-Mos e bej kaq te madhe, Frank. -qesha lehte, si te doja ta ndryshoja humorin e erret qe pllakosi linjen telefonike. -Njeri eshte, jo droge.

      Ne anen tjeter te celularit, arrita te degjoja frymen e tij, zerin qe iu mundua per pak para se te fliste. Qe kur e njoha Frankon, te pakten disa jave pas takimit me Nikolain, e kisha kuptuar qe ndjente nje tip merie te pashpjegueshm, per te cilen s'e pata pyetur asnjehere. Mendoja se ishte thjesht diçka e çastit, diçka qe koha do e zbehte, por dukej se nuk ndodhi ashtu. Ne te kundert, ajo meri u rrit vazhdimisht porsi ai filizi qe nese e le ne kushtet e duhura, do te çelet e do te çelet derisa te arrije te behet pema qe priste te behej qe prej fillimit. Pas nje cope çasti heshtjeje qe Franko me fali, zgjodha te flisja vete e madje, e ndryshoja temen e bisedes:

-Kur te te telefonoj, takohemi tek "Starbucks".

-Pse? -Pyetja ishte e thate, ma do mendja qe akoma e kishte ate inatin e fjalise qe i thashe disa sekonda me pare.

-Kot. -mblodha supet. -U bene dy dite qe s'jemi takuar. Te merr malli per emrin tim dhe jo per fytyren time?

         E imagjinoja ate duke ngritur shpatullat, ato syte e kalter, te harkuar si te maçokeve qe perpiqeshin te gjenin nje menyre per te mos e lene veten te vepronte me rrymen e ndjenjave. Madje, ne pasqyren e mendjes sime, dora e tij shkonte ne floket e geshtenjte dhe i shtrinte pergjate ballit, sikur te ishte stresuar nga diçka qe nuk e dinte ç'zgjidhje te merrte apo te linte. Por, mbi te gjitha e prisja qe te me thoshte nje "ne rregull". Ama, nuk erdhi. Telefonata beri nje "pip" te dobet dhe u mbyll. Hapa fort syte, vetullat mu ngriten per siper. Ishte hera e pare qe ai te ma mbyllte telefonaten, pa me kthyer nje pergjigje. Me kujtohej se si heret e para, e mbante telefonaten e hapur edhe pa thene asgje. Tani, e mbyllte pa me thene asgje... komplet, e anasjellta.

-C'dreqin pati ky? -mermerita. I rashe serish numrit te tij, por ma mbylli. -Cfare dreqin? -I rashe serish. Kete here, vija bast qe e kishte lene ne tavoline ose ne shtrat kudo qofte, i kishte ulur zerin dhe ishte larguar. E urreja kur e bente kete; nese here te tjera, e kishte bere pa ndonje qellim, kete here e kishte bere me nje qellim dhe me nje arsye te mallkuar, qe nuk e dija.

             E perplasa rendshem celularin me barin e kopshtit, mendja me turfullonte dhe me dukej sikur nese dikush vinte aty prane meje, do te isha gati t'ia ktheja pergjigjen me nje shpulle te pafajshme turinjve. Nuk isha grindur asnjehere me pare me Frankon dhe tani qe kjo kishte ndodhur, thuajse doja te genjeja veten qe ishte vetem nje shaka pa kripe nga ana e tij. Ia ngula syte qiellit dhe mbylla syte. Doja te qetesoja nervat e mia me mendimin se nuk kishte ndodhur asgje, se e gjitha ishte fantazi imja dhe ai as qe me kishte telefonuar. Por si per dreq, me kujtoheshin akoma fjalet e tij. Je kaq e ngjitur pas tij, ben gjithçka qe ai te thote dhe... nuk e di, je kaq e varur pas tij. Mbase, Franko e keqkuptonte lidhjen time me Nikolain, mendonte mbase se ky -i fundit me perdorte dhe per te pasur nje lidhje te bukur, magjike me Frankon, duhej ta beja te mendonte ndryshe.

