A darker shade of love [Shqip]

By Megisaa

30.5K 1.7K 563

Në një botë të mbushur me rrezik. Ajo ishte rreziku i vetëm që ai merrte me dëshirë Pas vdekjes së nënës të s... More

Kapitulli i parë
Kapitulli i dytë
Kapitulli i katërt
Kapitulli i pestë
Kapitulli i gjashtë
Kapitulli i shtatë
Kapitulli i tetë
Kapitulli i nëntë
Kapitulli i dhjetë
Kapitulli i njëmbëdhjetë
Kapitulli i dymbëdhjetë
Kapitulli i trembëdhjetë
Kapitulli i katëmbëdhjetë
Kapitulli i pesëmbëdhjetë
Kapitulli i gjashtëmbëdhjetë
Kapitulli i shtatëmbëdhjetë
Kapitulli i tetëmbëdhjetë
Kapitulli i nënëmbëdhjetë
Kapitulli i njëzet
Kapitulli i njëzet e një
Kapitulli i njëzet e dy
Kapitulli i njëzet e tre
Kapitulli i njëzet e katër
Kapitulli i njëzet e pesë
Kapitulli i njëzet e gjashtë
Kapitulli i njëzet e shtatë
Kapitulli i njëzet e tetë
Kapitulli i njëzet e nëntë
Kapitulli i tridhjetë
Kapitulli i tridhjetë e një
Kapitulli i tridhjetë e dy
Kapitulli i tredhjetë e tre
Kapitulli i tridhjetë e katër
Kapitulli i tridhjetë e pesë
Kapitulli i tridhjetë e gjashtë
Kapitulli i tridhjetë e shtatë
Kapitulli i tridhjetë e tetë
Kapitulli i tridhjetë e nëntë
Kapitulli i dyzet
Kapitulli i dyzet e një
Kapitulli i dyzet e dy
Kapitulli i dyzet e tre
Kapitulli i dyzetë e katër
Kapitulli i dyzetë e pesë
Kapitulli i dyzet e gjashtë
Kapitulli i dyzet e shtatë
Kapitulli i dyzet e tetë
Kapitulli i dyzet e nëntë

Kapitulli i tretë

575 34 8
By Megisaa

-Çfarë ke kështu?-pyeti Nolani kur po përgatiste pijet-Dukesh shumë e përhumbur dhe e hutuar

-Jam mirë-tha e lodhur-Nuk kam gjë

Mori pijet dhe i shpërndau në tavolinat përkatëse. Më pas shkoi në tavolinën ku ndodhej i njëjti burrë me sytë e zinj që kishte parë natën e kaluar.

-Porosia juaj?-pyeti. Fërkoi njëherë ballin sepse po ndjenjte sikur do i binte të fikët nga momenti në moment dhe shikoi nga djemt. Gjithsecili dha porosinë e tyre përveç burrit me sytë e zinj si nata.-Po ju?

-Një xhin tonik-tha dhe ajo u rrënqeth nga zëri i tij. U largua me të shpejtë nga ato. U ul në karrige dhe i zgjati letrën Nolanit. Ndërkohë që priste pijet shikoi një vajzë brune të futej në derë. Ndoshta po i bën sytë po a mos ishte Darla ajo? E veshur me një fustan të kuq të shkurtër, me rripa eci drejt burrit me sytë e zinj. Hapi sytë kur e shikoi se si iu ul në prehër dhe u puthën egër sikur të ishin vetëm. Nuk i vinte faj, Darla ishte aq e bukur dhe rrëzëllitëse sa mund të kishte çdo mashkull që donte të kishte.

-Alamea, pijet-i tha Nolani duke i rënë në krah.

-Uhmm, më fal. U hutova-tha dhe mori pijet. Sapo u afrua dhe vendosi pijet në tavolinë, Darla kërceu nga ai. Dukej se qartë se si po shtirej.

-Alamea, çfarë surprize-i tha me një entuziazëm fallco. Dhe pse vajzat kishin punuar bashkë, Darla nuk kishte ndonjë simpati për Alamean ose ajonpër Darlën

-Po, surpizë e këndshme-i tha me një buzëqeshje të shtirur-Më duhet të kthehem punës.

Kështu u largua dhe Darla u ul përsëri në prehrin e tij.

Gjatë gjithë natës kaloi duke shërbyer pijet që kërkonin dhe mundohej që të mos e hidhte shikimin nga Darla që qëndronte e ulur në prehrin e tij dhe dora e tij i shëtiste në kofshën e saj. Nga gjysma e natës ato të dy u drejtuan nga shkallët, tek dera e kuqe dhe nuk u duken për pjesën tjetër.

Kjo ishte një lehtësim për Alamean. Kur orari i saj i punës mbaroi, Alamea u zhvesh dhe doli që të largohej. Pak më tutje shikoi burrin syzi,por nuk e mbajti shikimin shumë aty.

-Alo, Adonis?-hapi telefonin ajo

-Alamea, dritëz-i tha. Alamea ndaloi së ecuri dhe priti që ai të fliste më tepër. Dukej sikur zëri nuk po i dilte mjaftueshëm që të fliste. Një tension u përhap dhe zemra e Alameas gati sa nuk doli nga vendi.

