DADDY'S GIRL- 4

707 71 121
                                    

-Do luajmë bouling në dhjetë të natës, seriozisht e ke ti?-i hodha një vështrim të shtrembët dhe kryqëzova duart.

-Jetoje jetën baby!- m'u përgjigj ndërsa mori në dorë një top bouling-u.

-S'jam baby yt idiot!

-Idioti yt!

-Shumë vetëbesim ke ti, avash se mos mbytesh nga teprica e tij.

-HA HA HA! Do luajmë apo ke frikë mos humb? Humbëse!

-Dështak, do ta shohim se kush do të humbë unë apo ti.

Mora kështu dhe unë një top dhe u bëra gati. Epo le të themi që fati s'ishte në anën time në fillim dhe Xheksoni po më mundte, keq fare. M'u ngritën nervat, pasi unë s'humb kurrë dhe s'kam për të humbur as para këtij gjeli deti që fryhet sikur kushedi se çfarë është.

Mora frymë thellë dhe bëra goditjen e radhës.

-Po!!! Kush është më e mira këtu, kush?- po e pyesja duke i gjuajtur në kraharor dhe i nxora gjuhën, kur ndjej Xheksonin që më afron me forcë tek vetja dhe e vendos njërën dorë në belin tim, kurse me tjetrën më tërheq flokët mbrapa dhe më dhuron puthjen më të bukur që kam marrë ndonjëherë. Ishte e para në fund të fundit. Një zjarrmi u ngrit në fytyrën time, por mes mendoni se na kënaqësia, jo jo jo, u skuqa në fytyrë si mos më keq nga inati.

-Debil!- i bërtita dhe i gjuajta me shpullë sa më hante dora në fytyrë. Aq shumë ngjiti sa përveçëse u dëgjua përplasja e dorës sime mbi faqen e tij, por kur e hoqa dorën, dukeshin qartë shenjat e gishtave të mi.

-O Zot, çfarë dore që paske! Ku e gjen gjithë atë fuqi moj!- po fërkonte faqen duke u munduar të ndalonte sado pak dhimbjen, kurse sytë po i xixëllonin nga lotët.

-Mos guxo të më kapësh më me dorë! Hera e fundit që po ta them dakort! S'jam si ato K-të që futen poshtë pantallonave të tua, s'jam lodra jote Xhekson!- kur thashë emrin e tij bërtita me sa kisha fuqi.-S'jam bërë unë për t'u tallur ti me mua djalosh, më qëndro larg. Mendoja se doje thjesht të më ndihmoje për t'u qetësuar nga çfarë ndodhi sot, por ti paske pasur qëllime të tjera.

-Të betohem që më erdhi spontanisht, të betohem që s'po tallem.

-Kush është ajo budallaçkë që i ha broçkullat e tua?! Se unë jo! Më qëndro larg, të lutem. Pak probleme kam, s'dua dhe një tjetër në jetën time.

-Pra unë të dukem problem?

-Po Xhekson ashtu më dukesh.

-Dakort e kuptova, eja të të çoj në shtëpi, vajti vonë.

-Iki vetë, s'ka nevojë të më çosh ti.

-Moj e çmendur ka vajtur ora njëmbëdhjetë e gjysmë, ku do vesh vetëm. Hajde hip në makinë.

-S-D-U-A! Apo s'merr vesh shqip ti, e do anglisht, turqisht apo gjermanisht?! U harrova inteligjenca jote s'ka arritur aq larg, ka mbetur tek fundet e gocave.

-E mbushe kupën tani, bëj ça të dojë qejfi, llasticë!

-Shyqyr që e kuptove injorant!- dhe u nisa në këmbë për në shtëpi, për në shtëpinë që është plot një orë larg në këmbë. Po ecja e pasigurt, duke u dridhur nga frika, por kokën s'e ktheva mbrapa. Eca për rreth pesë minuta kur ndjej një makinë që ndalon para këmbëve të mia.

-ç'do një zonjushë e bukur si ju vetëm kaq vonë? Dëshiron të të çoj diku?- ishte një pijanec dreqi që po ngiste një rrangallë që ishte bërë për t'u shitur për skrap.

-Jo faleminderit, jam mirë!- iu përgjigja me mirësjellje, po ku dinë nga edukata kafshët. Hapi derën e makinës dhe kërkoi sërisht që të shkoja me të.

VAJZA E BABIT (COMPLETED)✔Where stories live. Discover now