Nga gjashte Helbruke, vetem nje Helbruk.

Start from the beginning
                                    

Zura te shikoja perqark per familjaret e mi te çmendur qe e linin deren e dhomes sime hapur kur largoheshin, por nuk m'i zuri syri. Kluki nuk do te mund te ishte kaq e veshtire per t'u gjendur aty. S'kishte shume pleq aty, madje pjesa me e madhe ishin çiftet e rinj, kurse ne dukej sikur ishim te vetmit qe kishim ardhur si fis. Nxitova hapat drejt banakut, ku qendronte nje burre i shendoshe qe po shikonte celularin me nje pamje te zhgenjyer. Zgjodha te besoja se zhgenjimi vinte si pasoje se e dashura e tij nga rrjetet sociale, kishte marre vesh se ai ishte mbipeshe.

-Me falni, -u zgjata drejt tij. Bufalaqi ngriti syte. -A keni pare gje ketu ndonje grua te moshuar? Me nje djale te vogel... pese pjesetare...

-Zonje, shprehuni pak me mire, se nuk po ju kuptoj, -me nderpreu ai shurdhi. E la celularin ne banak dhe une i hodha nje sy shkarazi: fiks siç mendova, kishte hapur profilin e nje vajze ne Instagram. Ose... mund te ishte edhe thjesht qe po shikonte vajzat e bukura duke menduar se si nuk do i merrte dot kurre.

-A ka ardhur ketu nje familje me pese pjesetare, nje grua, nje burre, dy femije dhe nje plake? -e riformulova pyetjen aq troç sa munda.

-Ne nuk u themi plakave 'plaka', eshte absurde, -nisi te me jepte mend Bufalaqi. -U themi 'gra te moshuara'. Eshte njesoj si t'ju them une juve 'zonje' dhe jo 'zonjushe'.

-Sa keq, sepse ashtu me thirret, -ia ktheva tere inat. Jepte mend ky! Ky t'i jepte mend vetes qe hante sa nje lope. 

-Ishte ironi, -me tha se s'dinte ç'a te thoshte. Justifikimet e budallenjve. -Dhe jo, zonjushe, nuk kam pare, -perfundoi i nxehur. 

-Faleminderit, -ia ktheva neperdhembe dhe duke ia bere me sy drejt celularit qe kishte ne banak, nuk me qendroi pa folur. -Dhe ate kot e sheh, se nuk do te binte asnjehere ne dashuri me nje lope si puna jote.

-Ne dashuri? -Bufalaqi me pa sikur kisha shpikur ndonje fjale te re. -Ajo eshte vajza ime, mendjefyçke. Çfare nuk shkon me njerezit sot?

S'kishte faj i shkreti qe me pa me aq neveri. Edhe une, te isha ne vendin e tij, ashtu do e shihja veten. U zhduka nga syte-kembet, se lashe nam sa per dy persona. Mire e kishte pasur Bufalaqi qe po me jepte pak mend mua te shkretes, se dukej qe me kishin ikur edhe ato pak qe pata pasur. Ndjeva keqardhje per veten time te mjere, qe ishte me e mjere se Syleshi. Ai te pakten ngaterronte nje foshnje me nje hardhuce, jo nje vajze me nje te dashur.

Por tani, me kishte zene nje problem me i madh se ajo nje ngaterrese qesharake. Ku ishin ata te çmendurit, qe kishin braktisur hotelin duke me lene vetem ne dhome, me deren e hapur? Kerkova ne xhep per celularin dhe telefonova mamin. Nuk mu pergjigj. As ne zilen e dyte dhe as ne te treten. Telefonova babin. Me doli sekretaria telefonike. Estelen as nuk ndalova ta merrja, sepse e dija qe e mbante celularin pa volum. Oueni dhe Kluki ose nuk do e degjonin, ose do e injoronin, sepse ishin shurdha shume te mire.

Dola jashte per te pare nese makina ishte ende ne parking. Sapo dola prej hotelit, gjeja e pare qe me terhoqi vemendjen ishte kopshti. Disa lule ishin shkulur. Kishte balte gjithandej. Nje rremuje qe me vrau syrin. Ktheva koken nga parkingu. Makina ishte po aty. Papritur, mu kujtuan fjalet qe Kluki tha ne makine per Tomin. Po sikur te kishte pasur te drejte ajo? Po sikur vertet te ishte duke na sulmuar shpirti i tij? Nje dritherime me pershkroi te gjithe trupin.

-Mami? -thirra, duke u rrotulluar perqark. -Babi? Ku jeni?

Asnje nuk iu pergjigj thirrjeve te mia. Oborri ishte i zbrazet. Kopshti i rremujshem vetem sa me frikesonte me teper. Nisa te ecja me ngadale drejt tij. Rrezet e diellit qe shkelqenin lehte, pasqyruan ne toke hijen e dikujt. Dukej sikur ishte perkulur ne toke dhe po nxirrte diçka. Me ngriu gjaku. Diçka u rrezua me zhurme pas meje. Ktheva koken. Nje draper i madh sa koka ime, ishte rrezuar vetem pak me larg kembeve te mia.

Ters ne hotelin "Tersi". ✔Where stories live. Discover now