Ne kafaz apo ne qiell?

Start from the beginning
                                    

        Habitesha se si zgjidhte gjithmone menyren me te thjeshte, krahasimin me perfekt per ta thene diçka. Dhe me behej kaq shume qejfi, kur mendoja se ai e kishte lene endrren e tij te prekte qiellin... ate enderr, qe me pare e kishte te mbyllur ne kafaz... por jo ne nje kafaz te thjeshte, ne nje kafaz aq shume te mbyllur, sa nuk i linte vend imagjinates se tij ta mendonte per realitet. Sepse fundja, çfare kishte qene jeta e Nikolait dikur? Kishte qene nje lypes, nje femije i vogel qe kerkonte te gjente nje cope therrime buke ne shtresen e debores, aty ne Rusi, ne shtetin qe te dy kishim lene pas. Dhe tani, ishte ai qe askujt nuk ia kishte pritur mendja... as mua e as babit... kurse mami... oh, ajo gjithnje kishte pasur besim tek ai. Gjithnje, e kishte ditur dhe e kishte dashur. E kishte ushqyer me dashurine, qe me kishte ushqyer edhe me mua. Prandaj, ajo ishte per mua nena me e mire ne bote. Sepse kishte rritur nje femije pa emer, i kishte folur nje emer dhe nje mbiemer dhe i kish' falur nje ditelindje, kur ai te tijen s'e kish' ditur.

-Po nese endrrat kalojne qiellin, Niko? -buzeqesha. Ai uli syte dhe nje tufe flokesh te arte i rane mbi ball dhe qeshi. E dinte se ku doja te dilja. -Nuk do i kapim dot me, apo jo?

-Njeru gjithmone, e gjen nje zgjidhje. -me ra lehte me dore ne gju. -Nese eshte i dobet, do i lere. Nese eshte i forte, do e gjeje nje menyre se si t'i kape.

-Po bie ne parashikime te gabuara tani, shkrimtar. -e ngacmova. Doja te dilja diku, ku ai te mos e gjente nje pergjigje. 

-S'ka parashikime. -me shkeli syrin dhe qeshi. Dhembet e bardhe si rruaza i shndriten nen rrezet e pakta, te dobeta te diellit, qe u gelltiten shpejt nga nje re e madhe e zeze. -Parashikimet e motit gjithmone, gabojne.

             Qesha edhe une. Kjo ishte ç'ka besonte Nikolai me se tepermi: qe ne jete, nuk kishte parashikime. Nuk mund te parashikoje asgje dhe ne kete, mbase e mbeshtesja me shume se gjithçka tjeter. Ai mbylli deren time, u ul ne sediljen e tij dhe duke terhequr deren, pa nga ana e kundert e rruges dhe hyri ne rruge. Tashme, kenga qe pak me pare po me aviste mua ne te shkuaren, ishte zhdukur dhe ishte zevendesuar nga nje ritmike e fuqishme qe nuk kuptohej se çfare dreqin thoshte. Ktheva serish veshtrimin nga dritarja, duke ndjekur pemet qe largoheshin, shtepite qe linim pas dhe duke pare vijat e bardha te rruges, qe beheshin thuajse nje vije e vogel, e drejte, edhe pse ne fakt, ishte e ndare. Makina e Nikolait çante me shpejtesi permes rruges se shtruar, duke frenuar here-here ne makinat e ngadheta ose ne kamionet e medhenj, qe pengonin te gjithe rrugen me nje korsi.

-Vras mendjen se perse nuk kane bere nje rruge me vete per kamionet. -thashe, duke veshtruar targen e verdhe te kamionit, perpara nesh.

-Mbase, sepse nuk e kane marre me mend. -qeshi lehte. Ktheu paksa makinen per te veshtruar ne anen tjeter dhe ne fund, ia doli mbane ta parakalonte. -Ose mbase, se ka menyra te tjera.

-Te paligjshme. -i ktheva nje nenqeshje.

             Ai me ra me berryl dhe nuk tha asgje me teper. U deshen edhe nja dy kthesa, derisa makina e tij beri nje rreth rrotullim per te parkuar ne anen tjeter. Ndertesa perpara nesh, ishte me kater kate dhe me nja kater dritare te medha, ne secilin kat. Boja e verdhe i falte nje hijeshi te veçante asaj grije te merzitshme londoneze. Prane makines sone, ishin parkuar nja kater makina te tjera, te gjitha me ngjyra te ndryshme. Dola jashte, Nikolai mbylli makinen dhe te dy u afruam drejt portes se nderteses, ku siper saj, me disa shkronja kapitale dhe me ndriçim ishte shkruajtur emri i kompanise. Oborri i nderteses ishte i gjelbert, i pushtuar nga lulet me arome dhe nje statuje mermeri ishe e vendosur ne qender, duke lene ujin e kristalte te lagte lehte barin e poshtem. Dy burra, te veshur me uniforma te njejta qe mbanin serish emrin e kompanise se filmit, qendronin prane portes se hekurt. Na ndaluan, siç merrej me mend.

-Nikolai Irinov. -nxorri prej xhepit dokumentin. -Me kane telefonuar nga kompania juaj.

-Po kjo vajza? -pyeten.

Ne krahet e dashurise. (Edhe yjet dashurohen me ty 2) ✔Where stories live. Discover now