27.

346 21 10
                                    

Kishin arritur buze humneres. Askush nuk po fliste.
-Paulo, a mund te me thuash pse kemi ardhur ketu?
-Ori te lutem do te te tregoj. Vetem me ler pak.
-Ne rregull por pak shpejt te lutem.
Ai nuk flet fare. Ishte teper i zhytur ne mendime. Nuk dinte c'te bente me.
Kalojne keshtu disa minuta pa folur.
-Ori a me ke dashur ndonjehere?
-Cfare eshte kjo pyetje? Normalisht qe te kam dashur. Por do te doja qe te mos te te kisha dashur.
-E di. Jam nje person i tmerrshem.
-Jo nuk je. Une nuk mund te dashurohem me nje person te tmerrshem.
-Sapo zbulova qe cdo fjale e Anises kishte qene genjeshter. Ajo kishte luajtur me mua sic ia ka dashur qejfi.
-Si keshtu?
-Po, heren e pare doja te ndahesha me te per festen e vitit te ri. Por ajo me tha se e kishin marre vesh prinderit e saj. Prandaj u detyrova te fejohem me te. Ti e di mentalitetin ketu. Por kjo kishte qene loja e saj.
-Oh, Paulo...
-Pastaj heren e dyte qe erdha tek ti doja te ndahesha prap. Por ajo me tha se do te vriste veten. Dhe perseri ishte loja e saj. E degjova me veshet e mi teksa fliste. Tani as jeta ime s'ka me kuptim. Thjesht doja te degjoja nga ti se me ke dashur. Te faleminderit. Tani mund te shkosh. Celesat i ke ne makine.
-Po ti?
-Do te vij duke ecur.
-Jo ne te dy do te ikim se bashku qe ketu nuk te le dot vetem.
-Ori a nuk e kupton qe jeta ime eshte e pakuptimte. Nuk duhet me te vazhdoj. Nuk kam me force.
-Epo gjeje ku te duash forcen. Nuk me intereson. Ti tani do te vish me mua.
-Ori a me do?
Heshtje.
-Ori me shiko ne sy dhe me thuaj qe me do. Vetem atehere do te vij me ty.
-Paulo mos ma kerko kete. Te lutem eja tani.
-Mund te ikesh. Dhe drejtohet per nga cepi i humneres.
-Paulo moooosssss!
Ne ato momente Darini vjen dhe e kap Paulon ne momentin qe do te hidhej.
-Darin... thote Ori duke qare dhe e perqafon. -Sa mire qe erdhe.
-Paulos i kishte rene te fiket dhe vendosin ta cojne ne spital.
-Cfare po bente ky idiot?
-Kishte zbuluar se Anisa kishte luajtur me te gjate gjithe kohes. Dhe kjo i erdhi shume e rende.
-Nejse ta leme ne spital dhe te ikim. S'kemi me pune me te. Dhe te lutem nese te telefonon serish me thuaj.
-Ne rregull. Faleminderit qe ekziston...

Dashuri apo Dashuri?Where stories live. Discover now