Nëntor i 2000
⸻
Te Kreshnikët
Ende pa u zbardhur dita, u zgjova herët, sepse kisha për të ikur në shkollën e infermierisë në qytet.
Kjo vajzë, kur të çohet, do ta humbasë shkollën, dëgjova zërin e nanes nga poshtë.
Duke zbritur shkallët, dëgjova zërat e familjes sime.
— Aman moj nanë, se e di vetë, goce e madhe është — tha babi.
— Është tetë pa njëzet, do ta humbasë autobusin.
— Ja, po iki ta shoh, qetësohu.
Nuk kishte nevojë. Hyra në kuzhinë.
— Shëndet moj nanë, mirëmëngjes. Si ma bëre gjumin?
— Mirë. Po ju, akoma s'keni shkuar te toka? — pyeta, duke pirë një gotë qumështi të freskët.
— Ja, tani do ikim. Na pret gjysh Tomorri atje. Ledioni të pret jashtë.
— Do e çoj te shkolla dhe pastaj iki te autobusi.
Vesha xhupin, hodha çantën në shpatull.
— Paçim, zemra e babit — më tha babi duke më puthur në ballë.
Babi im është gjëja më e shtrenjtë që kam në jetë, bashkë me vëllanë. Mami na ka lënë shumë herët. Këta të dy janë gjithë bota për mua. Mamin e mbaj mend pak, por ia jepte jetën babit... edhe mua. Që kur e humba, ndryshova. Ndryshova shumë.
Për fat e kapa autobusin, pasi lashë vëllanë në shkollë. Tjetri vinte pas gjysmë ore, por u vonova unë. Pas meje hipi Valbona... ose Bona, për familjen që i ka prishur jetën gjithë familjes sime: familja Duraku.
— Më falni, po nuk kam të thyme — tha Valbona, duke mbajtur një pesë mijë lekëshe në dorë.
— Kam unë — thashë, duke u ngritur nga sedilja.
Bona u çudit, pastaj më buzëqeshi fshehurazi që të mos na shihnin të tjerët.
— Anila — më thirri ajo sapo zbritëm nga autobusi.
— Po?
— Faleminderit — tha duke u afruar.
— Nuk ka problem — i thashë dhe ia ktheva buzëqeshjen.
Bona është shumë ndryshe nga familja e saj. Jemi në të njëjtën moshë, jemi rritur bashkë, në të njëjtën klasë. Gjithmonë bënim shoqëri të fshehtë. Të dyja familjet e dinin që flisnim ndonjëherë, por nuk e dinin sa shumë e vlerësonim njëra-tjetrën. Dhe ashtu duhej. Kurthi mes Kreshnikëve dhe Durakëve është prej shumë vitesh dhe vazhdon ende sot. Nuk e tregoj shpesh, por Bonën e kam shumë afër.
— Po iki në klasë se u vonova.
— Po, po, edhe unë — tha Bona. — Kemi provë për teatrin, nuk duhet të vonohem.
"Bona"
"Po?"
"Mos trrego per kete qe ndodhi sot..."
⸻
Te Durakët ma pas
— Kam faj unë që vij e të ndihmoj. Më mirë të kisha ikur me të voglin në Gjermani — tha Albani, tepër i nervozuar, sapo hyri në oborr.
— Ta kam thënë njëqind herë si ta bësh, o djalë, dhe prapë gabon. Deshe e shembë pemën e ullirit — ia ktheu babai, i nervozuar, por më i përmbajtur se i biri.
— Ç'keni, pse bërtisni? Deri brenda dëgjoheni — tha Ana.
— Po ja, baba...
— Unë apo ti, o Bani? Vaj e Durakëve ka cilësinë më të mirë. Prodhon çdo vit, nuk të lejoj ta prishësh ullirin.
— Të lutem o Mond, mos fol kështu, qetësohu.
— Mirë o Ana, mirë. Ma bëj një kafe të lutem, t'i lëmë këto.
Ana hyri në kuzhinë dhe të gjithë u ulën brenda.
Pas pak
— Hë, hajde, hajmë — tha Mondi Bones duke u ulur te tryeza.
— Ja, kështu — tha Ana duke shpërndarë pjatat.
— Na bëftë mirë.
— Të lumshin duart, mame.
— Të pëlqeka shumë, o vëlla — tha Bona duke qeshur.
