DADDY'S GIRL-21

444 32 13
                                    

-Xhoshua, Xhoshua zgjohu babe, është koha të rregullojmë pemën e Krishtlindjeve! Ngrihu o gjumash!- është e pamundur të zgjosh një ari si ai, që duket sikur është në gjumin letargjik. S'dija se çfarë të bëja më, si ta bindja që të dilte nga strofkulla e tij.

Si përfundim mes shumë idesh nga më të çuditshmesh që fluturonin nëpër mendjen time, zgjodha t'ia hidhja batanijen përdhe dhe fillova t'i hidhesha sipër në krevat:

-Zgjohuuu!!

-çfarë dreqin po ndodh,- u dëgjua më në fund zëri i çjerrë i Xhoshuas, akoma dhe më i çjerrë se zakonisht për shkak të gjumit.

-Eja se do rregullojmë pemën.

-Seriozisht e ke ti, më zgjove nga gjumi se do rregullohet një palo pemë Krishtlindjesh nga një grup të çmendurish?

-Babe mos harro se e ti bën pjesë tek ky grupi i të çmendurve,- e putha në faqe, ia shpupurita pak flokët dhe u bëra gati për të dalë nga dhoma.- Po të pres. Oh dhe mos harro vishu çik bukur se kemi ditën e vizitave sot, s'i dihet se kush mund të vijë të të takojë.

-Askush, s'kam askënd,- më tha duke i vënë të dyja duart mbi sytë që i dhimbnin nga drita. E ktheva dhe njëherë kokën mbrapsht, ta shija edhe njëherë para se të shkoja të bëhesha edhe unë pjesës gazmore në sallën kryesore.

-Abigeil, erdhe më në fund, eja më ndihmo pak me këto dritat se janë ngatërruar dhe kam dy orë s'po ia gjej dot fillimin.- më kërkoi ndihmë Sara që sa i ngriti sytë i uli prapë për të vazhduar punën e saj. I shkova afër dhe u ula ngjitur me të për ta ndihmuar.

-Ku e ke atë karamelin, s'ma zuri syri.

-është akoma i shtrirë, mezi e zgjova nga gjumi.

-Ka ndërmend të vijë të ndihmojë apo fare?- më tha duke qeshur.

-Ka për të ndihmuar për të ngrënë, atë bën mirë ai.- filluam të talleshim të dyja me Xhoshuan, pa e ditur që ai ishte m'u mbi kokat tona duke na dëgjuar.

-Pra qenkam dembel unë, kur më merr uria ha bukë dhe me hundë, jam ari. Bravo, bravo pa vazhdoni me këto përshkrimet tuaja.

-Oops, e hëngrëm.

E unë në vend që të përpiqesha ta qetësoja situatën fillova të qeshja me gjithë shpirt, aq sa e nga sytë po më dilnin lot, kur një e puthur e papritur në faqe më ngrihu në vend, e qeshura ndaloi po ashtu. Ky veprim, kaq i vogël, dei diku i papërfillshëm, ishte kaq i bukur, më bëri të ndihesha kaq mirë, kaq e lumtur si kurrë më parë. Buzëqeshja që deri pak më parë më kishte ngrirë mbi fytyrë, tashmë u zmadhua akoma dhe më shumë dhe e përqafova me gjithë forcë. Nuk doja ta lëshoja, sepse kisha frikë se mos ikte. Aroma e tij më falte jetë, më mbushte shpirtin plot.

-Me çfarë t'ju ndihmoj?- pyeti pas pak.- Se thoni që jam përtac unë pastaj.

-Ja var pak ato shiritat tek ai kartoni aty nëpër mure, ja tek e ke dhe ngjitësin,- u dëgjua zëri i qetë i Kleirit.

Ai i hodhi një vështrim të shpejtë psikologes dhe më pas u kthye nga unë:

-Ta dish se vetëm për ty po e bëj gjithë këtë budallallëk.

-E di babe, e di, faleminderit!- i dhurova një të puthur të shpejtdhe më pas ia bëra me sy që të ikte të varte shiritat.- Takohemi pas pak!

-Mezi po pres,- m'u përgjigj duke ma kthyer të puthurën në ballë.

Shkova të ulesha prapë afër Sarës, e cila sigurisht nuk kishte se si të më ngacmonte:

-Kot nuk them që është si karamel, shiko sa i ëmbël që është, bën kot sikur është i egër, se e ka zemrën pulë fare. Ka rënë kokë e këmbë për ty.

VAJZA E BABIT (COMPLETED)✔Where stories live. Discover now