           Me te çelur syte e me te kthyer koken, thuajse u tremba kur pashe serish ate djalin me kapelen blu. Ishte afruar papritur, nuk e kisha ndjere pranine e tij, çuditerisht as aromen e parfumit te tepruar dhe kjo ishte nje arsye me teper perse u tremba nga te qenit ai prane meje. Me veshtronte, ne syte e kalter por qe i kishin zene vend ne nje te gjelbert te zhubravitur mes hijes qe leshonin pemet, i pikasja nje buzeqeshje. Lekura zeshkane i shndriste lehtas prej diellit dhe cepi i buzes se hakuar, i formonte nje gropez fare te vogel ne faqe. Duke shkeputur syte prej fytyres se tij, u ngrita prej tokes e duke shkundur xhinset pas me friken se do te me kishte ngelur pluhuri, pyeta:

-Cfare do?

-Kush tha se dua gje? -Ngriti syte drejt meje, pastaj i uli serish poshte. -Edhe sikur te dua diçka, ti prape s'do te ma japesh ate qe dua.

       Rrotullova syte dhe nuk i ktheva pergjigje. E kuptova se ku donte te dilte ai, ndaj zgjodha te heshtja. Buzeqeshte akoma, sikur te mos kishte thene asgje. U bera gati t'i thoja se e kisha nje te dashur dhe nuk kisha nevoje per ate, por goja nuk mu bind; inati me Frankon, akoma me rronte flakerues ne zemer. Qesha lehte, duke e bere ate te ngrinte paksa syte e te rrudhte ballin nga rrezet e diellit qe i binin drejtperdrejt. U perkula paksa drejt tij, buzeqeshja qe nuk i hiqej nga fytyra dhe i thashe duke mbajtur nje distance fare te vogel me fytyren e tij zeshkane, gjysme te zhytur ne hije:

-Varet se çfare kerkon.

-Ma do mendja se e kupton. -Ndjeva doren e tij qe rreshqiti pergjate barit dhe ndaloi ne belin tim.

-Besoj se po e keqkuptoj. -stampova edhe une nje buzeqeshje ne fytyre, per ta bere ate te shihte endrra te kota.

         Nuk me ktheu pergjigje. U zgjat edhe ca drejt meje dhe faqja e tij u mbeshtet ne timen. Nuk reagova per nje moment, doja t'i falja atij nje mundesi te kote, ta beja te imagjinonte me kot, ose mbase kerkova edhe vete te shuaja mallin e dufin qe ndieja ndaj Frankos, me nje te panjohur, por nuk e lashe veten te humbisja si nje adoleshente. Nuk u shtyta pas. Mbeshteta lehte mjekren ne shpatullen e tij dhe frymova lehte. E pashe trupin e tij qe u drodh lehte nga fryma ime qe preku qafen e tij dhe duke veshtruar drejt, thashe:

-Po zgjedh femren e gabuar. Mos u ngaterro me zjarrin.

-Akulli e shkrin zjarrin. Kujdes me termat qe po zgjedh. -Ia shikoja buzeqeshjen dinake ne fytyre, edhe pse isha mbrapsht.

            Duke mos ditur çfare te thoja, u shtyta pas. Dora e tij u shkeput prej belit tim dhe me ne fund, arrita te kontrolloja rrahjet e zemres sime. Syte e tij akoma me perndiqnin, buzeqeshja i fekste te gjithe fytyren dhe kur ai u ngrit, u stepa nje hop. Nuk reagova, per t'i lene atij mendimin se isha femra e forte, femra qe nuk mund te perdorte. Mu afrua edhe ca. Ndaloi pakez me larg meje. Fytyra i qeshte.



Ky kapitull shkon per Sky-star-123Shpresoj te te kete pelqyer. E bera me 1874 fjale, edhe pse e doja me 2000 😐 Anyway.

Pa he, ndonje mendim per Amaren?😂

Ne krahet e dashurise. (Edhe yjet dashurohen me ty 2) ✔Where stories live. Discover now