+ 3 +

102 16 17
                                    

Perpara se te nis. Ndoshta ju kam bezdisur me ate kerkesen per t'i degjuar kenget qe kam perzgjedhur me partin, por personalisht eshte gjeja qe bej me me deshire, duke u munduar te gjedh kolonen zanore me te mire (dhe te kuptueshme normalisht, english ballads ose instrumentals) qe t'i pershtatet. Faleminderit shume nese e respektoni kete "rregull" ne kete liber. 

-----------------------------------------------------------------------------------

Ulerita. E vetmja gje qe ndjeja te beja ishte te leshoja ulerima. Cdo fjale qe lexoja ne ate moment me thumbonte ne trup. E lashe bllokun blu menjane dhe dola ne ballkon. Doja te merrja ajer. Isha mbytur aty brenda. Vendosja te beja nje xhiro kuturu, ne drejtim te panjohur. Vesha xhaketen dhe dola jashte. Kisha ftohte, ose ndoshta nuk isha une mire.

 Kisha ftohte, ose ndoshta nuk isha une mire

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Eca rruges, i perhumbur. Mendoja shume gjera, shume kujtime... Pse mu erren syte aq shume kur nuk munda t'i flisja asaj keto tri vite. Cfare ndodhi qe ato vite kaluan dhe ne u ftohem aq shume sa qe melankolia e shfaqur ne fjale me vret, me vret shume... Xhiroja ishte e gjate. Ora shkoi 14:00 dhe kisha uri, por sme hahej. Me sakte nuk kisha fuqi shpirterore te haja, por gjithsesi shkova ne nje KFC qe gjeta aty afer dhe porosita pita twister dhe pepsi. U ula dhe fillova te haja. Por cdo kafshate qe kaloja lote me formoheshin ose me dukej sikur perballe po vinte silueta e saj... Febriana... Ku je tani? Cfare ndodhi? Pse askush nuk ma shpjegon se ku eshte ajo tani?!
Perplasa doren ne tavoline duke trembur padashur disa njerez qe gjendeshin rrotull. Mbarova ushqimin pa shijuar as nje kafshate te vetme dhe ngrihem per te ikur ne shtepi. Fat qe kisha marre kufjet me vete dhe po degjoja Stuck In Love (ketu mund te nisni kengen sepse eshte ajo qe po degjon Jeremy) . U ktheva perseri ne shtepine e saj dhe ulem ne toke, shpina e vendosur pas divanit dhe nisa te lexoja perseri...

22 maj 2015

Ora 15:00

"Per ty isha nje kapitull, per mua ishe nje liber. Por nuk ishte nevoja 'te mbyllja librin', pasi u ktheve ne nje kapitull te shkurter, dhe keshtu m'u desh te ktheja vetem faqen per te vazhduar me tej. Isha mesuar te mendoja per ty, derisa dallova se sa patetike isha kur qaja per dike qe thjesht nuk i interesonte. Me lendove, me bere te ndihesha e pavlere, budallaqe dhe e parendesishme. Lejova te me merrje; ne fakt, te me kishe nen kontrollin tend. Por tani jo me. Edhe pse, me mesove dicka, qe kurre te mos varem nga dikush i cili nuk varet te ty. Sa per mua, di me shume, sa per ty, humbe nje person qe vertet kujdesej...

Dhe ja, perseri u zgjova e tmerruar nga ai makth. Here shikoja veten duke vrapuar per te te kapur, por qe ishte e kote, here te shikoja i mbytur ne gjak por nuk dija cfare te beja, dhe here te shikoja ty duke qare ose thjesht duke me pare drejt e ne sy pa t'u dridhur qerpiku. Ishte e paperballueshme ajo skene. 

Ditet shkojne si zakonisht, universitet, autobuz, shtepi dhe anasjelltas, nje monotoni e gjalle dhe njekohesisht mbytese. Duke biseduar me miq dhe studente paralele te shumte... perseri nuk eshte e njejta gje. Nuk ndihem e plote. Si eshte jeta, hm? Vjen dikush, krijohen kujtime, largohet dikush, kujtimen mbeten aty, ngadale duke u harruar... Cdo gje eshte thjesht bosh, ne gjendje te mjere, pa jete. Ajo qetesi mbytese qe formohet ne shtepi eshte akoma me e mjerueshme. Dua te jetoj edhe une! Dua te shetis, te leviz, te bertas, te buzeqesh! Valle do te vije ajo dite? Do te me lene kujtimet tona te udhetoj larg tyre dhe te rifilloj nga e para? Apo do te me bejne te izolohem e te mbyllem ne vetvete, por nuk dua! Do t'ja dal mbane, dua te mendoj pozitivisht! Po, do te kthehem ne Febrianen e dikurshme.

Jeremy, je nje hic!"

-------------------------------------------------------------------------

Pershendetjee. E di, perditesimet e kapitujve nuk jane te shpeshta, por besoj se falem nga afrimi i muajit Maj, muaji i provimeve te semestrit te fundit. 

The melancholy ends up here! Mendoj se ne kapitujt e rrdhes do te kete ndryshime ... po jua le juve ne mendje ndryshimet qe prisni ose shkruajini ne komente!

Lexim te kendshem! 

KejsiGerdeci

Her Australian Diary [SHQIP] ✔️Where stories live. Discover now