— Rri se s'kam ngrënë hiç sot — tha Albani me gojën plot nga uria.
— A fole me Drilonin sot?
— Jo, Mond, nuk fola.
— Nuk i bie zilja, nuk e di — tha shpejt Ana.
— Do jetë në punë — tha Bona. — Mos u shqetëso.
— O Mond! O Mond! — dëgjohet një zë nga jashtë dhe i nderpret biseden familjes.
— Ç'ndodhi, o Cim? — i tha Mondi vëllait, duke dalë me shpejtësi.
— Hajde, se na thirri Rexhepi për një raki.
— Pse kështu po na fton?
-mesa Mond.Për këtë qeras. po fejon gocën.Po na fijohet mesa!
— Nora e di?pyeti Mondi per motrren
— E mori gruja ime dje në telefon. Do vijë nga Korça në fundjavë me gjithë fëmijët.Kshu i tha Teftes.
-Ky ishte një lajm shumë i mirë për familjen tonë. Po jetojmë më në fund
tha Mondi me shpresë në sy.
— Derisa të martohen çunat e mi në Tiranë, nuk them asgjë. Hajde, ime, hajde — tha Cimi dhe bashkë u nisën për në lokal.
Darka te Kreshnikët
— Dita, kape pak sallatën — i tha babi hallës.
— Urdhëro, vëlla.
Gjithmonë kështu i mbaja mend babin me hallën: të lumtur si dy fëmijë të vegjël. Për hallën time kam shumë respekt, por ndonjëherë humb kontrollin me fjalët, ajo po edhe sidomos kushërira ime Alma. Humbja e xhaxhait e saj kaloi shpejt... më shpejt për hallën Ditë, që ndihej fajtore ndaj burrit të saj, Encit, i cili nuk vinte më në darkat familjare, por rrinte vetëm në shtëpi. Nuk i gjykoj, i kuptoj, por raportet tona nuk ishin dhe nuk do jenë kurrë shumë të afërta. Mjafton që komunikojmë për hatër të nanë Remzies dhe gjysh Tomorrit.
— Dëgjoni këtu — na tha gjyshi pasi mbylli telefonin. — Durakët kanë vënë njerëz kudo për të na sulmuar. Shumë tanët kanë parë lëvizje te tokat tona. Dua të jemi shumë të kujdesshëm, dakord?
Të gjithë pamë njëri-tjetrin dhe tundëm kokën. Veç Alma jo.
— Pak se na vrasin, duan edhe të na vënë flakën te tokat. Qejf e qejf — tha Alma me ironi.
Durakët kanë lindur për të na bërë jetën të vështirë. Nuk do dalim kurrë nga jeta jonë.
⸻
Nuk më besohet që po rikthehem. E dija që një ditë do ikja nga kurbeti, do kthehesha te toka ime, te njerëzit e mi që kanë nevojë për mua. Kurthi me Kreshnikët vazhdon të ekzistojë. Asnjë nga ne të rinjtë nuk e di saktë si filloi gjithçka, por kurthi na vret. Është ajo gjë që na mashtron gjithë jetën, që nuk na lë të mendojmë për një jetë normale si gjithë të tjerët.
Vrasja e fundit — ose hakmarrja, siç duan ta quajnë — ishte e një burri nga fisi i Kreshnikeve para një viti. Nuk ishte gjak Kreshniku, por kishte hyrë në familje si fisi i dhëndërit.Gjërat janë ftohur, por asgjë nuk harrohet. Dhe Kreshniket nuk do na lënë rehat derisa të "pastrohet gjaku".
Jemi gjithmonë në rrezik.
Kam dy vite në Gjermani pa ardhur në Shqipëri. Me këtë biletë që kam në dorë, po kthehem për gjithmonë. Dhe rikthimi im nuk do t'i bëjë aspak të lumtur Kreshnikët... nëse e marrin vesh. Ose nëse më shohin papritur në rrugë.
Do më njohin?
Po ajo... do më njohë?
YOU ARE READING
The Blood Between Us (SHQIP)
FantasyAnila & Drilon.Nje kurth i ndan Ama zemrat e tyre mendojn ndryshe.Istoria vendoset ne nje fshat te Shqiperis ne vitin 2000.Driloni eshte ne kurbet.Cfare do ndodhi kur aji do kthehet dhe plaget do rihapen,ndjenat do rikthehen edhe ndoshta...zgjidhet...
