Krizat katastrofike te Klukit.

Start from the beginning
                                    

-Kluki, nuk eshte per te qeshur, -tha Estela pasi e veshtroi nga koka tek kembet tere perbuzje. -Mjaft e thirre ashtu, se do e keqkuptojne.

-Ç'a do te keqkuptojne, moj vajze? Ai ashtu eshte.

I rashe me berryl Esteles te mos e vazhdonte me tej dhe ajo pa e kthyer fare koken nga une, u duk se e kuptoi sepse e la me aq dhe u largua drejt shtratit te saj duke marre librin qe kishte lene pergjysme. Sigurisht, e mbaroi te parin, do te niste te dytin. Keshtu funksiononte jeta per Estelen. Ndonjehere, me dukej sikur ajo e bente jeten te dukej shume e thjeshte. Kurse une isha akoma duke menduar se çfare do te hanim per darke.

-Ku mbeti Fini? -pyeti Kluki teksa veshtronte nga dera gjysme e hapur. Une ngrita shpatullat. -Asgje s'dini ju! Njerez te paafte.

Bashke me ne, edhe Kluki ishte e paafte, por serish nuk do te merresha me te. Pastaj, nuk kishte asgje per paaftesi. Babi thjesht ikte dhe vinte kur ia jepte truri. Mbaja mend se si njehere kur u ktheva nga kinemaja me te ashtuquajturat shoqe qe pas gjimnazit, nuk u kujtuan te me shkruanin me, babi nuk kishte qene ne shtepi, por vetem dy minuta me pas, kishte hyre nga dritarja me nje shkop bejsbolli ne dore dhe me pati pershendetur. E pata pyetur pse kishte hyre nga dritarja dhe ai me tha se kishte menduar se kishin hyre hajdutet. Siç e mora vesh me vone, kishte dale per te hedhur plehrat qe vinin shume ere.

-Ja, shiko ç'a ben, -Kluki u afrua prane dritares dhe u var jashte. Nxitova drejt saj qe ta kapja po te binte. Po te kishim ndonje viktime tjeter, do te na merrte lumi. S'kishte shume vende per te fshehur Klukin. -Hajde lart! O Fin, o i mallkuar!

Une pashe nga dritarja se si babi ishte afruar prane mamit dhe seç po fliste me kopshtarin. Siç dukej, fjalet e Esteles e kishin dhene ndonje efekt tek babi qe kishte nderhyre. Kluki tundi koken e acaruar dhe u perkul duke hequr kepucen nga kemba. Ne fillim, mendova mos do te ma kepuste mua kokes, por pastaj e hodhi drejt kopshtit duke uleritur:

-Hajde lart, o dreq! Se te erdha aty poshte.

-Kluki, po lere se muhabet po bejne, -i thashe. Vertet qe thjesht po flisnin, nuk po zihej njeri qe Kluki te uleriste si e marre.

-Po ku bejne muhabet pa mua ata? -shpertheu ajo. Hoqi edhe kepucen tjeter nga kemba dhe e fluturoi nga dritarja. Kete here, kepuca e saj u perplas prane kopshtarit qe nisi te shikonte perqark. -Shiko si shikon qelbesira. I njoh njerezit e poshter une. Ja, fiks si ky maskarai. Me kthe kepucen, o qelbesire!

-Po vete e hodhe, -mblodhi supet Estela qe nuk rrinte dot pa folur.

-Ç'a ke ti tjetra? Ku flet edhe kjo, aman, mos te mbese njeri tjeter pa folur! -Kluki iu afrua e nxehur dhe une mendova se do te kapeshin prej lesh koke. Por ajo beri gjene me te tmerrshme qe mund te kisha menduar: mori librin prej Esteles dhe e fluturoi nga dritarja. -Ik merr librin tani, bej ndonje gje te hajrit. Do te me mesoje mua kjo!

Esteles sikur i iku fare ngjyra e fytyres dhe vrapoi jashte. I degjova hapat e saj neper shkalle. U afrova drejt dritares per ta pare kur te zbriste, pastaj degjova Klukin qe mbylli me zhurme deren. E çuditur, u ktheva nga ajo. Kluki rrotulloi edhe çelesin, u afrua tek dritarja dhe e hodhi edhe ate.

-Pse e hodhe çelesin? -e pyeta e habitur.

-Te rropaten aty per te gjetur çelesin. Qelbesirat. Bejne muhabet pa Klukin ata! Ku eshte degjuar kjo? Maskarenjte! Gjeni çelesin aty! -thirri me te madhe Kluki. -Sa inat ju kam! O maskarenj, o ç'a t'ju them une juve!

Babi me ne fund, ngriti koken dhe na e beri me shenje çfare benim. Estela po shikonte e deshperuar librin, kurse mami po vazhdonte te fliste me kopshtarin ashtu shurdhe siç ishte gjithmone dhe une s'e merrja vesh perse nuk degjonte fare nga veshet. Duke vendosur duart rreth gojes, thirra:

-Gjej çelesin, babi se e hodhi Klukin! -Babi vuri doren tek veshi si per te thene se nuk e degjoi. -Çelesin, çelesin.

-U marrte dreqi veshet! Gjej kete, pra! -Kluki ngriti komone e vogel qe ishte poshte dritares dhe e hodhi poshte. Ajo u perplas tere zhurme dhe kete here, mami u kthye e trembur. Te pakten, nuk ishte edhe aq shurdhe kur vinte puna tek zhurmat me decibel te larte.

