-Jeni te gjithe me tej?
-Po, jemi, po vazhdoni, he, se na u bene pese minutat si pese ore, -shfryu e pakenaqur Klukin qe do te shfrynte mire kur t'i binte dera ne koke.
U degjua nje tjeter trokitje e forte dhe pastaj, vazhduan per nje fragment sekondash. Ne fund, nga dera u degjua nje shkeputje dhe u rrezua me zhurme duke u perplasur vetem pak me larg Klukit. Ajo leshoi nje pasthirrme dhe mbuloi gojen me dore.
-Ua! Desh na vrane. Maskarenjte!
-Po kjo ç'a ben pas deres? -u zgjat brenda koka e Frederikut. Une kur Syleshi me kishte folur per pronaret e hotelit, kisha pritur qe Frederiku te ishte ndonje burre i kendshem dhe topolak, por ai ishte i holle si shkop dhe ngjante sa mosha e stergjyshit tim. -Zonje, mund te ishit lenduar.
-Po ti do te na vrisje, ti do te futeshe ne burg, ç'a ke me mua ti tani? Sa kot flasin, -tundi koken Kluki.
-Po, zonje, por s'do te vdisja une. Do te vdisnit ju.
Nga pergjigjia e Frederikut, Kluki nuk foli me se s'kishte çfare te thoshte. Nje nga burrat qe kishte hapur deren, ktheu koken nga ne dhe pyeti:
-Po deren e banjos kush e shqeu?
-Kluki, -tregoi me dore nga ajo Oueni spiuni.
-Po ja, dini te shqyeni dere ju, per çfare na thirret ne? -Burri ktheu syte nga Kluki.
-Nuk po thote njeri qe nuk dime, po pse duhet te paguajme ne per dyert qe shqyejme? Te paguash ti qe e shqyeve, -ngriti supet Kluki qe po bente si per te ardhur keq.
-Zonje, sa per pjesen e parave, -nderhyri Frederiku, -duhet te paguani per deren e banjos dhe kete ketu. Si edhe per komone, qe keni hedhur nga dritarja. Na kane kushtuar mobiliet me shume se jeta juaj.
-Ky krahasonka jeten time me mobiliet e tij te dhjera, -Kluki u kthye nga mua, por une ula koken se me erdhi zor nga fjalori i saj. -Nuk paguaj gje une. Te paguaje ai qe prenotoi hotelin. Se hotelin nuk e zgjodha une. S'kam pune une me gjerat qe ndodhin ketu.
-Helbruket kane rezervuar hotelin, zonje, -vazhdoi Frederiku. -Nuk thote njeri emer.
-Po mire, ja ta them une. Fin e ka emrin. Ikni gjejeni dhe kerkojani atij parate. Se une nuk di gje. Ate deren e banjos na e rregulloni, se nuk do e bejme mutin para syve te njeri-tjetrin. Se s'ka as ky dreq si ta pije drogen... ashtu, kokrren. Se eshte ne depresion, -tregoi me dore Ouenin.
-Zonje, nuk do te gjejme askend dhe nuk do te rregullojme asgje pa marre parate. Ju lutem, deri neser i duam ne duart tona. Se edhe ju me parate tona e keni suiten.
-Po na dhemb koka. Dil, aman. -i tregoi deren e shqyer Kluki. -Lere edhe kete deren keshtu siç e ke, se nuk na hyn njeri ne dhome neve, jo.
-Do te vendosim nje rrjete, zonje, qe t'ju mbaje larg mushkonjat, -u tall Frederiku. Ishte i shkathet nga goja, bente ironi te bukura, por sa keq qe nuk i njihte mire Helbruket.
-Vendos edhe nje rrjete tjeter qe te mbaje larg njerezit, -nderhyra. Kluki me pa me habi. Nuk para u kthehesha shume te tjereve. -Jam alergjike ndaj tyre.
Frederiku me pa njehere, pa edhe Ouenin dhe pastaj, doli jashte pa thene asgje. Edhe dy burrat qe kishin rrezuar deren, u larguan. E lodhur, Kluki u ul ne shtrat dhe nisi te shikonte me padurim nga dera ne pritje te babit, por une kisha nje pershtypje qe ai mund te mos vinte fare sot. U ula ne shtratin tim dhe sapo mbylla syte per t'u qetesuar pak, kur Oueni thirri:
-Erdhen! Erdhi babi! Erdhi mami!
-Ouen! -Mami iu afrua me vrap dhe e perqafoi fort, sikur ai te kishte qene ne Afrike dhe ajo ne Azi. -Jeni mire te gjithe?
![](https://img.wattpad.com/cover/360426642-288-k525407.jpg)
YOU ARE READING
Ters ne hotelin "Tersi". ✔
HumorHelbruket zor se arrinin te gezonin pushimet e luksit. Kur burri i familjes, Fin Helbruku rezervon suiten me te madhe te hotelit luksoz "Tersit" gjate pushimeve te dimrit per nje jave pushime vere, ata e dine tashme se i pret nje vere e re dhe e pah...
Krizat qe çuan ne pagese.
Start from the beginning