DADDY'S GIRL-10

583 64 83
                                    

-Abigeil, vogëlushe, u zgjove më në fund!- më erdhi pranë dhe i zgjati duart që i dridheshin të më ledhatonte, por i mbylla sytë dhe ktheva pak kokën anash për t'i treguar që të më qëndronte larg.- Zemër të lutem!- bëri ai kështu përpjekjen e fundit për t'u m'u afruar.

-Më qëndro larg!- këto ishin fjalët e fundit që dolën prej gojës sime për t'ia lënë më pas vendin heshtjes mbytëse dhe sfilitëse. Gjatë gjithë kohës im at qëndronte i ulur në karrigen ngjitur me krevatin, me sytë poshtë, duke fërkuar herë pas here duart nga sikleti, derisa lufta që po zhvillohej mes të ndenjurit urtë apo të folurit përfundoi me fitoren e kësaj të fundit.

-E di që kam gabuar, meritoj çdo sharje tënden, çdo ulërimë e të bërtitur, por vetëm mos hesht. Heshtja jote është plumb për mua.

E megjithatë vetëm heshtje mori prej meje, sepse atë meritonte. Meritonte të mbytej nga forca e saj dhe të përpëlitej na vetmia.

-Abigeil!

E pashë drejt e në sy pa pikë mëshire dhe pa më të voglën dëshirë për ta falur. Pse duhej të më shpëtonin, vendi im s'është këtu, mbi këtë tokë të qelbur, të zhytur në llum?! Pse u riktheva sërisht, pse?!

-Për dy ditë do shkosh në një qendër rehabilitimi.

Po ndjeja se si zjarri brenda meje po rritej më shumë, gjithmonë e më shumë, por në vend të flakëve më dolën djersë të ftohta. Unë jam zjarri i akullt, ku çdo gjë lind me një shpërthim të nxehtë dhe rritet në akujt e ftohtë të Antarktidës.

Pas aq shumë heshtjeje që kishte kapluar qenien time, më në fund fola ose më saktë të themi ulërita me gjithë shpirt.

-Je në rregull apo bën vetë?! Asnjëherë s'ke qënë afër meje dhe tai sa t'u dha mundësia do të më flakësh tutje, kaq shumë më urrenke?! Jam kurioze të di, çfarë shikon tek unë hë?! Mezi paske pritur të më heqësh qafe!

-Abigeil e ke shumë gabim, unë dua më të mirën tënde vogëlushe dhe ajo e mirë nuk gjendet afër meje, unë jam i pafuqishëm për të ndihmuar.

-Unë s'kam nevojë për asgjë, aq më tepër për ndihmën tënde, jam shumë mirë.

-Abigeil do shkosh në qendër rehabilitimi dhe pikë.

-Jo të thashë!

-E ke të kot, tani do flas me personelin e klinikës.

Sa do t'i kthehesha sërisht, u hap dera ku shikoj Xheksonin që po mbante kokën poshtë.

-Ua shikoni kush na nderoi me prezencën e tij, lartësia e tij Xhekson, mbreti i mashtrimit!- dhe përplasa duart me atë pak fuqi që kisha fituar gjatë kësaj kohe që kisha qënë zgjuar.- Oh dhe mos guxo të thuash se nuk ishte ashtu siç dukej se jam ngopur me lajka. s'kam nevojë dhe për të tuat. Tani, po të deshi qejfi merre prej dore dhe këtë zotërinë këtu dhe thyeni qafën që të dy andej na erdhët.

-Por...

-S'kam nerva të të dëgjoj më i dashur baba, të kam dëgjuar mjaftueshëm deri më sot! Jam e lodhur dua të fle!- dhe u shtria mirë në krevat duke e vënë njërën dorë poshtë jastëkut dhe kokën e ngjesha pas tij, duke i treguar kështu që të dyve që ishte e kotë të rrinin aty.

Po merrja frymë me vështirësi dhe po më dukej sikur po mbytesha, por s'e ngrita kokën derisa ndjeva derën tek mbyllej pas meje. E mora jastëkun në duar dhe me vështirësi u mbështeta te koka e krevatit. E ç'mund të bëja tjetër përveçse të qaja dhe t'i izoloja klithmat me jastëkun e ngjeshur në fytyrë.

është pak të thuash që ndjehesha e lodhur, isha e dërrmuar, e rraskapitur, e fshikulluar nga jeta që kisha. A kisha me vërtetë nevojë për ndihmë, a kisha degraduar kaq shumë saqë s'po njoh më as se kush jam?

VAJZA E BABIT (COMPLETED)✔Où les histoires vivent. Découvrez maintenant