Ne pamje te pare, thjesht nje magazine.

Start from the beginning
                                    

           Makina e tij doli prej rruges, duke hyre keshtu ne nje kthese te vetmuar -larg syve kureshtare te turisteve -dhe ndaloi pak me larg nje shtepie te pabanuar. Kur hoqi çelesin prej zgavres se saj, hapa menjehere deren dhe dola jashte. Nuk leviza me tej, mbylla deren dhe u mbeshteta ne te duke pritur qe Franko ta hidhte nje fjale. Degjova perplasjen e deres se tij, mu afrua dhe duke futur çelesin e makines ne xhep, ndaloi prane meje. Veshtrimin nuk e ktheva nga ai, por po shpresoja kaq shume qe te fliste. Ne fund, e beri:

-Doje te dije se ku ishte Nikolai, keshtu? 

-Mos me mbaj me gjate. -ia prita thate. Po mallkoja veten se ku i kisha pasur syte kur zgjodha kete person. 

-Ne rregull. Po hyj drejt e ne teme. Eja me mua.

            Dora e tij mbertheu serish parakrahun tim dhe per te mos u derrmuar, e lashe veten te me terhiqte, pa bere asnje perpjekje qe ta shkepusja prej tijit. Koka me ziente nga inati, njera pjese me perplasej tek fakti qe Olafi me kishte lene vetem dhe pjesa tjeter, tek fakti qe po lejoja Frankon te luante me mua nje loje, ne fushen time. Nuk i hodha syte perqark per te pare se ku dreqin gjendesha, fundja as qe po me interesonte. Doja qe e gjithe kjo te perfundonte sa me shpejt, une e Franko te perfundonim kete lidhje gati nje-vjetore, dhe Nikolai te bashkohej me mua perseri... dhe ne fund, te shkonim tek xhirimet. Por, gjithçka po zgjatej e po sterzgjatej ne ate menyre qe po me lodhte se tepermi. Mori kthesen tek dera e magazines se vjeter. Mbaja mend se si dikur, aty, patem shkembyer te dy puthjen e pare.

              Nxorri çelesin dhe e hapi me ngadale. Drita e meket qe erdhi prej gjysem territ qe kishte pushtuar dhomen e magazines, thuajse me acaroi syte. Kur hyra brenda, arrita ta dalloja menjehere Nikolain. Ishte ulur prane murit te mykur, gjunjte i kishte mbledhur pergjate stomakut dhe njeren dore, e mbante ne faqe. Drita e dobet -e cila duhej te ishte vetem nje qiri i ndezur ne qiellin e nates, tek errej ne Londer -me veshtiresoi te shikoja dy burrat qe qendronin me kembe prane tij. Hodha nje veshtrim te shpejte ca nga fytyra indiferente e Frankos dhe sapo u bera gati te vrapoja drejt tim vellai, dora e tij qe me kishte kapur parakrahun qe me pare, me ndaloi. U ktheva nga ai.

-Jo, Amara, jo. -Dora e tij rreshqiti ne fytyren time. Nuk e bera as edhe nje levizje per t'iu shmangur, ashtu siç mbase do te deshironte ai. -Nuk eshte koha e pershtatshme per tu takuar me Nikolain tend. 

-Por...

-Cfare dreqin? -Fjalia ime u nderpre prej nderhyrjes se Nikolait. U ngrit menjehere, drita e rrezeve te holla te diellit qe depertonte prej dritares se vogel, te larte te dhomes, arriti ta ndriçonte me te qarte fytyren e tij. Dhe aty, ndjeva kembet te me keputeshin.

            Nuk ishte me ajo fytyra e paster qe kisha pare para nja nje ore. Nuk ishin me ata syte e kalter, qe shkelqenin nga kenaqesia dhe nuk ishte me qendrimi krenar, qe ai mbante mbi veten. Vapa qe pushtonte magazinen, kishte bere ballin e tij te mbushej ne djerse, duke i ngjitur disa fije te arta floku mbi ball. Pjesa e djathte e fytyres, pak me poshte syrit, aty ku pak me pare ishte duke mbajtur doren, i ishte nxire dhe nga buza arrija t'i pikasja nje vije te holle gjaku. Paksa se dy burrat u perpoqen ta terhiqnin, vonesa e tyre ishte e deshperuar, sepse duart e tim vellai mberthyen jaken e kemishes se Frankos. Ndjeva doren e tij te shkeputej nga parakrahu im. Nenqeshja i pati stampuar fytyren e shemtuar, qe aq shume doja ta godisja ne ato çaste.

-Nese kishe diçka me mua, ta zgjidhje me mua. Nuk ke pse te fusesh edhe Amaren, ti idiot i dreqit!

