- Them qe do te marr canten time dhe do te jem e jotja qe sonte. - theu heshtjen me fjaline me te bukur qe kishte degjuar. E jotja... E tij, ajo ishte e tij... 

***

Shkundi tutje turpin, i lejoi vetes te clirohej nga frika e perfoljeve, paragjykimeve. Do te mbyllte syte para gishtave te drejtuara drejt saj. Asnje nuk e njihte mjaftueshem per te gjykuar lidhjen e saj me Eriseldin. Asnje nuk mund te vidhte nga magjia e asaj lidhjeje qe ata ndanin me njeri tjetrin. Asnje, jo kanceri i urryeshem e as shoqet e saj apo gojet e ndyra te njerezve llafazane.
Kur krahet e saj lidheshin rreth qafes se Eriseldit ajo nuk perqafonte vetem ate, por edhe gezimin, kur buzet e saj puthnin ato te Eriseldit ajo shijonte shijen e lumturise.
Ai e bente te lumtur dhe kjo ishte fillimi dhe fundi i gjithckaje.
Kaluan nje mbremje te kendshme me njeri tjetrin, mbushur me bisedat e tyre sa qesharake aq edhe filozofike, sa te thella aq edhe siperfaqesore.
E nesermja ishte nje dite e mbushur me Eriseld. U zgjua nga mesazhet e tij te embla, u takuan pak caste me vone per te kaluar ore te gjata, aspak te merzitshme me njeri tjetrin.
Me ate asnje cast nuk ishte monoton, madje as heshtja e urryeshme qe te tere mundoheshin ta luftonin. Sa deshironte te thoshte qe te heshtesh do te thote te bisedosh vertete, sepse kur goja hesht shpirtrat bashkejetojne me njeri tjetrin per tu bere nje i vetem.

Dita e vitit te ri ishte nje kaos i vertete. U zgjua me zhurmen e fsheses se korrentit qe perplasej ne deren e mbyllur ne dhomes se saj. E injoroi, por nuk mund te bente te njejten gje me te bertiturat e te emes. 'Mos shkel aty Tomi. Sapo pastova.', 'Mos haj aty me, se me ben therrime.', 'Ke mend apo nuk ke mend, ma bere me gishta bufene prape.'; 'E di cke, pse nuk del me mire? Bej nje xhiro dhe une mbaroj punet e qete'.
E tere situata i dukej aq qesharake. Ishin vetem ata te tre, gjithmone ata te tre. Mund te darkonin edhe ne shtepine e rremujshme, ne fund te fundit perpos fishekzjarreve ne mesnate ajo ishte nje mbremje si tere te tjerat.
Doli nga dhoma duke ferkuar syte per tu shkundur nga nje tjeter e bertitur e se emes, tanime drejtuar asaj. 'Ndalo. Sapo lava korridorin'. Beri sic i tha, dhe pas 3 minutash, kohe e mjaftueshme per te emen qe te rihapte kufinjte shkoi drejt guzhines per te rrekellyer nje gote uje.
- E kam vene gjelin. me ndihmo pak me te tjerat. S'mund ti bej te tera vete. - u ankua e ema e cila qendronte perballe saj me fshehen qe e shtrengonte ne dore si te ishte nje arme e ftohte ne nje fushbeteje.
- Po mam. - nuk vazhdoi ta kundershtonte dhe ti rrefente sa komike i dukej tere ai preokupim. Do ta kishte gozhduar te gjalle nese e bente.
- E di, po mendoja. Mund te ftosh ate shokun tend te bashkohet me ne. - ofroi e ema por Arsela mohoi me nje levizje te shpejte te kokes. Prinderit e Eriseldit i kishin bere te njejten ftese. 'kane deshire te njohin vajzen qe me solli deri ne Tirane' i kishte thene ai.
- Pse jo? - insistoi e ema.
- Sepse vendosem qe do te dalim bashke. Ne nje darke romantike. Une dhe ai. - zgjodhi ate moment per ti bere te ditura te emes planet e saj te mbremjes.
- Mire. - ishin fjalet e vetme te se emes perpara se te vazhdonte punet si e marre.

'Asnje problem nga fronti i perendimit. (doja te thoja i familjes sime). Shihemi ne darke zemer. Do te me vriste nese nuk e ndihmoj me punet dhe gatimet. Te puth fort.'

