Historia e pare

94 8 2
                                    

Po sikur çdo rrahje e zemrës suaj të bënte jehonë me melodinë e tmerrshme të një dashurie të humbur, të gdhendur përgjithmonë në thellësitë e shpirtit tuaj? Jeta e Aleksit ndryshoi për ters ditën që gruaja e tij vdiq në sallën e lindjes. Asgjë nuk bënte më sens si më përpara për të,dielli nuk lindte më njëlloj,as kur shihte fytyrën e njomë të Brianës,vajzës së tyre dy vjeçare. Briana ishte një rimëshërim i përpiktë i nënës së saj, Serafinës ,dhe pikërisht për këtë arsye,vetëm t'a shikonte të bijën ishte kthyer në një sfidë të vërtetë për Aleksin. E si mund të kujdesej ai për të,kur ardhja në jetë e Brianës i kishte vrarë të vetmen grua që i jepte kuptim jetës së tij?! Jo ! Ai se bënte dot më këtë gjë !

Me zor u ngrit nga dyshemeja,në njërën dorën mbante shtrënguar shishen e rumit,e cila kishte brënda vetëm gëllënjkat e fundit dhe me tjetrën u mbështet në krahët mbrojtës të shtratit të Brianës. E pa të bijën tek flinte qetësisht,pa të voglin shqetësim në fytyrë,dhe vala e dashurisë që ndiente për të,nisi të kthehej në urrejtje. Por ai nuk guxonte ta prekte të bijën ! Ishte i vetmi kujtim që i kishte lënë pas Serafina. E sikur Serafina të mos kishte vdekur,atëherë as ai nuk do i kthehej alkolit për të mbytur dhimbjen ,për të harruar realitetin e hidhur,as nuk do t'a humbiste punën e avokatit. E kush do punësonte një avokat që paraqitej në sallën e gjyqit i dehur, të cilin se mbanin as këmbët ? Herën e parë ia kishin falur,duke i dhënë një vëretje dhe gjobë. Ai i kishte premtuar familjes së tij se nuk do pinte më,por kur nata binte dhe ngelej vetëm me një foshnje që qante dhe kërkonte mamanë që se njohi kurrë,atëherë alkoli i përngjante shumë eliksirit të lumturisë. Për sa kohë që nuk ndiente ,Serafina ishte me të,nuk kishte vdekur.

Herën e dytë ,e pezulluan nga puna për një muaj,dhe të tretën ia hoqën licensën e avokatit. E meritonte !Ai nuk ndihej më i denjë për asgjë dhe padyshim që nuk mendonte për të ardhmen e së bijës,sepse e tija kishte kohë që kishte marrë fund. Dëgjoi t'i tringëllinte celulari dhe vajti, duke iu ngatërruar këmbët,në dhomën e tij,ku e kishte hedhur në një cep. - Si mund të jesh kaq i pafytyrë Aleks? Kur kishe ndërmend të na e thoje që të kanë hequr licensën prej një jave? Si do e ushqesh vajzën tani? Bën mirë t'i paketosh rrobat që sonte,se nesër do vij të marr Brianën !-dëgjoi zërin e acaruar të mamasë së tij,që bërtiste nga linja tjetër. -Mirë jam ! Faleminderit për interesimin mama ! -i tha ai dhe e mbylli telefonatën. Nuk kishte në plan të dëgjonte kritikat e askujt. Askush nuk e dinte se çfarë po kalonte ai,as nuk priste mirëkuptim dhe as nuk donte të fliste me njeri.

Kjo dhimbje ishte vetëm e tij. Përpara se t'a fikte fare telefonin,pasi ishte i bindur që mamaja e tij do e merrte sërisht, në ekran u shfaq një zarf i kuq . Mendoi se do kishte marrë një virus dhe duke dashur t'a fikte,klikoi mbi zarfin e kuq dhe nisi të lexonte mesazhin që përmbante. "Aleks Truman,jeni përzgjedhur të jeni pjesë e projektit të ri 'Një shans i dytë'. Nëse zgjidhni të vazhdoni më tej,do ju ofrohet mundësia të ri-jetoni një ditë nga e kaluara. Përpara se të klikoni 'Vazhdo' mendoni për datën në të cilën doni të riktheheni. Por kujdes,çdo gjë e ka një çmim ! " Kjo me siguri ishte një shaka pa kripë që po i bënte dikush. Qeshi hidhur me veten,dhe mendoi se sa shumë do donte të rikthehej në ditën e vdekjes së Serafinës. Sa shumë do të donte të mos e kishte dëgjuar dëshirën e saj për të shpëtuar vajzën,kur doktori i kishte thënë se duhej të zgjidhte cila të mbijetonte ! Ai duhej të kishte zgjedhur atë ! U shtri të flinte në shtrat dhe e hodhi celularin shkujdesur kokë poshtë. Dëgjoi një tringëllimë konfirmimi,por aq i bënte,edhe sikur të digjej e gjithë bota. Mbylli sytë me shpresën se sonte do shihte gruan e tij të bukur, por e ndiente se shpirti i saj ishte zemëruar me të dhe për dreq,kishte dy vite që as në ëndërra nuk e vizitonte.

***

-Aleks ! Aleks, zemër zgjohu. Erdhi koha !-dëgjoi një zë t'a thërriste dhe një dorë që e shkundte lehtë mbi sup. -Aleks,duhet të ikim!-tha zëri i ëmbël sërisht. U zgjua si çmeritur dhe në rrëmbim e sipër u rrëzua nga shtrati i mbështjellë me mbulesa. Zëri që e thërriste i përkiste gruas së tij. Serafina e tij e ëmbël dhe e bukur,qëndronte mu para tij,me dorën mbi barkun e rrumbullakosur. Ajo kishte bërë çantën me rroba gati dhe ishte veshur njëlloj si ditën kur kishte vdekur. -Ti je gjallë ! Serafina !-tha Aleksi duke zgurdulluar sytë dhe e mbështolli të shoqen në një përqafim që po i merrte frymën. -Zemër më lësho se po më mbyt ! Sigurisht që jam gjallë,çfarë do thuash me këtë?!-i tha ajo. -Asgjë ! Thjesht jam shumë i lumtur që po të shoh sërisht këtë mëngjes !

Teme e lireWhere stories live. Discover now