Hades Shqip

By AxZxJxQ

39.8K 3.9K 5.6K

The road to Hades is the easiest to travel. More

Summary
1.Arena
2.Baby steps
3.The devil's advocate
4.A little wicked
5.Sneaky surprise
6.The great fire begins to burn
7.Little monster
8.Secrets unfold
9.Cherry wine
10.The first mistake
11.In which he begins to lose it
12.Their little promise
13.And she will be loved
14.Prelude to Heaven
15.Him against them
TRAILER
16.The death machine
17.Interlude to Hell
18.The aftermath
20.Unwelcomed
21.When we were young
22. Shadows
23.Times like these
24.A hell of a night
25.When the glory ends
26.Sad wolves
27.Live and let die
28.Such a romantic end
29.Unforgivable sin
30.Hungry for love
31.Parting
32. Feeling attacked
33.A sad, sad Skylar
***
New story
34.The road to Hades
35.The grand finale
36.Blessing from above
37.When they loose it all
38.Closer
39.Darkening
40.An invite towards love
41.Once upon a time
42.A night to forget
43.Gates of hell
44.The end of the beginning (The last one)
New story
Nese mund ta quaj...Nder

19.The other Wolf

795 81 131
By AxZxJxQ

Rrëmuja e krijuar pas vdekjes së Klark Uollfit nuk ishte shuar ende përpos tentativave të saj për ta larguar vëmendjen e panevojshme nga Kurti, për të cilin e gjithë kjo nuk përbënte asnjë lloj problemi. Ai i injoronte lehtë gazetarët që i ngjiteshin nga pas si rrodhe, i tallte kur ishte në humor ose i bënte akoma edhe më shumë për vete me sjelljen prej kavaljeri që ndryshonte kryekëput nga përbindëshi i boksit. Kishte edhe raste të rralla ku e humbte durimin dhe nevojitej ndërhyrja e menjëhershme e Dokut. Gjithsesi, fytyra e tij vazhdonte të zinte kryefaqet e revistave e kolonat e sportit sikur të qe krijuar enkas për t'u shfaqur në vende të tilla.

Ndryshe nga ai, Skajler nuk ishte ndonjë fanse e madhe e ngjarjeve të pakëndshme të krijuara nga vdekja e një personi që deri para pak javësh as nuk dihej se ekzisonte dhe që tani po i kushtohej një interes gati i dëmshëm. Sipas saj, të vdekurit nuk duheshin ngacmuar e sidomos fytyrat e dyshimta me profil të pakëndshëm si Klark Uollfi.

Me qëllim që të shuante zjarrin e padëshiruar të cilit po i hidhej gjithnjë e më shumë benzinë nga kureshtja e pafund e gazetarëve sportive, ajo vendosi të merrnin pjesë në një nga ato evenimentet e rëndësishme të organizuara për hir të boksierëve më të mirë të vendit. E dinte se do të qe më e vështirë seç e parashikonte për të mundësuar pjesëmarrjen e Kurtit në atë mbrëmje. Një burrë si ai duhet ta kishte kundra parimeve të tij vajtjen në një mbrëmje të përmasave aq të mëdha. Prandaj u surprizua një mëngjes kur ai i vendosi mbi jastëk ftesën e mbrëmjes duke i thënë me një ton që nuk priste kundërshtime:

-Është këtë të shtunë. Pres që të më nderosh me prezencën tënde.

-Vetëm se jo si shoqëruesja jote, - saktësoi ajo.

-Akoma vazhdon me këtë fiksimin tënd ti? Të dukem si një burrë që nuk mund të mbroj gruan që kam përkrah apo çfarë?

-Ti e di shumë mirë që nuk e mendoj këtë, por thjesht mendoj se kaq shumë vëmendje të mjafton, nuk të duhem edhe unë.

-Po bëhesh xheloze? - i shkeli syrin lozonjar dhe u përkul mbi të për t'i thithur buzën.

-Do të doje. Do të ishte mirë të mbaje një si punë deklarate të shkurtër rreth aksidentit të Klarkut, - hodhi më në fund idenë e saj.

-Nuk mendon se do të ishte më mirë po të vije si e dashura, e fejuara, gruaja ime a ç'të duash ti? Do ta largonte vëmendjen nga çështja e Klarkut dhe do ta fokusonte tek ti.

-Më mjafton buja e ringut, s'kam nevojë edhe për atë të gazetave të sportit e të thashethemeve tani.

