DADDY'S GIRL-27

412 28 3
                                    

-Ju sugjerojmë të mos ndaheni nga grupi, në këtë mënyrë as neve nuk na e vështirësoni punën, por edhe ju nuk do t'ju ndodh asnjë gjë e papritur apo e padëshiruar. Ok, jemi të qartë?- u dëgjua zëri i kryeinfermieres: një mesogrua me flokë gjysmë të thinjura. Sytë e saj ishin disi të futur brenda dhe dukeshin të lodhur. Nuk i vë faj pas gjithë atyre pacientëve që ka kaluar nëpër duar.
Po qëndronim në heshtje si unë, edhe Xhoshi të ulur në një nga stolat në park, duke pritur nga momenti në moment që Dera të fillonte aktrimin. Infermieret ishin ndarë për të na ruajtur grupe-grupe. Kaluan pesë, dhjetë, pesëmbëdhjetë minuta e akoma asgjë. Sara rrinte bënte muhabet me një të sëmurë tjetër. Po shpresoja shumë që të mos ishte duke na e punuar pas krahëve, për shkak se kur të mbërrinin prapë në qendër do ta vriste pa menduar dy herë, atëherë do bindesha që ishte një spiune e "makthit tim". Sapo ngrita kokën sipër për të parë qiellin gri, që po më mërziste akoma e më shumë kur dëgjova disa të ulëritura dhe zërin e Xhoshit që thoshte:" Filloi aksioni!"
Ktheva kokën nga Sara, e cila duhej të merrte cmim "Oskar" për aktrimin më të mirë.
Po aktronte sikur e kapi një gjendje histerie e papritur dhe filloi të ulërinte me sa kishte në kokë. Ashtu siç e kishim menduar, të gjitha infermieret u mblodhën rreth saj, të habitura nga ajo skenë dhe të pasigurta se çfarë duhej të bënin.
Ndërkohë, unë me Xhoshin përfituam nga skena e krijuar dhe u larguam. Filluam të vraponim nëpër park, i cili ishte si një pyll gjigand i pafund. Adrenalina po ma pushtonte trupin pak nga pak e zemra po më rrihte me furri. Isha shumë e lumtur, më e lumtur se kurrë ndonjëherë. Po qeshja me të madhe, faktikisht po buzëqeshja me të madhe pasi s'doja të nxirrja zë se mos na dëgjonin ndonjë nga infermieret.
Nuk mund ta shihja të njëjtin gëzim tek Xhoshi, i cili ishte më i qetë se zakonisht, kthente kokën herë pas here se mos po na ndiqte njeri e vazhdonte të ecte. Por në sytë e tij nuk mund të shikoja lumturi. Ata nuk ndriçonin, i kishte mbuluar errësira.
U bëra merak në fillim, por pastaj mendova se e kishte nga meraku, thjesht donte të largoheshim sa më shpejt të ishte e mundur. Megjithatë ndërrova mendim shpejt tek ndjeja dorën e tij që më shtrëngonte fort, shumë fort.
-Xhoshi,- i thirra më gjysmë zëri.-Po më vret, më ke kapur shumë fort.
Ai nuk bëri as përpjekjen më të vogël për të mos më dhembur më krahu, por vazhdoi para.
-Xhosh!- i thirra kësaj radhe me sa fuqi që kisha.
Këtë herë ai reagoi duke e ngjeshur dorën e tij para gojës sime e duke më parë me një palë sy plot urrejte. U tremba, nga vetë dashuria e jetës sime.
-Qepe gojën!- më tha. - Kam pritur shumë për këtë moment dhe nuk do lë një kuçkë si puna jote të ma prishi.
U shtanga. A ishte ai Xhoshi që njihja unë apo e kishte pushtuar ndonjë shpirt i keq.
-Xhoshi??
Fillova të qaja e trembur dhe po mundohesha me aq fuqi sa kisha të shkëputesha prej tij, por forca ime prej femre ishte e papërfillshme para forcës së tij.
Si në ëndërr pas shumë pak sekondash e gjeta veten të plasur në tokë si një top recke. Gjithë bota perfekte që kisha krijuar brenda meje u shkatërrua brenda një milisekonde, u thërrmua në mijëra cifla dëshpërimi, mashtrimi, pabesie, zhgënjimi. Nuk mund të shikoja më jetë në sytë e tij, ishin stërr të zinj dhe po më thithnin në terrin e tyre njësoj si vrimat e zeza hapësinore që përthithin cdo gjë që i del para për t'i çuar aty ku asnjë mendje njerëzore, asnjë makineri, asnjë robot a kompjuter s'ka mundur ta mësojë.
