Mungesa e nje gome.

60 14 76
                                    

          Kur hyme brenda, shtepia e Amit ishte e lezetshme, paksa se jo kushedi sa e madhe. Mendoja se me te, do te ishte edhe Skellçi -madje, kisha nisur te mendoja se çfare duhej te thoja kur te perballesha me te -por çuditerisht, prej tij nuk dukej asnje gjurme. Nuk kishte dy kate, por ishte e gjere dhe me dy dhoma gjumi, bashke me nje tualet ne fund te korridorit, bashke me kuzhinen dhe sallen e ngrenies. Dhoma e ndjenjes ishte e vogel, kishte nje raft librash te gjate, qe rrumbullakosnin te gjithe dhomen dhe te falnin nje ndjenje relaksuese. Vija bast qe Ami duhej t'i kishte lexuar te gjitha ato qe gjendeshin aty, nje mendje me thoshte qe ishte ajo fansja e madhe e librave. tek e cila une asnjehere nuk kam qene. Bashke me Nikolain, zgjodhem te uleshim ne divanin e kesaj dhome. Ami u ul perballe nesh, ne nje kolltuk te rehatshem dhe qendronte me duart mbi gjunj, paksa e sikletosur.

             Teksa rrotulloja syte perqark, veshtrimi mu ndalua tek nje foto ne mur. Prane nje gruaje me floket kaçurrele ngjyre kafeje, qendronte mbeshtetur nje djale dhe nje vajze e vogel. Nga buzeqeshja e hijshme, paksa e anuar qe i formonte dy gropeza te vogla ne faqe, djali me ngjasoi si Aleksei. Nikolai me thoshte gjithmone diçka dikur, tani une qe thjesht, e kisha vertetuar: 'Edhe nese njeriu do te rritet, e vetmja gje qe s'do i ndryshoje do te jete buzeqeshja'. I shkeputa syte nga fotoja e varur ne mur dhe duke u mbeshtetur pas ne divan, pa ditur ç'te thoja, zgjodha te heshtja dhe t'i mbaja syte ne dysheme. Heshtjen e theu zeri i Nikolait:

-Degjo... faleminderit.

-Asgje. -mblodhi paksa shpatullat, vura re nje skuqje te lehte qe u perplas ne fytyren e saj. 

            Nikolai uli veshtrimin e kalter dhe disa fije te flokeve bionde, qe i kishte terhequr pas me grupin tjeter te flokeve te dendur, i rane mbi ball. Pyesja veten nese ishte ajo qe po mendoja une ndjenja mes tyre. Dhe pa e kuptuar as vete, nje buzeqeshje me kishte rrumbullakosur fytyren dhe me kishte lakuar buzet. Duke ngritur serish syte drejt vajzes, qe qendronte ne siklet ne kolltukun e shtepise se saj, vellai e pyeti ne dukje thate, por une pashe interes, kureshtje dhe diçka tjeter ne syte e tij, qe nuk mund te fshihnin dot asgje:

-Um... je... sa vjeçe je?

-Une? -beri me dore nga vetja, duke pare me çudi ca nga mua e ca nga Nikolai. -Njezet e dy... Dhe... dhe ti? -Ula koken, qe te mos dukesha qe isha duke buzeqeshur si nje e çmendur me veten.

-Njezet e shtate.

             S'e dija as vete se perse po me bente per te qeshur tema e moshave te tyre, por ne te njejten ane, po me dukej aq argetues fakti qe e kishte bere Nikon te mbulohej nga nje skuqje e lehte. Ami beri vetem nje "ah" te pazeshme dhe tundi lehte koken, kurse vellai zgjodhi te çonte doren permes flokeve bionde, si te donte ta anashkalonte temen qe kishte hapur. I rashe lehte me berryl, duke i buzeqeshur shoqes qe mos ta vinte re te godituren e fshehte qe i dhashe une. Ai ma ktheu me nje me te forte ne stomak, gje kjo qe me beri te mbaja te qeshuren mos te me shperthente jashte. Bera gjasme, sikur po terhiqja hundet. 

-I ke lexuar te gjithe? -pyeta. I bera me sy nga rafti i madh me libra.

-Disa. -mblodhi supet ajo. -Me e shumta, ato fantazi... ato qe me terheqin. Te gjithe i ka lexuar mami. 

-Po Aleksei? -S'e di se si nuk e kontrollova gojen kur i drejtova ate pyetje dhe e pikasa veshtrimin e vengert te Nikos, qe u kthye nga mua.

-Jo, Zot i madh. -qeshi lehte. -Nuk para lexon. 

            Ma kishte marre mendja, do te doja t'i thoja, por nuk e bera. I leshova nje gjysem buzeqeshje dhe u ktheva nga Nikolai. Vellai nisi te perplaste lehte doren me divanin dhe pashe nje hije te erret ne fytyren e tij, nje hije shqetesimi. Doja ta pyesja se ç'kishte, por nuk po dija se si dhe si per inatin tim, Ami as qe po e vinte re kembenguljen time per ta pyetur privatisht permes disa veshtrimeve, qe asaj i vinin te pakuptueshme. Pas nje fraksioni sekondash, zgjodha ta lija pas mendimin e ta pyeturit privatisht dhe e derdha pyetjen edhe perpara fytyres se skuqur flake nga sikleti -mendoj -te Amit:

Ne krahet e dashurise. (Edhe yjet dashurohen me ty 2) ✔Where stories live. Discover now