kater.

763 66 23
                                    

This Summer's Gonna Hurt Like A Motherf***** - Maroon 5

Ajo mban mend cdo detaj.
Qe ne momentin e pare, qe ishte duke rregulluar albumet sipas rendit alfabetik ne seksionin e dyte te dyqanit te muzikes ku punonte, sepse punedhenesi i saj, Rob, ishte i fiksuar pas rregullsise.

E teksa ishte duke vendosur ne vend '1996'-en te The Wombats [qe by the way si kenge eshte super e bukur - degjojeni sesben] nje prezence ne anen e majte te saj e beri pothuaj te hidhej perpjete nga frika teksa syte e saj takuan ate.
Dhe pa asnje fjale, te dy duart e tij u vendosen mbi secilen nga faqet e saj dhe Kris mori puthjen qe s'do te harronte gjersa te vdiste.
Kishte marre puthjen e saj te pare nga nje totalisht i panjohur.

Ashtu sic erdhi, Lukas Andre u largua ne te njejten menyre.

Ata u takuan perseri shume here te tjera, dhe ai gjithnje arrinte ta cudiste ne menyrat me te pazakonta. Kris nuk e kuptoi kurre se si ra ne dashuri me nje njeri qe kishte trupin e nje vrasesi, fytyren e nje engjelli dhe ne ze, theksin e ashper si dreqi.

Dhe per me teper, ajo e urrente ate model flokesh.

Gjithnje i binin ne sy meshkujt me floket te ngritura lart me keq se kendeset dhe kurre s'e imagjinonte veten me dike qe  nuk i kushtonte fare rendesi, duke i lene shkas kacurrelave te shfaqeshin ndonje dite kur ai pertonte t'i thante.

Ndonjehere, gjate neteve te gjata kur Lukas flinte thelle i qete dhe mendja i fluturonte kushedi se ku neper enderra, ajo qendronte zgjuar dhe e veshtronte per ore te tera sikur ne fytyren e tij do te gjente Alasken e librit te John Green.

Eshte ora tre e nates dhe teksa kthen koken nga ai, ajo i ngjesh fort gishtin ne shpatull. Lukas nuk reagon, keshtu qe ajo vazhdon te beje te njejten gje, gjithnje e me fort derisa ai i pergjumur mbledh vetullat dhe ben te hape nje sy.
"Cfare dreqin.." ferkon fytyren ai teksa kthen koken nga ora mbi komodinen ngjitur krevatit. "Je mire? Ka ndodhur gje?" ngrihet duke u mbajtur ne berrylat e vet teksa e shikon personin tjeter ne krevat i shqetesuar.
"Cfare do te thote 'carpe diem'?" e pyet Kris me se e qete teksa Lukas e shikon si te ishte e cmendur.
"Po me thua qe me cove ne tre te mengjesit per te pyetur cfare eshte nje shprehje frengjisht?" ia kthen ai dhe bie ne krevat duke psheretire rende.
"Epo ti e ke bere tatuazh.. duhet te kete nje kuptim.."
Ai e shikon i pergjumur dhe tund koken i lodhur.
"Do te thote qe duhet te jetosh per te tashmen, te harrosh te shkuaren dhe te mendosh shume pak per te ardhmen sepse eshte vec nje hap larg a dicka e tille." i thote ai dhe kthehet brinjaz. "E lumtur? Kthehu tani."
"Cfare, pse duhet te kthehem?" e pyet ajo e cuditur teksa mendon per shprehjen e tij.
Lukas e kthen Krisin me kurriz nga vetja dhe ne ne nje levizje te shkurter, i hedh krahun dhe e afron pas vetes, tashme ca i nevrikosur.
"Pra ti beson ne 'carpe diem'?" vazhdon ajo.
"Kriiiiiiis." ankohet ai por duket se nuk ka asgje qe ta ndaloje vajzen para tij.
Ai psheretin perseri teksa ajo leviz ne shtrat dhe i kthehet tashme balle per balle, por nuk nguron ti hedhi krahun e mpire per te dyten here.
"Por e ardhmja ka rendesi!" peshperit Kris sikur ne dhome me ta jane dhe njeqind njerez te tjere.
"Ne keto momente gjumi im ka me shume. Fli tani." ia kthen Lukas duke shtrenguar syte e mbyllur.
Duke e ditur se shpresat e saj per ta mbajtur zgjuar jane pothuaj zero, Kris mbyll gojen dhe pasi e puth lehte, fsheh koken ne qafen e tij aq sa buzet e saj qe i prekin klavikulen, arriten te ndjejne pulsin e Lukasit teksa ai ngre koken per t'i dhene akoma dhe me shume hapesire.

Ai ndjen qerpiket e saj ta ngacmojne teksa Kris perpelit syte, por kjo gje e vogel jo vetem qe nuk e bezdis, por e ben ta shtrengoje ehde me shume ne krahet e vet.
"Gjumash." peshperit ajo ne qafen e tij dhe detyron veten te flere gjithashtu.

1996 [Shqip]Where stories live. Discover now