Dalloja zemërim tek ai, një zemërim që s' kisha parë tek askush tjetër më parë. Po më vriste shumë, shpirti im e dinte sa e vrisnin ato duar të çelikta. Sikur të mos mjaftonte kaq, si një shtazë e tërbuar po më tërhiqte fustanin me furi, në përpjekje të vazhdueshme për ta shqyer. Po e tërhiqte ende me sa forcë që kishte derisa ia arriti qëllimit. Fustani m'u kthye në një copë lecke që më tregonte çdo pjesë të trupit tim.
Ai...ai do të më përdhunonte.
Ishte ky moment, ky moment muti që më bëri të kuptoja sa rëndë kisha gabuar duke i besuar këtij njeriu të ndyrë. Unë e doja, e doja me gjithë shpirt, nëse do ma kishte kërkuar do të kisha kryer marrëdhënie me të me gjithë dëshirën time, por pse, pse dreqin zgjodhi këtë mënyrë për të më vrarë. Mendoja se më donte ashtu siç e doja e unë, pa kushte dhe marrëzisht. Paskam qënë një budallaçkë e vërtetë. Të gjithë meshkujt janë njësoj, kafshë. Kafshë ishte babai im, kafshë doli edhe dashuria e jetës sime. E urrej, dua ta urrej por s'mundem. Zot, o Zot më ndihmo.
Filloi të më shtrëngonte rreth barkut, po më thithte qafën gjithë forcë dhe nëpër dhëmb belbëzonte:
-Unë jam makthi jot dhe do të marrë hak.
-Xhoshi të lutem ndalo, të lutem mos. Unë të dua.
Ai sapo kishte hapur pantallonat, gati për të kryer aktin final, kur ndaloi. Ndaloi si me magji nga fjalët e mia. Vetëm nga një "Të dua!". Mori frymë si një buall i egërsuar, ngriti grushtin në ajër dhe prita tërë drithërima që ai grusht të përfundonte mbi fytyrën time, por jo. Ai ia ngjeshi tokës me sa fuqi kishte dhe po ulërinte ndërsa u ngrit në këmb dhe i mbylli pantallonat sërisht:
-Gjithçka po shkonte sipas planit derisa u futën ndjenjat në mes. Nuk supozohej të më lindnin ndjenja për ty Abigeil, unë jam mankthi yt, unë jam këtu për të të shkatërruar ty, por në fakt ja tek jam duke u qarravitur si një kurvë e ulët. Pse dreqin duhet të bija brenda me ty?! Pse?!
Dhe pas kësaj pse-je që s'do të kishte kurrë përgjigje, ai filloi t'i gjuante një peme aty afër pambarimisht, ndërsa unë e shikoja e terrorizuar tashmë e ulur në bisht dhe e mbuluar me trikon time e megjithatë po ngrija së ftohti. Po i lutesha Zotit që të na gjenin infermieret pasi nuk po mund të duroja dot më, isha e rraskapitur, më së shumti psikologjikisht.
Nuk vonoi shumë kur dëgjova sirenën e një ambulance që po vinte drejt nesh dhe mes atyre lotëve dhe asaj tragjedie, ngrita sytë sipër dhe i buzëqesha Zotit.
-Faleminderit!
Ishin infermieret e klinikës sonë që po na kërkonin e më në fund na gjetën. Xhoshi çuditërisht nuk bëri as përpjekjen më t vogël për t'u larguar. Një grup imfermieresh shkoi drejt tij, i cili ishte duke goditur ende pemën me duart e tij tashmë të gjakosura, dhe i injektuan një shiringë për ta vënë në gjum. Ndërkohë një grup tjetër erdhi tek unë edhe më mbështollën me batanije e më ngritën për të më futur brenda ambulancës, pasi vetë s'mundesha, kisha kaluar në shok. Megjithatë mundja të dëgjoja zërin e Kejtit si një jehonë që përsëriste herë pas here:
-Gjithçka mbaroi zemër, ai s'do të afrohet më kurrë. Do sigurohem vetë ta fusin në një dhomë larg teje derisa ta çojmë në polici. Mbaroi!
Siç mbaroi edhe fuqia ime duke më kapluar gjumi.

*****E kështu mbaroi dhe ky kapitullllll.
Na doli Xhoshi i keq. Po mos e shani shumë se e ka një arsye pse po sillet kështu, e cila do tregohet në kapitullin e sallës.
Byeee
Peace and love****

VAJZA E BABIT (COMPLETED)✔Donde viven las historias. Descúbrelo ahora