***

Veshi nje kemishe te bardhe, qe e ma ia kishte hekurosur per merak ate pasdite. 'Vish pantallonat e kostumit' i kishte rekomanduar ajo por Eriseldi e kishte kundershtuar. 'Nuk do te martohem ma. C'do te me besh si dhendur edhe ti. Do trembja vajzen e botes'.
Futi kemishen poshte xhinseve te erreta, dhe pasi kaloi kreherin e rralle mes flokeve te tij te erreta, ende te dendura, doli nga dhoma e tij duke rrembyer pallton e lehte. E ema dhe i ati qendronin si dy rojtare, nga ata rojet angleze te pallatit te mbretereshes, ne deren e dhomes se ndenjes. Mund te betohej qe syte e se emes ishin te njomur nga lote qe kercenonin te shperthenin nga casti ne cast.
Ndoshta mendonte qe ajo ishte nata e fundit qe e shihte Eriseldin te tille, te gjalle, te shendetshem, me ate shkelqimin plot jete ne syve. Ndoshta ne nje dite te vitit qe do te hynte vetem pas disa oresh Zoti i madh kishte vendosur t'ja merrte njehere e pergjithmone djalin e saj te vetem. Ai ishte nje engjell, dhe Zoti deshironte qe engjejt te vallezonin rreth tij.
Pasi i dhuroi nje te perqafim dhe nje puthje te shpejte te emes, dhe nje nga ato pershendetjet tipike prek burrash te atit, ate qe ky i fundit i kishte mesuar qe kur kishte qene i vogel doli nga shtepia i lumtur.
Vendosi te ecte drejt shtepise se Arseles pavarsisht nates se ftohte te fund Dhjetorit. Harroi fjalet e mjekut dhe shkundi tutje ato keshillat e se emes qe te mberthehej mire me shall apo te vinte nje kapuc leshi qe ajo i kishte blere.
Ishte semure, kishte mijera te meta, flinte gjate, mund edhe te gerhiste naten sic benin shume djem, ndonjehere linte shampon e pambyllur ne dush,disa e kishin quajtur kokeforte, te tjere ngordhalaq ne femijerine e tij por ate nate deshironte te ishte vetem dicka. Perpos mijera te metave ate nate deshironte te ishte princi i Arseles, ai per te cilin te tere vajzat enderrojne.
Nuk kishte nje embleme mbreterore, as ndonje veshje fisnike, asaj do ti duhej te kenaqej me kemishen qe tashme ishte rrudhosur pakez nen peshen e palltos; nuk kishte nje kal te bardhe te shnderritshem. Nuk mund ti premtonte 'pergjithmone', jo sot, ndonese deshironte me shume se gjithcka qe me nje puthje te vuloste perjetesine krah saj por sonte nuk mund ti dhuronte ate premtim, por mund ti dhuronte tere dashurine e botes. Nje dashuri me te zjarrte dhe te shnderritshme se tere fishekzjarret qe do ndiznin qiejt ate mbremje...
E dashuronte jo per menyren si ajo kercente me engjejt e tij, por per ate prekjen e bute qe mund ti bente te heshtnin djajte e mendjes, ato imcake qe ushqeheshin me shpresen e Eriseldit dhe me optimizmin. Arsela i perzinte tutje, Arsela i bente te gunjezoheshin perpara saj.
E priste poshte pallatit, veshur me nje pallto te zeze, ndonese ai nuk i kishte kerkuar te zbriste, i vendosur per te trokitur ne deren e apartamentit te familjes se saj si nje princ i vertete.
Nuk mund te mos e shikonte teksa ecte drejt saj, floket e mbledhur, qendrimin aq te ndrojtur dhe terheqes ne te njejten kohe. Vajza qe zoteronte zemren e tij qendronte perballe tij, dhe ishte femra me e bukur ne bote. Jo per tiparet e saj mesdhetare, jo per format e saj te bukura trupore; por prej shpirtit te saj te arte.
- Erdhe? - pyeti ajo me ne fund ngriti syte per tu ndeshur me shikimin e Eriseldit.
- Po. 5 minuta me heret por sic shoh ti je edhe me e perpikte se une. Kjo zbritja jote e parakohshme prishi planin tim djallezor per te te suprizuar. Per here te dyte keto ditet e fundit. - tha ai teksa nxirrte nga xhepi i brendshem i palltos se tij nje trendafil te kuq, vetem nje. Arsela zgjati doren e saj aq fine per te prekur petalet e kadifenjta te asaj luleje aq delikate por edhe te forte ne te njejten kohe, si vete ajo.
- Mund te te kisha sjelle 23 trendafila, per aq dita se kemi qendruar larg njeri tjetrit. 15 trendafila, data kur per here te pare hyre ne ate dhomen e mykosur te spitalit. Do te me duhej te te sillja pafundesisht trendafila nese do me duhej te ktheja ne nje numer, ne nje koncept dashurine time per ty. Por ne fund te solla vetem Nje. Sepse pafundesia eshte po aq e thjeshte sa edhe numri Nje, aq e vecante sa edhe 1, fillimi i gjithckaje. Sepse shpirtrat tane jane nje, dhe zemrat tona rrahin si nje. - dhe pasi u mbush me fryme vazhdoi. - dhe sepse para 2 netesh me the qe i bej gjerat te duken aq te thejshta dhe te lehta. Tani te lutem mos me kundershto me argumenta mjekesore tek pjesa e zemrave nje, mos e co dem romanticitetin tim.
- Me le pa fjale Eriseld. - tha ajo e ngazellyer.
- Te dashuroj. - i peshperiti ai teksa prekte doren e saj te brishte....

*
Ecen krah njeri tjetrin drejt 15 kateshit. Ai kishte porositur nje taksi qe i priste diku me tej por Arsela refuzoi. 'Dua te ec krah teje si ne nje nga ato filmat romantike, ku ciftet ecin ne rruget e zbrazura te qyteteve te bukura. Tirana nuk eshte Paris e di, por Parisi im eshte aty ku je ti.' tha ajo me koken mbeshtetur ne supin e tij. ' U bera dhe une nje romantike si ti. Qenka semundje ngjitese. Mendoj qe shpirtra si keta tanet i perkasin disa epokave me pare. ' vazhdoi ajo.

Shijuan cdo cast te mbushur me te qeshura te asaj shetitjeje te qete, shijuan darken e shijshme ne nje nga restorantet me chic te Tianes nen shoqerine e muzikes se lehte dhe nje gote vere por mbi te tera shijuan shoqerine e njeri tjetrit. Dhe kur akrepat e ores takuan njeri tjetrin ne mesnate, buzet e tyre bene te njejten gje.
'Gezuar Vitin e Ri 2016' i peshperiti ajo teksa zeri i saj ledhatonte buzet e tij te njoma.
'Gezuar Vitin tone Arsele' ia ktheu ai. '366 dite une dhe ti Arsele, 366 dite Ne'

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now