Mike me dhimbjen.

Start from the beginning
                                    

-Pa problem ti. Londra nuk eshte nje qytet i vogel. Ka urbane.

-Do te rrish ashtu, pa rehat aty?

-Une ndihem me rehat se me nje te panjohur.

       Ai vetem sa ngriti paksa shpatullat, por nuk tha asgje. Buzeqeshja e tij akoma, i ngacmonte fytyren dhe me ngacmonte mua zemren, sikur te ishte nje brisk i hapur qe me priste e me dilte gjak. Pa dashur te prisja nje tjeter fjali prej tij, nxitova hapat te dilja jashte. Hapa deren dhe dola jashte, duke e perplasur ate fort. C'ishte e verteta, nuk prita per nje urban, por nisa te ecja me nxitim drejt shtepise. Tek ktheva instivikisht syte nga xhami i dritares, pashe rrethin e vogel qe kisha bere dhe ne qender te saj, paksa se pakez larg, arrita te vereja fytyren e Aleksit. Nga hapa te nxituar, u ktheva ne nje vrap te shpejte drejt shtepise.

          Me te arritur perballe deres, e gjeta gjysem te hapur. Nikolai nuk ishte aq i pakujdsesshem sa ta harronte deren gjysem te hapur, sidomos ne mot me shi. Hyra me ngadale brenda dhe veshi me degjoi aty-ketu, tone te larta zerash, por qe nuk po i kuptoja ç'ka thoshnin. Ne dysheme, pikasej balta e nje pale kepuceve. Aroma e parfumit qe me depertoi ne hunde, ma solli menjehere ndermend se i kujt mund te ishte nje prej zerave. Mbylla deren me ngadale dhe u afrova drejt dhomes, ku zerat degjoheshin me qarte. Ndalova pas murit dhe zgjata paksa koken per te ndeshur fytyren e Nikolait dhe te Frankos. Nuk i kisha pare asnjehere aq te acaruar, mandej fytyra e te parit ishte nxire aq shume sa dukej sikur do ia hiqte nje turinjve.

-Ti nuk e njeh motren tende, Niko. -Dora e Frankos rrahu shpatullen e tim vellai, ky i fundit qe iu shmang menjehere sikur te kishte helm ne te. -Jo aq shume sa mendon ti. E di? -iu afrua serish, paksa shtytjes se hapave qe ai beri. -A e di perse me do ajo? Sepse une i fal ate qe ti nuk ia fal dot. Lirine.

-Dil nga shtepia ime. -E nxorri zerin aq te ulet, sa une ia pikasa nervat e keqija qe i paten zene rrenje.

-Shtepia jote? -Franko harkoi vetullat. -Kur u be kjo shtepia jote? Eshte edhe shtepia e se dashures sime. Kur te me thoje ajo te largohem, atehere do e bej.

-Dil nga shtepia ime, -perseriti.

-Po ben si femije tani. -i buzeqeshi, por buzeqeshja e tij per here te pare, nuk ishte e hijshme. -Nikolai, je rritur. Duhet te mesohesh qe keshtu e ka jeta. Fundja, je edhe shkrimtar. A e di? Njerezit kane filluar te vendosin pasurine perpara familjes.

-Franko... -mermeriti serish, -dil nga shtepia ime.

          Tjetri beri nje gjysem rrotullimi dhe ndaloi pak me larg Nikolait kete here. Nga njera ane, nuk me besohej se ai ishte Franko dhe nga ana tjeter, nuk e kisha idene çfare kishte ndodhur. Duke veshtruar pertej supeve te Nikolait, sikur aty te ishte nje hije e padukshme, shtoi perseri:

-Me vjen keq per ty. -tundi koken tere fallcitet. -Do te behesh viktime e kesaj pasurie. Sepse fundja, çfare parash ke ti ne dore? Je nje shkrimtar i deshtuar... Nje shkrimtar, them une! Nje njeri. Nje njeri i deshtuar. -Serish, iu afrua me prane, -Sepse dikur, ke qene nje lypes rruge me ca zhele veshur dhe gjithmone, zgjasje doren si qeni per te kerkuar ca para. Askujt s'i erdhi keq per ty. U erdhi thjesht, meshire. Ate ndiejne prape.

