Dashuri me dhimbje.

Comincia dall'inizio
                                    

-E di... qe kam gabuar. Fola me Olafin sot ne mengjes... dhe Ejprill, mua... mua nuk me duket e domosdoshme... ose me duket pa sens, nuk kam si te ta them... qe te mbajme inate per ate qe ka ndodhur kater vjet me pare. E kupton? ... Eshte thjesht, budallallek dhe mua... me vjen shume keq per ç'ka ka ndodhur. E di qe jam vone, por me mire vone se kurre, apo jo... dhe te kerkoj falje.

-Po çfare thua, o budallaqe? -Dora e saj u perplas lehte ne faqen time dhe me terhoqi ne nje perqafim te menjehershem.

               Dhe aty e kuptova se sa shume me kishte munguar ajo. Sa shume me mungonte mua jeta e dikurshme, sa me mungonte adoloshenca dhe shetitjet ne Kazan'. E me pas, pyesja veten se si do te kishin shkuar gjerat nese do te kisha qene pak me ndryshe, jo aq e papjekur ne karakter dhe e paqendrueshme persa u perkiste pelqimeve te mia femijenore... e ne fund, serish perfundoja tek ideja qe gjithsesi, me kishte pelqyer qe kishin shkuar ne te tille menyre, sepse tani e shihja veten me mire seç kisha qene para kater vjetesh. Me ngadale, Ejprilli u shkeput prej meje dhe duke stampuar nje buzeqeshje te vogel ne fytyre, me tha:

-Me ka marre malli per ty, Amara. -Syte e saj e kishin humbur ate zbrazetine e meparshme dhe disa pikeza loti i feksnin nga dritat e poçeve elektrike dhe nga drita e farit, qe ishte harruar ndezur gjate xhirime, ne syte e geshtenjte, gjysem te gjelbert. -Kur mora ate... telefonaten tende... isha me Olafin dhe... dhe kur e degjuam... Oh Zot, Amara! -perplasi duart ne fytyre. -Me fal... me fal, por mendova per me te keqen. Te dy e menduam... te gjithe...

-Me vjen shume keq... -ula koken dhe e lashe veshtrimin te binte ndesh me token. -Nese s'do te kishte qene... nese s'do te kishte qene per Nikolain... -Ndalova, duke menduar per nje fragment sekondash per tim vella, pastaj tunda lehte koken dhe shtova. -S'do te isha ketu. Ne Londer. Dhe duke ju takuar juve...

-Akoma budallaqe ke mbetur ti. C'i ke keto qe thua? -me nderpreu ajo menjehere. -Ti je mire. Dhe Nikolai eshte mire...

-Jo. -e ndalova une kete here. Ndjeva zemren te me rrihte me rrembim. Syte e mi qe pane ne imagjinate armen e Frankos, fytyren e plagosur te tim vellai. Ne fund, tunda menjehere koken dhe duke stampuar nje buzeqeshje te pavertete, shtova. -Po, eshte mire. Jemi mire.

            C'ishte e verteta, nuk doja t'i ngaterroja ata te dy ne ato telashe ku isha zhytur me kembet e mia. Fundja, kishin jeten e tyre tashme dhe une kisha timen. E dija qe duhej te mesoja t'ia dilja mbane vete, e dija qe duhej te mbeshtesha tek nje fakt dhe tek nje arsye, qe nuk e kisha gjetur akoma dhe ne fund, duhej te kapesha diku, ku mund te dilja e fituar. Te mos trembesha nga fuqia qe zoteronte Franko, duke vene ne dukje ate qe me mungonte mua, duke u kapur ne dobesine time. Thelle, ne mendjen time, duhej thjesht te beja nje permbledhje te gjerave dhe ta kapja fillin e se vertetes. 

-Ju takova edhe ju te dyve. -buzeqesha, me shume desha te ndryshoja temen per te hyre diku tjeter dhe per te ndryshuar mendimet e mia. -Tani, siç duket, me paska mbetur vetem Niari.

             Me te permendur ate emer, fytyrat e tyre sikur ndryshuan. E vura re ne syte e Ejprillit, qe e humben shkelqimin e meparshem dhe e pashe ne shprehine e fytyres se Olafit, qe nga ajo e buzeqeshur e lehte, shkelqim rinor i te qenit nje burre e nje baba -paksa se i ri -tani, u be serioze dhe e ndryshoi teresisht ate qe e rrethonte. U vrenjta, u perpoqa te gjeja nje pergjigje ne mimikat e tyre te fshehuta dhe te heshtura, por nuk po arrija ta vereja asgje pertej syve te tyre, qe po fshihnin aq shume kundrejt meje. 

-Cfare ka? -pyeta. S'e di ne u degjua, por kur askush prej tyre nuk levizi, e perserita. -Cfare ka ndodhur, Ejprill?

-Amara... eshte diçka qe duhet ta dish. -mermeriti. Zeri i erdhi i thyer, i meket. Ndjeva zemren te me rrihte akoma edhe me fort se me pare. Vetem diçka e erret po ma pushtonte mendjen ne ato çaste.

-Cfare ka Niari? -E dija qe mbase, po sillesha sikur te kisha qene me Niarin gjate gjithe jetes sime e jo vetem per disa muaj, por aventurat qe kisha kaluar me ta, une e dija qe s'do t'i kaloja me asnje tjeter. Mbeshtetjen qe me dha ai s'do te ma jepte dot kurre askush tjeter. Dhe dashurine e tij, oh, ate s'do te mund te ma falte as Nikolai.