Dy ditë më vonë, të nisur nga vende të ndryshme e në kohë të ndryshme, lanë pas apartamentet përkatëse për t'u gjendur brenda pak minutave në vilën luksoze të një financuesi të madh ndeshjesh ku do të bëhej edhe mbrëmja e shumëpërfolur. Ajo kishte këmbëngulur që të ruanin distancën nga njëri-tjetri dhe ai s'ia kishte bërë fjalën dysh, e dyta gjë që e kishte surprizuar kohët e fundit nga ana e tij. Diçka bluhej brenda mendjes së tij. Ajo e njihte shumë mirë për t'u gënjyer nga qetësia dhe bindja e shtirë.

Ia la çelësat e makinës rojes dhe eci ngadalë mes turmës së zonjave e zotërinjve që ishte në zmadhim e sipër. Një pjesë e burrave kishin nga një sy të nxirë, buzë të çarë ose duar gjigande të fashuara. Kishte edhe nga ata që përpos mundimit për të mos rënë në sy e për t'u mbajtur të fortë deri në fund, çalonin nga pak. Vetëm ai ecte si ta zotëronte atë vend pa shenjën më të vogël në staturën ideale.

Nuk e kishte parë ndonjëherë me kostum e kravatë. Xhaketa e zezë dhe pantallonat e qepura enkas për trupin e tij të madh, nxirrnin në pah shpatullat e bëshme, parakrahët me muskuj dhe të pasmet e formuara që ajo shpesh ia krahasonte me ato të Devid Bekam-it. Kënaqej nga ideja që trupi i tij ishte krijuar tamam për të joshur, jo për të trembur me muskuj të stimuluar e të fryrë si me pompë nga hormonet dhe palestra e tepërt.

Iu deshën disa minuta për ta përshkuar të tërin me sy nga koka te këmbët. Ishte më i pastër, i rruar e i hekurosur se kurrë. Shumë e pabesueshme për një si ai që gjysmën e jetës e kalonte në palestër duke u stërvitur derisa të shtrihej përtokë i vdekur. Kishte tentuar t'i shtrinte flokët e tij të pabindur me një farë modeliduke bërë që tiparet e fytyrës t'i theksoheshin akoma edhe më shumë. Ai e vuri re vështrimin e saj të mahnitur dhe i shkeli syrin teksa duart i mbante të fshehura thellë në xhepa.

Gjithë femrat e pashoqëruara u sulën drejt tij sapo ai vuri këmbë në sallën e madhe. Ato s'dukeshin aspak të interesuara për dekorin modern, muzikën që s'kishte të sharë apo zotërinjtë dyzet e ca vjeçarë që diskutonin tërë sharm e me gota shampanje mes duarve. Tërë zjarri i qenieve të tyre ishte fokusuar te një njeri i vetëm dhe ajo nuk iu vinte faj.

-Zonjusha, zonjusha, me radhë ju lutem, - buzëqeshte ai hijshëm teksa puthte duart e gjithësecilës prej tyre.

Do t'i lash buzët dhe duart 10 herë para se të më prekësh mua sërish me to. - i vajti në mendje t'i dërgonte një mesazh, që e shkëputi atë për një sekondë nga turma frymëmarrëse e grave të pangopura. Ai nxorri celularin, qeshi me të madhe dhe e pa të shkruante:

Ndoshta ndonjëra prej tyre ma merr mendjen dhe s'të prek më ty, por atë me to. Fundja, jam një burrë i lirë, femra ime s'është përkrah meje që të më duhet të përmbahem.

Ujk i pangopur. - i shkruajti ajo para se ta vendoste celularin në portofol e të bënte drejt tavolinës me pije.

Momenti kur ai do të zinte një vend përballë gjithë të ftuarëve për të thënë dy fjalë rreth incidentit të Klark Uollfit erdhi shumë shpejt. Pas fjalës përshëndetëse të organizatorit të eventit dhe financuesve të ndeshjeve në Londër, ishte radha e tij të ngjitej në podiumin e improvizuar në mes të sallës.

-Mirëmbrëma të gjithëve! - ia nisi ai me atë buzëqeshjen rrëzëllitëse që nuk i ishte shkëputur nga fytyra gjatë gjithë mbrëmjes mes koketave të cilat i rrinin nga pas si kone të lumtura, - Siç duhet ta dini, jam më i mirë me grushtat sesa me fjalët, - tha duke fituar një të qeshur të publikut, - Megjithatë, për mikun dhe kolegun tonë të ndjerë Klark Uollfin ia vlen të merret iniciativa për të thënë pak fjalë. Ishte një boksier i guximshëm, që vendosi të bëhej pjesë e rrethit tonë duke i ditur mirë pasojat dhe të gjithë e vlerësojmë për këtë.

