Jemi kompania e filmave.

Start from the beginning
                                    

-Niko, -iu afrova me ndrojtje. S'ishte e sigurt çfare duhej t'i thoja, edhe pse ishte vellai im, personi qe me kishte ndihmuar me shume se te tjeret, personi qe nuk u dorezua kurre te kujdesuri per mua. -Lere, e rregulloj une.

-Mos ia fut kot. -ma priti, pa kthyer as koken. Duart e djersitura vazhdonin te çukisnin diçka. -Shko ulu, mbaroj per pese minuta.

-Vish bluzen, atehere. -mblodha supet, pa ditur ç'ti thoja. Kur Nikolai donte ta perfundonte i vetem diçka, do e bente. -Do te ftohesh. Te bie ajri i kondicionerit drejt e ne shpine.

-Lere. -me ndaloi serish.

-Atehere, po mbyll kondicionerin. -nisa te shikoja perqark, nje perpjekje e deshperuar per te gjetur komanden e temperatures se tij.

-Amara. -shfryu i lodhur. Ktheu koken nga mua. Floket e arte, djersa qe i shkelqente si te ishte puder, i ishin ngjitur pas ballit. -Thjesht, ulu.

Perfundimisht, e dija qe nuk kisha zgjidhje tjeter. Syte e tij te lodhur me zbiruan edhe nje cope here sikur po kerkonin te dinin arsyen e kembenguljes sime, pastaj u zhvendosen aty ku ishin, tek duart fluturake qe terhiqnin diçka per ta lidhur me diçka tjeter, qe per mua s'merrte dot as emer. U terhoqa pas dhe u ula ne divan, duke iu shmangur keshtu ajrit te ftohte te kondicionerit. Djersa ne shpinen e Nikolait, qe rridhte e patundur si te kishte qene ne dush dhe te mos e kishte fshire trupin me nje peshqir, me beri te tundesha vendit dhe te hidhja supeve te tij nje bluze me menge te shkurtra, qe ish' e vendosur mbi krahun e divanit ku isha ulur. Ai nuk e ktheu koken per nje çast dhe mendova se nuk e kishte ndjere, pastaj ndaloi se levizuri duart nen lavamanin e prishur dhe u kthye nga mua.

-E pamundur qe te mos e besh tenden. -me tha. E rreshqiti bluzen nga shpatullat dhe nxitoi ta vishte siper kraharorit te djersitur. Nen bulat e djerses, forma e muskujve iu shfaq e paster nen 'vellon' e bluzes se bardhe.

-Te kam ngjare ty nga kjo, besoj. -bera t'i shkelja syrin, por gjithe ç'ka bera ishin vetem ç'ka thashe.

Nikolai nenqeshi dhe mendova se nuk do te kthente me pergjigje. Ndonjehere, me dukej sikur e njihja shume pak ate. Sikur krah tij, ai qe dinte çdo gje per mua, çfare me bente te ndihesha mire e çfare keq, me dukej sikur une nuk dija as se çfare e bente ate te pergjigjej apo jo. E kur ai ma ktheu pergjigjen qe po i mundonte zemren, si te ish' nje shtange e madhe, thuajse zbardha dhembet e drejte, qe akoma e mbanin aromen e pastes se dhembeve:

-Nuk ke si te ngjash nga mua, s'je gjaku im.

-Niko, -u ngrita. Nuk isha me vajza 18-vjeçare, e cila kishte dyshime mbi lidhjen e gjakut ne dashuri. Te qenit tashme, 22 vjeçe me kishte ndryshuar... besoja. -Ti je shkrimtar dhe kush me mire se ty, e di qe gjaku s'ka rendesi ne dashuri?

Ai mori fryme thelle, por nuk ktheu pergjigje. E la pincen qe kishte ne dore mbi metalin e ftohte te lavamanit dhe u largua drejt dhomes me te afert; me shume se si mospergjigje ndaj pyetjes sime, u duk si shpetim ndaj gabimit te fjalise qe tha. E ndoqa me sy derisa dera u mbyll dhe pjesa e saj e poshtme puthi pragun. Syte me zune komanden e kondicionerit dhe e terhoqa, duke e fikur ate plotesisht. Londra ishte e fresket si dite Korriku, qe ishte dhe qielli i vrenjtur parashikonte shiun e zakonshem te mesdites. Per nje moment, kujtova Rusine. Kazanin. Te ftohtin e dimrit, i cili kurorezonte njohjen shpallese te shtetit rus, ate te vetmin qe njihnin shume njerez; veren e thate me shirat e dobet, te imet, te cilet ndihmonin zambaket e barbarozat te mbinin me tere hijeshine e tyre ne fushat e gjelbra te Rusise.

Ndalova prane dritares dhe ia ngula syte qiellit. Disa pika shiu sikur ma paten degjuar mendimin dhe nisen te trokisnin me ngadale poshte, duke krijuar lehte-lehte e pa kuptuar pellgjet e dobeta me uje e balte, ku kepucet e pavendosura te nje femije çamarrok, lageshin ethshem. Doren e shtriva jashte xhamit, lashe pikat te me shponin lekuren dhe ndjeva nje buzeqeshje te trishte te me rrumbullakoste fytyren. Une kisha lene Kazanin, qytetin ku isha rritur, ku kisha shetitur me biçikleten e tim eti, duke biseduar se si bota ishte kaq e vogel e njeheresh, kaq e madhe. Dhe po... kisha lene Rusine, shtetin tim, tek i cili pata lindur nje enderr, ate te cilen e pata shkermoqur po vete. E tani qe po mendoja ç'ka tjeter kisha lene, shfryja e tensionuar.

Ne krahet e dashurise. (Edhe yjet dashurohen me ty 2) ✔Where stories live. Discover now