-Babi, gjej çelesin! -i thirra serish. S'e merrja vesh pse nuk po degjonte as Estela.

-Nuk do te gjeje çelesin ai? Te gjeje breket e veta, pra! -Kluki terhoqi valixhen e babit nga poshte shtratit dhe e hodhi edhe ate jashte.

Babi e pa valixhen qe u hodh nga dritarja me syte e çapelyer. Rrezik s'po e kapte dot fare se perse Kluki po i hidhte gjerat nga dritarja. Kisha hall madje, mos mendonte se do te iknim ne shtepi dhe i fuste ne makine. Mami ngriti koken dhe me pa me ate veshtrimin e saj qe i dukej sikur e benim ne breke. Pastaj, une s'po beja asgje. Ishte Kluki qe po i hidhte gjerat.

-Kinsi, mos beni aq shume zhurme aty! -thirri Oueni qe nga banjo.

-U shqetesua drogaxhiu! -uleriti si e çmendur Kluki, duke i rene deres se banjos me shqelm. Kishte ato krizat e inatit, qe i kishte shume te tmerrshme. -Ti drogaxhi rri ne banjo, ha mut. Bej shume qe te kesh edhe per neser.

-Ç'a po thoni? -Oueni u duk i bezdisur, por per mua me mire ta mbyllte gojen.

-Ja, as ky nuk degjon. O ju marrte dreqi veshet te gjitheve! Njerez idiote, ju marrte dreqi, ju marrte! -Kluki zuri ta perplaste deren fort me shqelm, derisa ajo u rrezua perdhe dhe ne pame Ouenin qe ishte ulur dhe po dhjente. -Uaaa, iu hap dera ketij dreq!

-Mbylle deren, Kinsi! -thirri i turperuar Oueni qe po sillej sikur ne ishim te huaj.

-Sheh me dere ti qe ta mbylli Kinsi? -Kluki i ra murit me grusht, por une kisha hall mos e shkermoqte dhe na binte tavani ne koke. -Ben kot sikur u turperua ky! Po bythen kush ta ka lare ty kur ke qene bebe qe vetem çoje pordha e beje mut? Une ta laja. Do te mbylli deren ky! 

-Ikni tani, çfare po beni? -Oueni mbuloi fytyren me duar i turperuar.

Kluki perplasi edhe njehere grushtin me murin, pastaj iu afrua serish dritares. Dera trokiti fort. Babi, mami dhe Estela ishin serish aty poshte bashke me kopshtarin, prandaj nuk ishin ata duke trokitur. U afrova dhe bera ta hapja, por doreza nuk po hapej. U ktheva nga Kluki. Ajo pa njehere nga dritarja, pastaj nga mua dhe perplasi doren ne goje:

-Ua! Me duket se nuk hapet dera po nuk pate çelesin. Se bllokohet doreza.

-Zonje, -thirri zeri jashte perpara se te kisha mundesi te reagoja nga budallalleku qe sapo beri Kluki. Duhej ta gjenim patjeter çelesin. -Zonje, hapeni deren sepse duam te flasim pak per ate pjesen e komose qe rrezuat.

-Kush jeni? -pyeta me gjysme zeri.

-Pronari i hotelit, zonje, -u pergjigj serish zeri. -Ju lutem, hapeni deren.

-Nuk e rrezuam ne komone, -me shtyti pas Kluki. -Na tha ajo kopeja aty poshte ne kopsht ta rrezonim. Dhe ne e rrezuam, se ç'a te benim? Kercenimet kercenime jane, te trembin. Shkoni flisni njehere me ata.

Burri nuk foli me, prandaj besova se u largua poshte ne kopsht. E shqetesuar, u ktheva nga Kluki dhe provova edhe njehere ta hapja deren. Mu kujtua se si ne fillim, kur erdhem, na lajmeruan qe te mos e harronim asnjehere çelesin sepse perndryshe, edhe do te ngecnim brenda, edhe do te ngecnim jashte. Fiks keshtu na thane. Kluki vrapoi menjehere drejt dritares dhe thirri fort:

-Gjeni shpejt ate mut çelesi.

-Po prit, se çfare te gjej perpara? -u pergjigj mbrapsht babi. -Po perpiqem te mbledh breket, se ca jane te palara. U qelbem.

-Po breket e tua jane, me breket e tua u qelbe, -tundi koken me mospelqim Kluki. -Po gjeni çelesin njehere, se mire ju, po u bllokuam edhe ne ketu brenda.

Provova edhe njehere te hapja deren. Sapo e terhoqa dorezen fort perposhte, ajo u keput e me mbeti ne dore. Veshtrova njehere rrotull, pastaj e vendosa ne vend dhe u hoqa sikur nuk bera asgje. Oueni doli prej banjos me dere te shqyer i çorientuar dhe shkoi menjehere drejt deres se jashtme. E ndoqa me sy dhe po beja sikur nuk e kisha mendjen. Doreza e keputur i ra ne toke.

-U shqye kjo, -tha ai, duke pare ca nga mua e ca nga Kluki.

-E shqeu ky mut. Rrini fryni syte tani. -Kluki u duk se u dorezua.

Oueni u perkul dhe mori dorezen e keputur ne dore. Ia zgjati njehere Klukit, por kur ajo e injoroi, ma zgjati mua. U solla sikur nuk e pashe dhe ne fund, Oueni e la serish ne toke.

Ters ne hotelin "Tersi". ✔Where stories live. Discover now