          Franko nuk reagonte, por duart e tij u vendosen mbi duart e Nikolait dhe per nje çast te vetem, deshen ta shkepusnin prej vetes, por me pas, zgjodhi te heshte. Nuk fola, e dija qe Niko do e perfundonte vete ate zenke te pakuptimte ende per mua, sepse kjo ishte ç'ka bente ai gjithmone... dhe e kuptova qe keshtu ndodhi, kur u terhoq vete pas. U kthye menjehere nga mua, me veshtroi nje hop dhe pastaj, me terhoqi ne nje perqafim te menjehershem. E shtrengova fort dhe desha te qendroja me teper strukur ne kraharorin e tij, por me largoi vete nga vetja dhe duke me vendosur te dyja duart ne shpatulla, zgjodhi te ma tregonte ai te verteten perpara Frankos... te pakten, ne kendveshtrimin e tij:

-E di... Amara, nuk po di çfare te te them, por... ky person deshiron parate dhe tere keto... te lutem... jepja. 

-Po çfare djallin? -Ndjeva nervat te me beheshin kaçurrel. -Dhe ti po m'i thua t'ia jap? A ke rrjedhur, Niko? 

-Nuk ke zgjidhje tjeter...

-Kam shume. -Syte me shndrisnin me shume nga drita e meket, qe me vinte drejtperdrejt, nga inati. Nga dobesia e Nikolait. -Policia njera prej tyre...

          Sapo vellai do te shtonte diçka, ndjeva doren e Frankos te me kthente vrullshem nga vetja. Prej kthimit qe me beri, ndjeva trupin te me perplasej me timin. Shava nen ze dhe u perpoqa te shtyhesha pas, por zemerimi ne syte e tij me bene te mos e beja asnje levizje pas, nese nuk deshiroja ta lendoja veten me deshiren time. Nikolai beri t'i jepte nje te shtyre, por e perfitoi vete nje te tille nga Franko. Shpina e tij qe u perplas pas murit, siç duket e derrmuar edhe me pare, e beri te perplasej ne toke, duke mallkuar nen ze. Ktheva koken nje cope here nga ai, por arma qe vura re ne doren e Frankos, me beri te hapja fort syte. Mori menjehere shenjester nga im vella.

-Cfare eshte ky budallallek, Frank? -U perpoqa ta mbaja veten te forte, por arrija te degjoja rrahjet e zemres sime frikacake deri ne vesh.

-Nese do te lajmerosh policine per gjithe kete, do ia hedhesh trute ne ere ketij personi. -Dhe aty, e kuptova. E kuptova, paksa se nuk doja, qe me kercenoi. 

-Ule ate arme... -peshperita. Nuk mu bind. -Ule ate, Frank. Nuk do ia them policise!

           Ngriti vetullat i pabindur dhe mu desh te pohoja lehte me nje levizje te kokes. E uli poshte dhe zgjodhi ta vendoste ne nje ane te xhinseve, duke e mbuluar persiper me bluzen e bardhe. Mora fryme thelle dhe duke i bere nje shenje te me leshonte, u shtyta pas. Nuk e ktheva veshtrimin nga Nikolai, jo se nuk kisha kuraje ta shihja, por sepse per here te pare, u ndjeva edhe vete e dobet per ta bere diçka per te. Nuk kisha çfare te thoja, mendimi qe Franko kishte nje arme, ishte gjeja qe me bente te dridhesha me shume se kurre. Mu afrua me ngadale dhe duke ndaluar disa hapa distance prej meje, tha:

-Largohu. Nikolai do te qendroje ketu... dhe per aq kohe sa te dua une. Dhe ti... nuk do te vish me ketu. E nuk do te sjellesh askend! More vesh? -Nuk i ktheva asnje pergjigje. -More vesh, Amara? Nuk do te vish ketu! Dhe do te me japesh çdo gje qe do te te kerkoj! -Serish, heshtje nga ana ime. Mendimi qe po me perdorte si te isha kukulla e tij, me acaronte me shume se gjithçka. -Kuptove?

           Prej mospergjigjes sime, duart e tij u vendosen ne faqet e mia. E shtyta pas dhe duke mermeritur diç' nen ze, ia ktheva me nje po aq te dobet, por mjaftueshem qe veshet e tij ta perpinin. Me te kthyer veshtrimin, Nikolai kishte perplasur ballin me token dhe dora e tij vazhdonte te qendronte ne shpine. Prej bluzes se çelet qe kishte mbathur, arrita t'i dalloja gjakun ne shpine, qe i vlonte si te ishte nje ngjyre llave vullkani. Nuk pata guxim te thoja asgje, as t'i premtoja se do te kthehesha, sepse lotet me ngecen nen sy dhe vrapova jashte, duke e perplasur deren fuqishem. 





Ne rregull... Frankon nuk e kemi bos mafioz, pa merak. 😂
Thjesht nje person i rendomte, qe i pelqen te beje te fortin. 😂

Ndonje ide çfare mund t'i ndodhe Nikolait te gjore, apo... 😂😂

Ne krahet e dashurise. (Edhe yjet dashurohen me ty 2) ✔Where stories live. Discover now