-Me se mund t'ju ndihmoj?- pyeti kamarieri që ishte afruar papritur tek tavolina jonë. Ishte një djalë mesatar në trup, me sy gri dhe pak imcak.

-Unë dua një hamburger!- tha Brendoni.

-Unë një sufllaqe po hidhi shumë mish!- vazhdoi Xheksoni dhe ne të gjithë duke qeshur.- ça keni që shikoni ashtu, jam në palestër mbasdite, më duhen proteina.- tha ai duke u shfajësuar.

-Unë një pica me extra djathë!- tha Lukasi duke fërkuar duart nga kënaqësia.

-Kurse ne vajzat tre sallata greke, por mos i hidhni djathë dhe vetëm një pikë vaj ulliri.-u dëgjua zëri lajkatar i Kristalit.

-Kush të tha ty që dua sallatë unë?- iu hodh Aria.- Unë dua picë si Lukasi.

-Djali lëre ça thotë kjo po më dëgjo mua, sill ato tre sallatat dhe je në rregull. Hajde ec tani!-tha duke ia bërë me dorë që të largohej pastaj u kthye nga Aria.

-S'e shikon që je bërë si lopë, ku do të vesh më, apo të mos ngrihesh më nga krevati?!

-ça thuaj më idiote, ku të jem më e dobët unë apo të bëhem si Abigeili!- fjalët e saj po më buçisnin në kokë. çfarë ishte duke thënë, po tallej besoj, ku isha e dobët unë, edhe vetë Kristali më tha qëparë që më kanë dalë vithet. Sytë m'u mbushën me lot, por s'nxorra asnjë, thjesht ngriva. Lukasi e kapi Arian tek krahu dhe se ç'i tha në vesh duke e bërë atë të më kërkonte falje.

-Do hamë sallatë dhe ky muhabet përfundon këtu!- iu kundërpërgjigj Kristali ashpër, ndërsa Aria vetëm sa tundi kokën si për t'i thënë që e kishte gabim. Djemtë s'thanë asgjë, e në fund të fundit ç'mund të thoshin.

-Më falni mua!- vendosa më në fund të flisja. mora çantën time që e kisha varur në karrige dhe u ngrita nga vendi për të dalë jashtë.

-Abigeil, ku po shkon?- dëgjova Brendonin që më thirri.

-Në shtëpi!- ktheva kokën dhe ia bëra me dorë, iu buzëqesha dhe fillova të nxitoj për në makinën time. Ajo buzëqeshje e lodhur u thye sapo dola nga lokali. S'kisha më fuqi të mbaja mbi supe dhe fjalët e njerëzve, ishte e kotë.

Po përpiqesha ta bindja veten se njerëzit s'kanë as një efekt mbi mua, por realiteti është i hidhur. Unë jam lodër e tyre, të gjithë jemi. Ndjekim turmën, të verbuar nga besimi i tepërt.

Qava. Qava shumë ndërsa po hapja derën e makinës. U mbështeta pas saj dhe i gjuaja me grushte derës. Kush jam unë? A vlej?

-Abigeil!

Kthej kokën dhe shikoj Xheksonin që më kishte ndjekur nga mbrapa. Përpiqem të futem në makinë pa më arritur ai pasi s'kisha nerva të merresha dhe me të, por s'arrita, ai ishte më i shkathët se unë. Më kapi në krah dhe më kthehu nga vetja.

-Hej bukuroshe pse qan?- më pyeti dhe me dorën tjetër po më fshinte lotët. Nxorri një shami dhe po më hiqte rimelin që më kishte pushtuar fytyrën.

-S'kam asgjë!- iu përgjigja thatë.

-Pse është mbushur me lot fytyra jote e vogël pastaj?

-Xhekson të lutem më lër rehat, ik gjej ndonjë tjetër të kalosh kohën, s'kam nerva të merrem me ty të betohem.

-Jam i shqetësuar pë ty, më fol ç'po ndodh me ty?

-S'kam për çfarë të flas, mirupafshim!- u futa në makinë, i dhashë gaz dhe u largova. Kisha nevojë të isha vetëm, kurse ai, epo ai po më ndoqi me sy derisa u largova.

Kur mbërrita në shtëpi e hodha çantën përdhe dhe nxitova për në dhomën time . Hapa raftin e rrobave dhe nxorra prej aty një palë streçe dhe një bluzë, i kapa flokët topuz, vesha një palë atleta, mora celularin dhe kufjet dhe ashtu me stomakun bosh dola nga shtëpia për vrap. Unë do bëj trupin që çdo femër ëndërron të ketë!

Kishin kaluar tridhjetë minuta vrap dhe vendosa që për dhjetë minuta të bëja sprint. Fuqia më kishte shteruar, por s'e kuptoja as vetë se ku e gjeja forcën për të qëndruar në këmbë, buzët m'u bën gati-gati të zeza, kurse gjuha më mori një ngjyrë blu të errët nga mungesa e oksigjenit. Njerëzit kthenin kokën sa herë i shkoja pranë nga zhurma që shkaktoja nga shpejtësia, por as më bëhej vonë. Sapo e arrita qëllimin tim, u ktheva në shtëpi.

Para se të bëja dush, piva një kile ujë që të ngopja pak stomakun dhe u futa të lahesha. Kur dola shkova në kuzhinë, mora një mollë jeshile, një portokall dhe kos. Ky do të ishte shpërblimi im pas një stërvitjeje të tillë dhe më pas gjumë. Isha e rraskapitur.

****Ky kapitull i dedikohet Tona30 Shpresoj ta kesh pelqyer, tani per nje jave ke update haahah.

Cfare mendoni per secilin nga personazhet deri tani?

Peace and love!***

VAJZA E BABIT (COMPLETED)✔Where stories live. Discover now