           Ndryshe nga me pare, Nikolai nuk po fliste. Kishte kthyer veshtrimin ne nje ane tjeter dhe e shihja te thyer. Nga njera ane, nuk mund ta imagjinoja ndjenjen e tij, zemren qe i ishte shkermoqur kur ato fjale i kishin rreshqitur ne vesh dhe nga njera ana tjeter, nuk doja te veproja sepse nuk e kisha nje arsye te mirefillte se per çfare po ndodhte zenka. T'ia hidhja fajin Frankos, nuk doja ta beja sepse mbase, do te keqkuptohesha... ashtu siç kishte ndodhur nga ana e Ejprillit me mua. Mbase, dukej budallallek qe po bazohesha tek pjeset e se shkuares, por e verteta ishte qe nga ajo, kisha mesuar. Duke u afruar prane Nikolait, Franko vazhdoi sikur te ishte i paprekshem nga shprehia e tij e zbrazet:

-Me vjen keq per ty, Niko. Por, keshtu eshte jeta. Do te mesohesh me dhimbjen... dhe kur te mesohesh me te, do e besh mike te ngushte. Te pakten, Amara jote nuk do te jetoje me nje te mjere. Do te shpetoje prej teje.

              Tani, ne syte e Nikolait shihja lot. Shihja ate shtrese te akullt, ngjyre qielli ne veshtrimin e tij te kthjellet dhe ndieja zemren time qe kerkonte te nderhynte, ta ndihmoja dhe t'i thoja se nuk ishte e vertete... por nga njera ane, serish, nuk doja ta genjeja. E kisha menduar. Dikur, e kisha menduar sikur Nikolai me mbante shume lidhur. E nga ana tjeter, doja ta genjeja per ta ndihmuar. Thone qe e verteta do te te vrase, por do te mesohesh me te, kurse nje genjeshter nuk do e beje, ama kur e verteta te dale ne drite, do te vritesh 10-fish me shume. Ama, ne duam vetem momentin. Na mjafton e tashmja, e ardhmja eshte gjeja e fundit qe mendojme. Ama, serish nuk leviza vendit.

-Me vjen kaq keq per ty, Nikolai. -u afrua prane tij dhe duke e terhequr ne nje perqafim fallco, shtoi. -Sepse je nje person, qe duhet te marre dashuri dhe jo thjesht, ta shperndaje ate... por eh, s'do e marresh dot kurre. As nga Amara.

              Iu kthye me nje te shtyre te fuqishme, gje qe e beri Frankon te perplasej fuqishem me murin. Ndjeva trupin te me dridhej per nje çast, se Nikolai nuk ishte ai tipi i djalit qe preferonte te hapte sherre, por ne kendveshtrimin e tij, oh, ne kendveshtrimin e tij, kishte kaq te drejte ta godiste. Nuk e di nese u gabova, nese syte e mi nuk funksionuan siç duhej, por e pashe nje pike loti t'i rreshqiste atij faqeve. Tufa e flokeve bionde i rreshqiti mbi ball, duke i ngacmuar paksa veshtrimin e kthjellet. Franko shtiri nje te qeshur, iu afrua dhe vazhdoi:

-Nuk e heq dot dhimbjen me disa te shtyra, Niko, jo. Dhe sidomos ti... jo, nuk e ben dot.

-Zhduku nga shtepia ime... -E pashe se si me zor, e nxorri ate fjali. Zeri i dilte i meket, lotet ia kishin thithur krenarine e meparshme, forcen e shtirur, madje.

-Me vjen shume keq per ty. -tundi lehte koken dhe kur e pashe t'i kthehej deres per te dale, u mbeshteta vrullshem pas ktheses se murit.

            Franko doli duke e perplasur deren paksa fuqishem. Arrija te imagjinoja akoma dhimbjen e Nikolait, ndieja zemren qe me rrihte rrembyeshem ne kafaz te kraharorit. E ndoqa me sy ate, derisa iu afrua deres se jashtme, e hapi me rrembim dhe doli jashte, duke e mbyllur ate nga pas. Bera te dilja pas tij, ta kapja dhe t'i jepja nje shpulle turinjve, por nuk e bera. Qendrova aty ku isha, duke lene koken time te ftohej pas murit te bardhe. U zgjata paksa afer deres dhe u perkula tek zgavra ku zakonisht, futej çelesi dhe nisa te shihja ne te per Nikolain. Te ulur ne divanin e dhomes, kishte mbyllur syte dhe besoja se duhej te ishte duke u perpjekur te mbante lotet. Doren e vendosa nje here, tek brava, por nuk e shtyta per te hyre brenda. U shtyta pas dhe u largova me hapa te nxituar drejt dhomes sime.



Me erdhi keq per Nikolain ketu. Fundja, eshte i vetmi me tru ne koke ne liber deri tani.🤣

Ne krahet e dashurise. (Edhe yjet dashurohen me ty 2) ✔Where stories live. Discover now