XII

Shikonte cdo detaj te spitalit Hygea, si te ishte nje turiste qe per here te pare shkonte ne qytetin e saj te preferuar; muret e pastra, korridoret qe vertete qe falnin ate ndjesine e nje spitali bashkohor, ndryshe nga ato me muret e mykosura te QSUT. Imagjinonte veten pas disa vitesh teksa ecte plot vetebesim ne nje spital te tille, ndoshta edhe me te mire ne Gjermani. Doktoreshe Arsela, i pelqente si tingellonte.
- U mahnite. - konstatoi Eriseldi duke e rikthyer ne realitet, duke e zgjuar nga enderrat e saj me sy hapur.
- Po. Nuk kisha pare kurre nje spital kaq, hmm, si hotel. - tha ajo, e ekzaltuar si nje femije. Ndersa vajzat e tjera kenaqeshin me dhurata apo me vizita ne restorante te shtrenjta, ajo do te kenaqej me fare pak, te kalonte nje pasdite ne nje spital te tille. Ketu edhe kartelat dhe tere ato punet aq te merzitshme do te ishin me te bukura, mendonte e sigurte ajo.
- Do te fluturoje ne qiellin e 37 nese do te vije ne Viene sepse qiellin e 7 e arrite qe tani. - qeshi ai.
- Sikur te vija, fjala kyce 'sikur'.
- Si dihet kurre, tani qe ke nje shok qe jeton ne Viene. Ndoshta do te duhet ta vish ta takosh ndonjehere, teksa ai qendron shtrire ipafuqishem, vene perfund nga semundja. - tha teksa tallej, duke harruar kritiken e Arseles. Behu me serioz i kishte kerkuar ajo.
- Je budalla ti apo ben vete? - pyeti Arsela. Eriseldi shfryu i lehtesuar, qe ajo nuk ishte ngrysur dhe distancuar serisht prej tij.
- Shume veta me kane thene qe jam.

*
Ai qendronte perballe saj teksa bisedonte me mjekun shtatlarte, me i gjate se vete Eriseldi. Mjeku ishte nje djalosh i ri, ende me fytyren e njome dhe jo ate pamjen e frikshme prej plaku te serte e te frikshem. Duhet te jete vertete i zoti perderisa punon ketu, mendonte ajo dhe shpresonte qe nje dite do te ishte vete Arsela ne vendin e djaloshit.
- Ajo eshte kushurira ime. - degjoi Eriseldin qe thoshte me zerin pak me te larte se me pare. - Eshte studente mjekesie. Mund ti shpjegoni cdo procedure apo rezultat.
- Me behet qejfi vertete. - tha mjeku duke drejtuar shikimin e tij tek ajo. - Ne cfare viti?
- Ne vit te 4.
- Qenkemi pothuajse kolege. Shume suksese. - tha teksa i zgjaste doren. Arsela takoi doren e atij mjeku, prekje mes se ciles shpresonte te merrte pak nga dija edhe fati i tij, ndonese ajo ishte nje deshire aq egoiste. Pse osmoza nuk funksiononte ne raste te tilla? 
Pastaj buzeqeshi djallezisht teksa vazdhonte te shkundte doren e mjekut te ri, duke pare nga Eriseldi. Kush jep doren ende kishte thene ai pak me pare. Ja pra ku ishte pergjigja e tij, nje djale/burre i kompletuar, me nje profesion te lakmuar dhe nje pune te mire.

*

Dolen nga spitali pasi Eriseldi kishte kryer te tere ekzaminimet e kerkuara nga mjeket Vieneze.
NJe rezonance magnetike, e kishin futur ne ate pajiste te cpifur si nje tub mbytes, nje tmerr per klaustrofobiket.
Kishin cpuar krahun e tij ne dy vende per ti marre nje sere testesh serologjike per te percaktuar llojin e tumorit, dhe nje sere te tjerash genetike qe beheshin vetem ne ate spital .
Rezultatet pas nje jave i kishin thene infermieret dhe me pas mjeku.
Ai kishte insistuar qe Arsela, si nje e infiltruar, te shtrydhte doktoret per ndonje informacion, i sigurte qe ato mund ti besonin dikujt te fushes se tyre por ata nuk ishin thyer si ai vete nga ajo buzeqeshja e saj dhe naiviteti me te cilin ajo kryente cdo veprim. Te tere kishin mohuar me koke teksa perserisnin te njejten fjali, si te ishte e shkruar ne ndonje skenar qe u jepej per ta mesuar permendesh: Pas nje jave te tera. Do tju njoftojme per cdo gje.