Tri të shtëna çartën qetësinë e asaj nate e u ndoqën nga klithma tmerri. Gratë ulën kokat të frikësuara, disa u fshehën poshtë tavolinave.

-Policia e Londrës, duart lart! - bërtiti Skajler duke ngritur në shenjë paqeje a kërcënimi distinktivin që e mbante përherë me vete pavarësisht se prokurorët nuk e kishin një të tillë.

-Kajla! Ulu poshtë! - i ulëriti Kurti.

-Më trembët, ju betohem, - foli me ironi nga gjiri i turmës një burrë që në veshje nuk dallonte shumë nga të tjerët. Nuk ngjante si ndonjë psikopat apo vrasës serial. Nuk dukej jonormal apo i marrosur si shumica e maniakëve me të cilët i ishte dashur të punonte gjatë viteve të saj në polici. Përkundrazi, ishte më i pashëm e normal se gjysma e burrave aty pa marrë parasysh faktin se kishte një pistoletë në dorë.

-Të gjithë jashtë! - jehoi zëri i tij para se ta shkrepte edhe një herë armën në ajër.

-Ule armën nëse nuk do që kjo të përfundojë keq, - i foli Kurti me t'u siguruar se gjithë të tjerët ishin të sigurt jashtë vilës.

-Një bythë e zgjebosur ujku si jotja nuk është në pozita për të dhënë urdhra këtu, nëse nuk e ke vënë re ende.

-Se kush është i zgjebosuri këtu kjo duket, - u tall Kurti.

-Me atë fjalim depresiv që po mbaje do t'i kishe bërë adoleshentet të prisnin damarët.

Skajler nuk dinte çfarë të bënte. Donte të vepronte, të telefononte Henkun a të lëvizte, por ai tipi po i mbante të dy mirë në vëzhgim.

-Aha, ndonjë i afërm i Klarkut? - i ra në të Kurti.

-Emri i tij as nuk duhet të përmendet nga ti, - hungëriu tjetri tek ia ngjiste pistoletën në ballë.

-Pse, i ndyj kujtimin e brishtë kështu?

-Ashtu siç do të ndyj unë turinjtë e tu në gjak pasi të t'i hedh në erë!

-Nuk ishte lëvizje e zgjuar kjo. Të vije këtu, të më drejtoje armën dhe pastaj t'i nxirrje të gjithë jashtë. Policia do të vijë nga çasti në çast.

-Oh qepe bythë e zgjuar! Ai që vrau tim vëlla do ta paguajë dhe ti më mirë se kushdo duhet ta dish se sa dhemb kur të marrin njeriun e vetëm që të ka mbetur! - bëri ai me kokë nga Skajler.

Kurti qeshi, - Ti nuk do të guxoje.

-Ishte vëllai im i vetëm mor i mallkuar dhe ti vazhdon të tallesh me kujtimin e tij në këtë vilë të dreqosur me miqtë e tu elegantë duke pirë shampanjë e mbajtur fjalime patetike!

-Ai shkoi drejt vdekjes me këmbët e veta, ende nuk e ke kuptuar këtë?

-Ashtu siç do të shkosh ti tani?

-Nëse do t'i bashkohesh tët vëllai provoje një herë. S'ke asgjë për të humbur, përveç jetës.

Skajler qëndronte si e ngrirë. Arriti t'i telefononte Henkut, por ata s'kishin mbërritur ende. Vila ndodhej shumë larg qendrës së Londrës e komisariatit. Ishte përballur disa herë me skena si kjo dhe e dinte që gjëja më e mirëishte të ruante gjakftohtësinë dhe të mos e tensiononte të armatosurin, porKurti bënte çfarë i thoshte mendja, pa i marrë parasysh pasojat.

-Sa keq që ti ke diçka për të humbur, - tha ai duke e drejtuar pistoletën nga koka e Skajlerit.

Sirenat e policisë që filluan të dëgjoheshin prej së largu e detyruan atë ta ulte armën dhe pa dëshirën e tij të thoshte duke u larguar:

-Ky është vetëm fillimi Hades! Nuk do të gjej paqe derisa të marr hakun e tim vëllai!

-Për këtë e kisha fjalën kur të thoja se duhet ta lësh atë boks të mallkuar! - tregoi me gisht ajo nga të ftuarit e frikësuar që dridheshin jashtë.

-Mos fillo prapë.

-U vunë në rrezik dhjetëra jetë të pafajshme përfshirë këtu edhe tënden!