          Olafi me ktheu shpinen, kaloi duart ne floket e geshtenjte, kurse Ejprilli mu afrua mua. Bera disa hapa pas dhe instivikisht, ndjeva pellemben e dores sime qe u vendos ne zemer. E dija... diku, aty e ndjeva tani, qe gjithçka kishte marre fund. Qe e kisha menduar ate me kot. Qe kisha pritur per nje dite ku do e takoja serish, me kot. Sepse fjalia e fundit qe kisha marre prej tij kishte qene "faleminderit"... ndjeva kembet te me keputeshin, krahet te me mpiheshin dhe duke perplasur duart ne fytyre e duke i rreshqitur ato drejt flokeve, per t'i ngritur siper, mermerita me kot, per te mos e pranuar faktin e hidhur qe akoma nuk ishte thene prej gojes se Ejprillit:

-Ai nuk ka vdekur, apo jo? Niari... eshte mire? Me thuaj... Ejprill.

-Me vjen keq. -Ishte vetem ajo fjali, qe me beri te mbyllja syte dhe te terhiqja fort buzet pas me dhembet e pare si te doja te qetesoja veten.

           Thjesht, nuk e kaperdija dot faktin. Nuk mund te pranoja arsyen qe Niari... djali, qe me kishte mbeshtetur, djali qe me kishte dhuruar dashurine qe ne kembim, nuk e kishte marre... djali, i cili e vetmja gje qe deshironte ishte te bashkohej me te vellain, tani nuk ishte me. Ai nuk frymonte me dhe trupi i tij... kembet e tij nuk e preknin me token. Syte e tij te kthjellet, tashme kishin vertetuar termin te zbrazet... dhe kishin qendruar ashtu, te zbrazet gjate gjithe kohes. Aq te zbrazet, sa besoja nuk do e njihja me Niarin... Niarin, emri i te cilit perplasej me ate te te vellait...

-Si? -ngrita syte drejt Ejprillit dhe u mbeshteta ne borduren ku rridhte uji i asaj statujes se oborrit. -Si?

-Amara, nuk...

-Ma thuaj, Ejprill... si iku ai? -shtrengova fort ate bordure te lagur, si te doja ta pakesoja rrjedhen e loteve qe perplasej faqeve.

-Mbaj mend... qe kur mora kete telefonaten tende bashke me Olafin, -ma beri me koke nga ai, -u ngrita per te biseduar edhe me te tjeret. Ishte vone, ma do mendja. -Mbaja mend qe kur u nisa une, kishte qene ora 23:00, keshtu qe kur ata duhej te kishin marre telefonatat, duhet te kishte kaluar mesnata. -Dhe... mbaj mend qe isha si e trullosur dhe nuk ndihesha mire, mbase prej telefonates tende... ose mbase, -buzeqeshi lehte, -sepse diten tjeter, mora vesh qe do te behesha mama. Nuk e di shume mire se çfare ka ndodhur... Olafi pyeti lart e poshte dhe...

-Nuk e di nese te kane ardhur ndonjehere telefonatat, Amara, -mori fjalen Olafi, -por nese te gjithe ne te kthyem nje pergjigje dhe te kerkuam nje sqarim, Aleksei ishte i vetmi qe nuk e beri. Per me teper, zgjodhi te mos u pergjigjej trokitjeve tona ne dere, ku gjasme po e shqetesonim.

            C'ishte e verteta, bateria e telefonit duhej te kishte rene plotesisht deri me tani, nuk e kisha marre mundimin ta karikoja ndonjehere dhe po vrisja mendjen se çfare telefonatash e mesazhe zanore duhet te me kishin ardhur. I vura nje pakt vetes qe sapo te kthehesha ne shtepi, do te hapja ate celular per te kontrolluar paksa vrullin e atyre telefonatave te kater viteve me pare. S'e kisha idene nese celulari qendronte akoma ne funksion, por sidoqofte, do e provoja ta rregulloja. Kurioziteti nisi te me brente. 

-Dhe... Niari mori motorrin dhe u largua. Mengjesin tjeter... -mblodhi supet. U duk sikur nuk donte ta perfundonte fjaline, por ne fund, e beri. -Morem vesh qe kishte pesuar aksident. Nuk mbijetoi dot...

-Ai nuk e takoi asnjehere Duon... -mermerita, por mu kthye si pyetje.

-Nuk e di kush eshte Duo, Amara, por jo... Niari vdiq naten sapo u largove. Me vjen keq. E di qe e doje shume. -shtoi Olafi.

             Nuk thashe asgje, por u terhoqa pas dhe nuk doja t'u thoja asnje mirupafshim, nuk doja t'u thoja as qe do te shiheshim serish -sepse ne fakt, kjo nuk dihej -dhe ia mbatha rrugeve te Londres, si te doja t'i shpetoja atyre qe degjova. E di qe e doje shume. Ne fakt, e doja. E doja shume. Dhe e di qe e dashuroja. Nese s'do te kisha zgjedhur largimin, e di qe do te mundeshim te dy te arrinim nje lidhje, qe askush tjeter s'do e kishte. Dhe e di serish qe nese do e dinin ate lidhje tonen, njerezit do te thoshnin qe nese do e kisha dashur aq shume, s'do e kisha lenduar. Por, ne fakt, e kisha pergjigjen. Dhe nuk ishte nje pergjigje, ishte nje pyetje, pergjigjen qe duhej ta jepnin ata. Cila dashuri ka funksionuar pa dhimbje?



I erdhi kujt keq per fundin e Niarit, apo nah? 😂

Ne krahet e dashurise. (Edhe yjet dashurohen me ty 2) ✔Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora