DADDY'S GIRL-24

407 24 2
                                    

-Mirëmëngjes rreze drite! Gëzuar Krishtlindjet zemra ime!- ishte duke më ledhatuar pjesën e poshtme të buzës teksa më uronte këtë ditë të shenjtë. Mezi po e prisja këtë ditë, dua që të jetë perfekte. U ngrita me vrull dhe u ula mbi këmbët e tij,, duke ia vendosur duart mbi faqe dhe ballin tim sipër të tijin.

-Gëzuar edhe ti princi im, qofsh gjithmonë i lumtur.

-I lumtur pranë teje,- ma ktheu urimin duke më puthur dhe filloi të më guxhuliste. Aq shumë po qeshja sa po më dilnin lot nga sytë e në qeshje e sipër, më dilnin fjalët gjysma-gjysma:

-Të lutem ndalo... haahha... s'duroj dot më...ahahaha...Xhoshhh.

-Të kam jetë,- më tha e para se të ngrihej më dhuroi një puthje në qafë, duke më futur disa të dridhura të lehta.

-Ku po shkon?- e pyeta me një zë lozonjar.

-Do ta përgatis vetë mëngjesin për ne të dy sot vogëlushe.

-Dakort, le ta provojmë njëherë dorën tënde. Më surprizo.

-Prit këtu, kur të mbaroj do vi të të marr.

-Mirë. Këtu jam, s'kam ku të shkoj tjetër.

Ndërkohë që isha duke pritur Xhoshin të kthehej sërisht për të ngrënë mëngjesin, po rregulloja pak dhomën tonë. Kishim bërë një risistemim të dhomës, duke i bashkuar dy krevatet tonë në një të vetëm, për të fjetur më rehat, pasi në fund të fundit njëri prej tyre ishte bërë jofunksional duke qënë se ne po flinim gjatë gjithë kohës bashkë. Hapa dollapin dhe po kërkoja ndonjë gjë të përshtatshme për të veshur. Asgjë nga ato pak rroba që kisha nuk po ma mbushte syrin. Ishin shumë monotone, të thjeshta, aspak për atë ditë që kërkonte që të shkëlqeje. Po më vinte shumë inat që nuk gjeta asgjë, kur më erdhi në mendje të shkoja t'i kërkoja ndonjë ndihmë Kleirit. E mbushur me shpresë se ajo do të mund të më ndihmonte u nisa drejt zyrës së saj.

Kleiri ishte e përqëndruar para ekranit të kompjuterit të saj dhe sikur u tut pakëz kur hapa derën me furi.

-Kleir, dua të të kërkoj një nder.

-Po Abigeil si mund të të ndihmoj?

-Të lutem, të lutem mund të më japësh ndonjë gjë të përshtatshme për të veshur për festën sot, nuk kam asgjë se çfarë të vesh, do më iki truri fare.

-Po unë nuk mbaj rroba këtu Kleir, nuk e kam të nevojshme të kem një garderobë këtu në zyrë.

-Oh, po, e drejtë,- thashë e zhgënjyer. Gjithë entuziazmi i mëparshëm u copëtua në mijëra copëza.-Atëherë, po iki. Gjithsesi faleminderit!

-Të lutem, do doja të kisha bërë diçka për ty por më vjen keq.

-Nuk ka problem, do mundohem të rregullojë ndonjë gjë.

Isha duke dalë nga zyra duke u munduar të krijoja ndonjë veshje disi të denjë me mendjen time kur dëgjoj zërin e Kleirit nga mbrapa.

-Abigeil, prit, mendoj se mund të hyjnë në punë këto.

Në duar po mbante një fustan t shkurtër mëndafsh të zi dhe një pallto të kuqe, një material i ngrirë, shumë i bukur.

-I kisha marrë me vete, sepse do dilja me familjen time direkt pas punës sot e thashë të vishesha që këtu, por mendoj se më mirë të vete dhe një xhiro në shtëpi të rregulloj e çik makiazhin, s'mendon e ti si unë?- më bëri Kleiri këtë pyetje retorike, duke e përfunduar me një shkelje syri.

-Seriozisht?! Mund t'i vesh unë këto rroba sot, por..por..

-S'ka por bukuroshe, nuk më kushton gjë të gjej ndonjë fustan tjetër në shtëpi. Pastaj ti e meriton këtë dhuratë pas gjithë progresit që ke bërë kohët e fundit. Më ke mahnitur sa shumë që e ke marrë veten dhe më vjen mirë që më në fund po fillon të jetosh në harmoni me trupin tënd.

VAJZA E BABIT (COMPLETED)✔Where stories live. Discover now