'Ta ha mutin, Ouen'.

Start from the beginning
                                    

-Per Ouenin! -e mbeshtetem njezeri edhe une, Estela e Kluki. 

Nderkohe qe prisnim te dilte mami e Ouenin prej banjos, morem çarçafet dhe i mbeshtollem rreth vetes, duke mbuluar hunden dhe gojen. Mire e kishte Kluki: nuk do te vdisnim te gjithe per fajin e Ouenit. Ai ashtu e kishte te shkruar, nuk kishim çfare t'i benim. Pritem ne ankth qe te dilnin ata te dy prej banjos. Kur dera u hap, u shtytem sa me larg mundem dhe e lame mamin dhe Ouenin te kalonin.

-U infektua edhe Ruthi, -mermeriti Kluki qe si per çudi, gjithmone gjendej prane meje. -Vdiq edhe kjo bashke me Ouenin. 

-Kemi nje lajm te tmerrshem, -foli babi. -Eshte nje lajm shume i rende per Ouenin dhe per ne. Mua s'me pelqen ta them ne menyre te drejtperdrejte, prandaj Ouen... -u kthye nga ai dhe e pa i deshperuar. -Ti, bir, do te bashkohesh me Oton. Por mos na harro kurre. Mos e harro kurre familjen tende, Ouen.

-Do te vdes, apo jo? -mermeriti ai, duke u shtrire ne shtrat. Mami prane tij, kishte shperthyer ne te qara. Po me vinte keq per te gjithe, edhe per Ouenin, edhe per veten e per te tjeret. 

-Po, -mori fjalen Kluki, -do te vdesesh. Na vjen keq. Ishte gje e bukur qe morem fryme bashke me ty.

U mbusha thelle me fryme dhe u perpoqa te mos qaja. Si ndryshuan kaq shpejt gjerat? Brenda nje çasti, kisha qene jashte me Ksaverin dhe te gjithe ishin ketu ne shtepi duke me ndihmuar, kurse tani Oueni po nisej per ne Parajse. Mbase duhej vertet te therrisnim ndonje mjek dhe ta shpetonim vellain tone te vogel. Po me dukej sikur po e çoja drejt vdekjes me duart e mia.

-Dua te me plotesoni te gjithe nje deshire ne keto dite te fundit te jetes sime, -tha Oueni pas nje cope pauze. -Dua qe te vini te gjithe nje nga nje dhe te me thoni "Ta ha mutin, Ouen". Kam dashur gjithmone te ma thoni, por s'kam pasur guximin t'jua them. Kurse tani po vdes... s'kam pse te kem guxim.

-Sa prekese! -zuri te ngasherehej serish mami. -Do te ta themi ne, bir, vetem mbaje veten, mos na le kaq shpejt.

-Me rradhe, ju lutem. Dhe dua qe te gjithe te vishni te zeza per kete dite timen. Une dua te jem i vetmi me te bardha.

Ne rremuam neper dollape per rrobat e erreta dhe duke i kthyer kurrizin njeri-tjetrin, u veshem me te shpejte. S'kishte shume kohe per t'u nderruar ne banjo. Kur u ktheva nga Kluki, vura re se kishte vene nje pale syze te erreta. U vendosem ne rradhe pas njeri-tjetrit dhe nisem te prisnim qe Oueni te rehatohej ne shtrat. Mami ishte e para dhe pavaresisht se i kishte syte e buhavitur dhe vazhdonte te qante, nuk refuzoi t'ia plotesonte deshiren. Sa e madhe ishte zemra e nje nene! Zgjata koken per ta pare dhe ajo duke fshire lotet prej syve te saj, tha:

-Ouen, bir, ta ha mutin mamit ty.

-Faleminderit, mami, -tundi koken ai. Po tregohej shume i forte qe nuk po qante. Te kisha qene ne vendin e Ouenit, do te kisha vdekur nga te qaret e jo nga semundja.

Mami u duk sikur deshi ta mbulonte ne te puthura, por e permbajti veten dhe u largua. Estela ishte e dyta qe shkoi drejt tij. E pa e trishtuar dhe ne fillim, nuk po fliste. Babi prane meje, pa oren e dores me padurim dhe mermeriti, duke menduar se po fliste me ze te ulet dhe askush nuk po e degjonte:

-Shpejt, moj vajze, he, se do te fle gjume. Na zuri gjumi ne kembe duke pritur kete.

-Ouen, -foli me ne fund Estela. Ishte pak e veshtire per te, sepse ishte shume krenare. -Ta ha mutin.

-Shpresoj te ma hash, moter.

Une isha e sigurt se deshirat e Ouenit kishin qene gjithmone te keqija, por kjo ishte deshira me e keqe qe me kishin zene veshet ndonjehere. Dhe sigurisht, ishte deshira me e keqe ne momentin me prekes, ne momentin me te veshtire te jetes se tij. Pyesja veten nese do te kishte bere edhe Oton t'ia plotesonte kete deshire nese do te kishte qene gjalle. Me erdhi mire qe Oto kishte vdekur, keshtu edhe ai do e kishte me te lehte te largohej duke ditur se kishte dike qe e priste ne boten e pertejme.

Ters ne hotelin "Tersi". ✔Where stories live. Discover now