Chapter VIII - Nora and Sokol's plan

10 0 0
                                    

PAS 1 JAVE

Pasi kishin kaluar një javë që nga disa ndodhi të rënda, në Fis kishte rënë qetësia pak sepse nuk dëgjohej asnjë shenjë nga Osmanët e as nga armiqtë tjerë, sikur kishin hequr dorë nga veprimet e tyre.

Por Sokoli nuk kishte harruar dy fytyra, fytyrën e Timurit që u ofroi ndihmë dhe fytyrën e princin Malazez që I vrau lajmëtarin.

Ishte i ulur në hijen e një lisi, pranë një lumi dhe ndoshta ai po mendohej se çfarë të vepronte apo thjeshtë po dëgjonte gurgullimën e ujit që po ecte, ndoshta edhe cicërimat e zogjve që ka kohë që nuk I kishte dëgjuar.

Sokoli po gdhendte një kalë nga druri, sepse ishte nje zdrukthar i zoti, papritmas nga shkurret doli një njëri I maskuar në të zeza dhe mbante diçka në dorë.

-Ti je Sokoli?

Sokoli nxorri shpatën e tij dhe e vështroi pa folur asgjë. I maskuari vazhdoi ti afrohet

-Nga reagimi yt e vura re se je po ai, siç të kanë pëshkruar. Këtë letër në dorë e kam për ty. Është letër që nuk mund ta lexosh pa e lagur me ujë.

Sokoli po habitej nga kjo.

-E çfarë ka të shkruar aty?

-Nuk e di, do ta zbulosh ti.

I maskuar I hodhi letrën në tokë dhe u zhduk mes shkurreve, Sokoli u afrua e mori letrën në dorë dhe nuk shkruante asgjë, u afrua tek lumi e zhyti pakëz në ujë dhe dalëngadalë shkronjat filluar të shfaqeshin, Sokoli u habit sepse nuk kishte parë këso lloj letre më parë. E vuri re se ishte diçka jo e zakonshme. Sapo filloi ta lexoj atë letër fytyra e Sokolit nisi të ndryshonte sepse në letër shkruhej...

''Ti Sokol Cubi, i pari nga Cubat, thyesi i Medunit dhe vrasësi i Princit Serb. Të janë vënë në shpinë armiqë nga të gjitha anët, madje edhe nga dera jote, por mos hiq dorë sepse fundi do jetë I mirë. Pashai Osman nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga fisi juaj, prandaj nëse dëshiron ti japësh fund mizorisë së tij, të është ngarkuar një detyrë e madhe, por jo e pakryeshme.
Shumë larg nga fisi yt, atje ku maja e malit puqet me qiellin, jeton një fis malsorësh të pazbuluar ndonjëherë, e aty udhëheqin pesë vëllezër, je I detyruar të shkosh atje ti takosh ata, të jetosh me ta. Mirëpo brenda kësaj je I detyruar të zbulosh njërin nga ata vëllezër që është tradhtar, bashkëpuntor I armikut tuaj, nëse arrin ta gjesh atë dhe ta përfytyrosh atëherë do jetoni në paqe dhe gjërat do shkojnë ashtu siç I ke paramenduar. Shko I vetëm, pa askënd. Kujdes, sepse ai është aq dinak saqë të fut në rrugë padalje, bëhu syhapur dhe fillo dalëngadalë të veprosh në heshtje''.

Sokoli mbeti I habitur nga kjo që lexoi, I dukej e pabesueshme.

-Ti Sokol Cubi, thyesi I Medunit dhe vrasësi I Princi mizor Serb? Çfarë është kjo gjë dhe kush po mundohet të më prish mendjen me këto parashikime?

Sokoli shpërlau sytë disa herë me ujë sepse I dukej si ëndërr.

-Pra më duhet ta lë fisin në gjendje lufte dhe të shkoj në vendin ku maja e malit puqet me qiellin. Hej Zot më kthjell mendjen time të ngatërruar.

Sokoli futi letrën në xhep dhe u nis drejtë fshatit.


...

KALAJA E SHKODRËS

Në dhomën e Pashait të Shkodrës kishte ardhur Vuço Pasha I cili po bisedonte me Mehmed Pashën, I cili sundonte Shkodrën.

-Sokoli nuk ndalet, nuk do të ndalet aq lehtë sa mendoni ju I nderuar Pasha.

Vuço Pasha dëgjonte me ironi Mehmed Pashën, I cili po tregonte të vërtetën për Sokolin dhe grupin e tij.

Trilogy: The Saga of Nora Kelmendi (BOOK 1)Where stories live. Discover now