-Adonis?-thirri përsëri emrin e tij e frikësuar.

-Dritëz, mamaja jote....

Nuk mundi të mbaronte fjalinë. Ajo vazhdoi të dridhej më shumë. Jo nga i ftohti, nga frika e atyre fjalëve që nuk mund të dilnin nga Adonisi.

-Mamaja ime? Adonis, çfarë ka ndodhur? Flit për hir të Zotit.

-Më vjen keq zemër. Mamaja jote vdiq-tha me të shpejt dhe Alameas i ra telefonin nga duart. Ra në gjunj me lotëët që i rridhnin në faqe dhe bërtiti me sa fuqi kishte. Mbuloi fytyrën dhe qau por e ndjente veten të dobët. U mundua të ngrihej por vendi u errësua dhe ra në tokë

-Sillni makinën-dëgjoi të njëjtën zë që po i kumbonte në kokë gjatë gjithë kohës-Do jesh mirë-dëgjoi se dikush i pëshpëriti por nuk mundi të hapte sytë e të shihte se kush po fliste dhe kush e mori në krah.

Kur hapi sytë ndodhej në një dhomë spitali. Shikoi rreth e rrotull por aty nuk ndodhej asnjë. Hodhi shikimin mbi komodinë dhe shikoi një letër. E mori letrën dhe e hapi.

"Shpresoj të bëheni mirë, ma chérie. P.S:Ishe kaq e ëmbël"

U ngrit ndenjur dhe u mundua të kujtohej se çfarë kishte ndodhur, me letrën në dorë. Kush ja kishte shkruar atë dreq letre?

Sapo kujtimet i erdhën, fryma iu shpejtua.

-Mamii-bërtiti dhe u ngrit. Hoqi serumin me forcë, duke bërë që të dilte pak gjak nga vendi  dhe mori çantën.

-Zonjushë, qetësohuni-i tha një infermjere që ishte futur me shpejtësi pasi kishte dëgjuar atë të bërtiste.

-Jo, dua të largohem-i tha dhe doli me të shpejtë. Më pas i ra telefonit të Adonisit.

-Dritëz, ku je? E ke idenë sa të kam kërkuar-ishin fjalët e tij sapo hapi telefonin

-Më vjen keq. Do të shpjegoj çdo gjë sapo të takohemi, ku je?.

-Në shtëpinë tënde-i tha dhe ajo e mbylli telefonin. Mori një taksi të rastiti dhe u nis për në shtëpinë e saj.

****
Pas 5 ditësh.

Thonë se koha shëron dhimbjen por boshllëku gjithmonë mbeten në kraharorin tënd. Kujtimet mbesin dhe kur kujtimet vijnë, dhimbja rikthehet. Pra, dhimbja nuk shërohet, ti thjesht mësohesh me atë.

-Je mirë?-e pyeti Adonisi duke lënë disa pjata në lavaman.

-Po, besoj-tundi kokën ajo ndërkohë që po përgatiste një picë-Do bëhem më mirë

-Më vjen keq-i tha dhe e puthi në kokë-Do e vazhdosh akoma punën në club?

-Derisa të gjejnë një punëtore tjetër-konfirmoi dhe Darla u fut brenda me disa gota të palara. Nuk e kishte përmendur natën në club as me atë e as me ndonjë tjetër. Ishte jeta e saj dhe le të bënte çfarë të donte.

-Në rregull. Tani mund të largohesh-i tha Adonisi kur ajo futi picën në furrë-Orari juaj i punës mbaroi zonjushë.

Alamea buzëqeshi vakët. E përqafoi Adonisin fort. I ishte mirënjohëse për mbështetjen që i kishte dhënë Adonisi atyre ditëve. Në vend që të gjente tek i vëllai saj që isjte zhdukur, kushedi se ku, e kishte gjetur tek Adonisi.

-Po iki. Do të shkoj ti dërgoj lule mamit.

Pas vdekjes së të ëmës shkonte çdo ditë tek ajo, i dërgonte lule dhe i thonte ngjarjet e ditës.

Continue Reading

You'll Also Like

21.3K 509 7
It's been 2 years since the events of Love worth Staying for. Rosie and Charlie are stronger than ever. And with the coming of summer comes a big sur...
2.4M 141K 46
"You all must have heard that a ray of light is definitely visible in the darkness which takes us towards light. But what if instead of light the dev...
1.2M 111K 42
✫ 𝐁𝐨𝐨𝐤 𝐎𝐧𝐞 𝐈𝐧 𝐑𝐚𝐭𝐡𝐨𝐫𝐞 𝐆𝐞𝐧'𝐬 𝐋𝐨𝐯𝐞 𝐒𝐚𝐠𝐚 𝐒𝐞𝐫𝐢𝐞𝐬 ⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎ She is shy He is outspoken She is clumsy He is graceful...
4.2K 125 12
Shinobi Alliance React to Unwanted Saiyan. It's just a silly story of Cannon Naruto and his friend's reaction to his female counterpart. If anything...