XXXIV - XXXV

941 86 15
                                    

Vjena ishte si nje qyteze perrallash gjate periudhes se festave. I tere qyteti i mbluluar me shtrojen e debores se bardhe, shnderriste nga ngjyrat e dritave qe dekoronin te tere rruget e tij, duke e bere te ndihej i gjalle, i ngrohte. Rruga kryesore, sheshi prane Stephansplatz gumezhinin nga turistet e shumte. Te rinjt qe qeshnin me njeri tjetrin pa e vrare mendjen se kush degjonte bisedat e tyre, grupe kinezesh qe ndiqnin guidat e tyre qe vazhdimisht valvitshin nje flamur te vogel. Me pas kishte edhe nga ata njerez qe shtrengonin qeset e shumta te markave me te shtrenjta dhe prestigjoze, nga ata qe zgjidhnin Vienen si destinacionin e tyre te preferuar per blerjet elitare te fundivitit.
2 vitet e fundit kishte kaluar kete periudhe me Margot. Ecnicn rrugeve te gjalla te Vienes krah njeri tjetrit, te dashuruaru. Kujtonte ate diten qe ajo i kishte blere nje nga ato kapelet tradicionale me derrkucin fatsjelles dhe i ishte lutur si nje femije qe ai ta vinte ne koke. Ajo kishte bere te njejten gje.

'Sot do te jemi turiste' kishte shpallur ajo teksa i dhuronte nje puthje te gjate perpara syve te shitesit qe priste ti kthente kusurin e saj. 'C'do te thuash' kishte kerkuar te dinte Eriseldi ndonese e dinte shume mire, por i pelqente kur ajo i shpjegonte plot pasion deshirat e saj. 'Do te ecim krah njeri tjetrit ne Viene dhe do te admirojme arkitekturen e bukur te qytetit sic bejne turistet. Harrojme te shikojme gjerat e bukura nga fakti qe jetojme ketu cdo dite. Por sot une dhe ti jemi nje cift te dashuruarish ne Viene ne periudhen me magjike te vitit, me kapelet fatsjellese ne koke'.
Ato kapele te mallkuara nuk kishin qene aq fatsjellese ne fund te fundit. Ja ku qendronte tani nje vit me vone. Nuk kishte me Margot dhe shetitje turistike ne Viene, kete here ecte krah te emes. Nuk kishte me te qeshura qe buronin nga thellesia e shpirtit sepse kete here shpirti i tij ishte helmuar nga nje semundje e urryer dhe do te intoksikohej me tej nga medikamentet mjekesore te cilat kishte pranuar ti provonte.
Per here te pare ne jeten e tij ishte nje pesimist. Nje nga ato pesimistet qe genjejne boten duke treguar force, duke u fshehur pas nje buzeqeshjeje dhe menefregizmit. Ate dite ndihej si nje antonim. Ai ishte e kunderta e atmosferes qe e rrethonte. Mendonte i sigurte qe festat ushqeheshin me optimizmin e njerezve per ti lene keto te fundit te copetuar. Si nje nga ato rojet e Azkabanit tek Harry Potter-i. Qeshi me veten, ishte i sigurte qe Arsela do te kishte bere nje krahasim te tille.
- Pse te tere ecin me kapele me derrkuca ne koke? - pyeti e ema teksa shtrengonte goten e veres se ngrohte ne duart e saj te fshehura pas pellushit te trashe te dorezave qe mbante veshur.
- Thone qe sjell fat. - shpjegoi ai.
- Do nje? - pyeti ajo sikur ai te ishte nje femije. Eriseldi mohoi duke shkundur koken.
- Je i sigurte qe do te jesh mire? - vazhdoi e ema e cila nuk mund te fshihej me pas heshtjes. - Je i sigurte qe nuk do qe te qendroj ketu me ty?
- Po. - i kujtoi Erisldi.
Pas bisedes me mjekun kishte dale nga dhoma e tij per te gjetur te emen qe qante ne nje cep te korridorit te paster te atij spitali Onkologjik. Supet e saj dridheshin, i tere trupi i saj dridhej. Per here te pare e ema ne syte e tij e ema i ishte dukur e thyeshte, e dobet. Ajo femer qe ai gjithmone kishte ngritur ne piedestalin e forces. E urrente ta shikonte ashtu, te frikesuar, te mposhtur.
I ishte afruar per ta perqafuar. Ajo nuk kishte fshire lotet e saj, nuk ishte fshehur pas mburojes se gruas se forte por ne krahet e tij kishte shperthyer ne ngasherima. Eriseldi nuk mbante mend sa gjate qendruan aty, ulur ne fundin e korridorit. Njerezit kalonin prane tyre vazhdimisht. Ndoshta kane humbur dike te afert  mund te mendonin ata. Ndoshta ajo ka marre vesh qe eshte semure. Askush nuk do te kishte drejtuar gishtin tek Eriseldi, qe ne ate cast ishte i forte per mamane e tij.
Ate pasdite i kishte kerkuar te kthehej ne Tirane. Qendrimi i saj aty ishte i kote. Do te vazhdoj te punoj mama, i kishte premtuar ai ndonese nuk ishte i sigurte nese do ta prisnin krahehapur, nuk ishte i sigurte qe trupi i tij nuk do ta tradhetonte, serisht.
'Po trajtimi? ' kishte pyetur e ema me syte qe serisht i mbusheshin me lot.
'Seshte asgje. Ske pse qendron ketu me mua.'
Nuk kishte qene e lehte ti mbushte mendjen qe te largohej, por ne fund te dites nje nene nuk mund ti thote kurre Jo deshirave te te birit.

Nje çast (shqip)Nơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