XXXI

948 99 27
                                    

- Eriseld zemer duhet ta marr apo jo pelicen? - bertiti e ema nga dhoma tjeter ku prej oresh pergatiste valixhen e saj per udhetimin e te nesermes.
Mundohej pas buzeqeshjesh te shtirura dhe bisedash siperfaqesore te fshinte zemren qe thyhej ne kraharorin e saj.

- Merr xhup e mos u ngarko shume. - u pergjigj Eriseldi teksa qendronte shtrire ne shtratin e tij me duart e kryqezuar pas koke dhe me syte e mbyllur teksa enderronte per profilin e bukur te Arseles. Ndjente ende ne buzet e tij shijen e puthjeve te saj dhe ne trupin e tij butesine e prekjeve te saj.
I mungonte, ndonese ishin ndare vetem para pak minutash, apo mos ndoshta ishte bere nje ore tashme.
Rrembeu telefonin e harruar ne xhupin qe kishte hedhur mbi shtrat dhe duke e hapur tek mesazhet nisi te shkruante ne tastieren me prekje te telefonit.

Qe tani me mori malli. Do doja aq shume te ishim akoma bashke, sikur edhe vetem nje cast me shume.

Preku mbi Send dhe priti per pergjigjen e saj, duke injoruar valixhen e hapur dhe bosh qe priste ne mes te dhomes per tu mbushur me rrobat e tij. Nuk deshironte te shkonte, dhe ende pa arritur ne Viene enderronte per tu rikthyet ne Tiranen e zhurmshme.

Edhe une...
Ishte pergjigja e shkruter e Arseles. Shtrengoi telefonin prane gjoksit qe i dhimbte, kete here nuk ishte i sigurte nese ishte pershkak te atij ujit buruar nga kanceri qe permbyste zemren e tij apo prej ndarjes me Arselen. Ndarje qe nuk kishte qene vertete nje e tille, ajo dite ndarjeje ne menyre paradoksale kishte qene edhe fillimi i tyre. Nenqeshi me vete dhe filloi te shkruante nje pergjigje kur e ema hyri furishem ne dhomen e tij, me ato syte e enjtur nga te qarat e asaj pasditeje. Mundohej te qeshte por syte e skuqur tradhetonin ate farsen e saj.
- Akoma nuk je bere gati? - kerkoi te dinte ajo teksa shikonte sa valixhen sa Eriseldin qe shperfillshem qendronte shtrire ne shtrat.
- Kam plot rroba andej ma. - i kujtoi ai. Ne fund te fundit ato dite qendrimi ne Tirane kishin qene vetem pushimet e tij, packa qe per shkak te semundjes tinezare ditet ishin shtuar pertej javes qe kishte planifikuar.
- Ti e di. - tha teksa u ulte ne shtratin e te birit me ate cehren e dikujt qe ka aq shume per te thene por e trembur zgjedhe te heshte.
Fakti qe nuk e thua, nuk e materializon ne fjale nuk e ben dicka jo te vertete mami deshironte ti thoshte.
- Si je Seld? - pyeti ajo teksa shtremberonte fytyren e saj per te imituar nje buzeqeshje.
Mos u lodh mami. Nuk ke qene kurre nje aktore e mire. As atehere kur isha i vogel dhe mund te genjehesha thjeshte, edhe atehere e kuptoja kur pas asaj sjelljes moskokecarese fshihje ato zenkat me babin.

- I merzitur qe mu desh ti thoja mirupafshim vajzes qe dua. - tha ai i qete teksa studionte me imtesi rrudhat e shtuara ne fytyren e mamase. Mosha nuk e kishte kursyer por ne syte e Eriseldit ajo gjithmone do te ishte e re.

- Nje vajze? - pyeti ajo dhe fytyra e saj u cel nga habia, gezimi qe ai po fliste me te. - Ne Tirane?

- Po. Dhe jo thjeshte nje vajze dosido.

- Po Margo, ajo austriakja qe me thoje, c'ndodhi me te? - kerkoi te dinte e ema teksa clirohej nga ai ngurtesimi i meparshem ne cdo cast qe kalonte.

- Nuk funksionoi. - u pergjigj shkurtimisht Eriseldi.

- Te tha mami qe ne fillim qe ske ci do jasht shteteset. - iu kujtua ajo biseda e Skype ku i kishte treguar per Margon, vetem sepse ajo ndodhej aty me te. I kishte pershendetur perzemersisht prinderit e tij dhe me pas duke mbledhur rrobat e saj te shperndara ne apartamentin e tij - rroba me te cilat nje nate me pare duart e Eriseldit kishin luftuar qe ti flaknin tutje sa me shpejte ate barriere te fundit mes trupave te tyre. - Mbante mend Margotin qe teksa ai fliste me prinderit e ngazellyer qe ai i kishte 'prezantuar' nje te dashur, kishte hequr ne menyre provokuese bluzen e gjere te Eriseldit qe mbante veshur dhe psi e kishte flakur tutje kishte mbuluar trupin e saj te bukur me fustanin e mbremshem. Per nje cast syte e tij ishin ngulitur mbi te, ajo skena e saj e vogel kishte rizgjuar deshiren per ta shijuar serisht trupin e saj, per te zhytyr fytyren e tij ne floket e arta te Margot teksa ajo renkonte nga kenaqesia fare prane veshit te tij. 'Seld, aty je, u hutove?' kishte qene zeri i cjerre e me nderpreje i te emes qe e kishte zgjuar nga ajo 'enderr' dhe teksa i thoshte mirupafshim Margotit dhe i premtonte qe do takoheshin me vone ne gjermanisht i kishte dhuruar tere vemendjen prinderve te tij. 'Ishte e bukur Seld ske cthua, por se di, keto te huajat jane shume ndryshe. Sot te duan e neser te harrojne' kishte thene e ema po ate nate.

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now