-Nuk e kisha vënë re këtë e dashur, - tha dhe doli të kontrollonte gjendjen e turmës së kruspullosur.

I siguroi damat se rreziku kishte kaluar e iu kërkoi burrave t'i bënin sytë katër për makinat e policisë dhe ndonjë marrëzi të rastit. Dukej sikur e kishte bërë këtë edhe qindra herë të tjera. I ftohtë, i prerë, sigurues e i butë me gratë e terrorizuara, i pandikuar nga buja që ishte katërfishuar përreth figurës së tij. Këtë dreq gjëje bënte edhe në fëmijëri. I fuste fëmijët e jetimores në telashe, por në fund ishte gjithmonë ai që i merrte mbi shpinë goditjet e të sharat.

-Kurt! - ai nuk po e dëgjonte. Nuk e linin të qarat e shqetësuara dhe ankesat e grave më të reja aty, aristokrate e mondane të cilat trembeshin nga një thyerje thoi e jo më nga përmasat e shkatërrimit të mbrëmjeve të shumëpërfolura, - Kurt, - përsëriti duke iu afruar. Njerëzit që qëndronin mes tyre e bënin të pamundur transportimin e zërit të saj në veshët e tij. Flisnin me të madhe, lëshonin pasthirrma habie e psherëtinin pafund.

Shfryu e lodhur, i vajti fare afër dhe i preku shpinën me rrëmbim.

-Do të m'i japësh ata çelësa dreqi e marrtë se më lodhe, - i tha pastaj.

-Çfarë the e dashur? - u kthye ai vrikthi pas, ia mori duart në të sajat dhe ia puthi lehtë. Supozohet të ishte një gjest normal, por që i la gratë përreth gojëhapura e me sy të hapur shumë nga habia.

-Çelësat e makinës, - përsëriti.

Sytë e të gjithave ndoqën lëvizjen e tij të hijshme teksa nxirrte atë që ajo donte nga xhepi i brendshëm i xhaketës së shkëlqyeshme. Skajler e kërcënoi me shikim. Shpresonte që asnjëra nga ato të mos e kishte kuptuar për ata të dy.

La pas atë midis njerëzve të shqetësuar dhe u largua para se policia të shfaqej. S'donte të merrej me Henkun tani dhe reagimet e tij. Duhet të shkonte para tyre në komisariat. Fytyra e burrit të armatosur i dukej shumë e njohur, mënyra sesi fliste, vepronte e qëndronte po ashtu. Do ta merrte vesh me patjetër se kush ishte ai njeri.



Hello babies
S'do jem shume aktive me komentet dhe leximet e historive deri nga data 24 sa te mbaroj provimet sorry❤
Do perpiqem te bej update se i kam dhe ca kapituj gati

Ça mendoni per kete tipin e ri qe doli ne skene? Ça thoni qe do bej
AmmyReal98 e di sa ne hall jam per te zgjedh ke do vras ktu😂

Kurti lart me kostum🤤😏
Kurti prape poshte me kostum😂
Jo pz e ka ate shikimin dinak fiiiiks ashtu siç e imagjinoj un. Vetm se jo me kaq mjeker😂

Til next time
Love u all.

Continue Reading

You'll Also Like

1.9M 122K 73
# Scribe _ Aster_Rain # Start Date [ 5.1.2021] # End Date [ 26.5.2021] # Total Chapters _ [52 ]- Extra [15 ] Complete # Cv photo credit to orginal...
2.4M 153K 97
လူတိုင်းပါးစပ်ဖျားမှ ဇမ်းဆိုတဲ့ကောင်က အပေအတေကောင်လို့သမုတ်လဲ သူတို့သတ်မှတ်ချက်အတိုင်းသွားပါစေ.....ကိုယ့်ထမင်းကိုယ်စားပြီး သူများစကားတွေကိုထိုင်ခံစားန...
374K 9.1K 83
"ပူတင်းလေးကဘာလဲ" "ကိုကို့အပိုင်" "ကိုကိုတို့ကရောဘာလဲ " "မောင်နှမ" "ဟာ..."
369K 14.4K 43
ကိုယ်ဟာ ကြိုးဝိုင်းထဲမှာ ကိုယ့်ကိုစိန်ခေါ်လာသမျှကောင်တွေအကုန် ထိုးရဲတယ် သတ်ရဲတယ် ကိုယ်နိုင်မယ်ဆိုတဲ့ယုံကြည်မှုရှိတယ် ကိုယ်မလုပ်ရဲတာဘာမှမရှိဘူးလို့ထင...