.
Indi fibroz, pergjigja e trupit ndaj cdo demtimi te brendshem apo te jashtem, eshte indi me i forte. Mendoni, edhe kockat sjane vecse nje grumbull indi fibroz. Mbante mend keto fjale nga ai leksion i fiziologjise ne vit te dyte; te njejtat gjera ishin perseritur edhe ne histologjine e merzitshme e me pas ne fizpat e shume shume lende te tjera.

A do te ngjiste indi fibroz edhe zemren e saj te thyer ne mijera pjese? A do ti dhuronte edhe Arseles pak nga ajo forca e tij e pashpjegurshme?
Ajo lutej qe po. Mos me tradheto edhe ti trup i dashur, mos me harroni edhe ju qeliza...
*
Ndjeu doren e ngrohte te Eriseldit qe gjeti ate te saj, qe e shtrengoi per ta rikthyer ne realitet, ne te tashmen ku ai ishte i vetmi qe qendronte krah saj.
- Deshiron qe te flasim? - pyeti, pa e shtyre qe ajo te shfryhej tek ai si nje tullumbac te cilin e cponte me nje gjilpere.
- Jo. - mohoi ajo dhe vazhdoi te ecte me syte e permbysur. Shikonte pllakat e trotuareve te bllokut qe tani i kujtonin ato heret e shumta qe kishte ecur po aty, krahe Frenklit. Tani cdo gje i kujtonte Frenklin, edhe gjethet e vyshkura qe ende binin, ato gjethe te hutuara qe kishin harruar qe ishte vjeshta stins te cilen duhet tw zbukuronin me ngjyrat e tyre te arta, ato gjethe pertace qe vetem tani, ne mes te dimrit kishin nisur udhetimin e tyre drejt tokes te perkedhelura nga era e acarte, ato gjete i kujtonin ate heren kur Frenkli e kishte puthur nen nje peme, ne Tetorin tashme te larget kur i kishte kerkuar te behej e dashura e tij.
Edhe dora e Eriseldit qe vazhdonte te shtrengonte e vendosur ate te sajen i kujtonte ate prekjen dikur te ngrohte te Frenklit, prekje por ai ishte nje kujtim i turbullt, i zbehur nga ai i ftohte qe cdo prekje e tij i kishte shkaktuar se fundmi.
- Atehere do te dalim. - propozoi Eriseldi, i vendosur.
- Nuk mendoj se eshte nje ide e mire. - kundershtoi ajo e sfilitur nga dhimbja qe ndjente.
- Mendoj qe eshte ideja me e mire qe kam patur se fundmi. - shtoi ai. - Une dhe ti, cdo mendim per ishin tend, per semundjen time jane te paftuar.

U dorezua perpara miresise se tij, asaj embelsie    qe mund te shkrinte edhe zemrat me te akullta, te embeltonte shpirtrat me te hidhur vetem duke ekzistuar prane tyre.

Ahh Eriseld, sikur vetem te mund te zhvishje edhe zemren time nga indi i forte fibroz per te ngjitur copezat e saj me dashurine dhe pozitivitetin tend...

Sikur te kishte qene zemra ime e brishte ajo qe perkedhelej nga butesia e shpirtit tend. Sikur...

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now