- Te shkoi e ardhura deri ketu kot. - komentoi ai kur me ne fund qendronin ne ajrin e paster duke pritur taksine te cilen kishin porositur.
- Tallesh ti? Une shkova ne qiellin e 7te, harrove? - kujtoi ajo dhe i gjuajti lehte ne krah per te terhequr vemendjen e tij; nje veprim per te cilin u penduar shpejte; nje veprim aq shoqeror i rezervuar per personat me te afert. Eriseldi nuk ishte nje i tille, ndonese insistonte tek ajo teoria e tij qe tashme ata te dy ishin 'shoke'.
- Sdo me lesh vetem as pas nje jave. - tha me nje ton lutes, urdherues ai.
- Hmm, une erdha njehere, mendoj qe do ishte shume nese...
- Po ta kerkoj une kete here. - e nderpreu Eriseldi. - Me fal qe te nderpreva, por e dija qe do te gjeje ndonje menyre per te refuzuar, nje opsion i tille nuk ekziston. Ke vetem dy mundesi: A. Do te vi. B eshte si A. Te nderpreva per te te kursyer frymen.
- Je i sigurte? Nuk ke dike tjeter per te te shoqeruar? - mendonte per prinderit e tij, te cilet ai nuk i permendte kurre. Arsela dyshonte nese i kishte thene per semundjen e tij. Pastaj e dashura per te cilen i rrefeu pak me pare, pse nuk vinte ajo per te qendruar prane tij?
- Jo. Te tjeret nuk e dine, ende.
- Nuk u ke thene? - pyeti e surprizuar Arsela megjithese kishte dyshuar dicka te tille deri nje cast me pare.
- Jo. Nuk dua tu them gjera gjysmake. Dua te di cdo gje perpara se ti mbledh per ti thene te verteten e madhe. - pranoi. Kishte refuzuar ti tregonte prinderve te saj per qendrimin e tij ne spital, dhe kur e ema kishte kerkuar te dinte ku ishte zhdukur teksa e perqafonte per here te pare ne jete e kishte genjyer duke i thene qe kishte qene ne Durres me shoket. 'E di ti si jane mbledhjet me cunat, shume alkol dhe gjume. Harrova te karikoja dhe telefonin. '
'Mendova me te keqen' kishte thene ajo teksa vazhdonte ta shtrengonte ne krahet e saj.
'Mos ja fut kot edhe ti. Ce keqe mund te me ndodhe, kam jeten para' kishte genjyer serisht Eriseldi. Nje genjeshter aspak e bardhe si ato te adoleshences se tij te harruar tashme; por nje genjeshter e zeze si semundja qe zhvillohej, fuqizohej cdo dite, ore, minute brenda trupit te tij.

- Nuk jam personi i duhur per te te kritikuar, nuk te njoh mjaftueshem, por mendoj qe duhet ta dine dhe te te qendrojne prane. Prinderit, e dashura. - tha Arsela. As qe kishte menduar ti tregonte Margot ndonje gje, jo pas ndarjes se tyre ne aeroport.
'Gjerat mes nesh nuk jane si me pare' kishte thene ajo teksa Eriseldi behej gati te dilte nga makina e Margot per te hipur ne avionn qe do ta sillte ne Tirane. Ajo duhet te kishte ardhur me te, e kishin planifikuar ate udhetim prej kohesh sepse ajo deshironte te vizitonte qytetin e tij te lindjes, te njihte prinderit e shoket e tij te gjimnazit.
'Kam nevoje per kohe' keto ishin fjalet e fundit te saj perpara se ai te pergjigjej me nje 'Ok' te thate e te zbriste nga makina per tu futur ne aeroportin e madhe te Vienes.

- Cfare ndryshimi sjell? Vetem do te alarmoheshin.
- Ato meritojne ta dijne. - insistoi Arsela.
- Do llokume ti e? - pyeti Frenkli.
- Cfare lidhje kane llokumet? - ai vertete duhet te kishte ndonje neuron jo funksional mendoi Arsela.
- Sepse nese do merrnin vesh qe djali i tyre i vetem po vdes, do te nxitonin te me fejonin sa me pare. Prinderit e mi jane te cuditshem, ime me qe kur isha i vogel me tregonte perralla qe mbaronin me fjaline 'Kur te martohesh ti do te bejme nje super dasem' dhe jo me ate jetuan te lumtur pergjithmone. - Eriseldi ishte i sigurte qe e ema kishte planifikuar cdo gje; vendin e dasmes, ne ndonje lokal buze detit sic kishte enderruar gjithmone te martohej vete; ne vere as qe diskutohej. Ndoshta kishte parashikuar edhe si do te dukej nusja e tij, ndonje bionde elegante, me pamje prej supemodeleje por me trute e nje shkenctareje te NASA-s. Ishte po aq i sigurte qe kurrsesi nuk e kishte parashikuar semundjen e tij: Kancerin e paftuar...

Nje çast (shqip)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora